Projektligji dhe distancat e paefektshme të Lojërave të Fatit - Bota Sot
Projektligji dhe distancat e paefektshme të Lojërave të Fatit

Opinione

Projektligji dhe distancat e paefektshme të Lojërave të Fatit

Nga: Alpin Ollogu Më: 17 qershor 2019 Në ora: 07:20
Alpin Ollogu

Në Kuvendin e R. Maqedonisë së Veriut u hap debat publik për projektligjin e Lojërave të Fatit, të propozuar nga disa deputetë të BDI-së. Ndër pikat kryesore të këtij projektligji është që hapësirat e organizmit të lojërave të fatit, detyrimisht të jenë në distancë prej 500 metrave në vijë ajrore larg nga objektet shkollore, fakultetet, universitetet, biblotekat dhe institucionet e përkujdesjes së femijëve. Sipas projektligjit, vërtetim - largësinë me objektin më të afërt të lartshënuar, do ta verifikojë kompetenca e pushtetit përkatës lokal. Gjithashtu propozimi që 30- 50% të realizimit total të mjeteve që sigurojnë kazinotë, të dedikohen për sport dhe rini dhe aktivitete të ndryshme.

Në vazhdën e këtij debati publik, parashtrojmë metodën analogjike me vendet fqinje, se pse ky projektligj dhe distancat e propozuara nuk janë të efektshëm në luftimin e veprimtarisë dhe vesit shkatërrimtar të bixhozit. Këto arsye pak a shumë i kam parashtruar në panelin e organizuar nga “Forumi Rinor Shqiptar” të mbajtur në qytetin e Shkupit. Magjithatë këtu fokusohemi më shumë në pikat e ndjeshme të projektligjit, ne propozimin e distancës prej “500 metra”. Pjesërisht shqyrtojmë edhe “3 klm” distancë nga vendbanimet, të kërkuar nga Lëvizja Anti Bixhoz, e cila së fundmi ka ripozicionuar kërkesën e saj në mbylljen e lojërave të fatit në shembullin e shteteve fqinje, duke e lënë distancën e 3 klm si opsion dytësor. Theksojmë se edhe deputetët e propozim ligjit në fjalë, me ndryshimin e rrethanave largësinë e 500 metrave e kanë lënë të diskutueshme, në më shumë apo më pak metra, ashtu siç tha deputeti Rexhail Ismaili. Njëkohësisht shohim parëndësinë - padobinë që ka përcaktimi i përqindjes së caktuar parash, nga tatim fitimi i këtyre veprimtarive të bixhozit, dedikuar për aktivitete dhe institucione arsimore - sportive.

Si zakonisht në praktikat më të mira kur propozohet një projektligj, ai përpunohet, analizohet dhe merren modelet më adekuate për rrethanat e caktuara, për të pasur edhe efektin e dobishëm. Kur shikojmë rregullimin ligjor në shtete tjera dhe veçanërisht tek fqinjët tanë, se si janë trajtuar dhe si po trajtohen aktualisht lojërat e fatit, arrijmë në konkluzionin se projektligji nuk është efikas për rrethanat që gjendemi, dhe jo vetëm që nuk është i efikas, por qëndron rreziku i zhvillimit dhe përhapjes së mëtejshme të bixhozit. Këtë më së miri mund ta kuptojmë në mënyrën analogjike, me ndryshim dhe plotësim Ligjin për Lojërat e Fatit të vitit 2015 në R.Shqipërisë, gjegjësisht rregullat pasuese të Ministrisë së Financave në përputhje me këtë ligj.

fushatën zgjedhore të garës për mandatin e parë qeverisës, kryeministri Edi Rama premtoi se do ti mbyllë lojërat e fatit (në modelin e projektligjit aktual të miratuar para disa muajve). Por në pamundësi për tu miratuar një premtim i tillë i fushatës zgjedhore për mbylljen e lojërave të fatit në modelin aktual, pasi hasën në kundërshtime të forta nga koaliconi qeverisës me LSI-në, edhe nga deputetet socialist në komisionin ekonomik, qeveria propozoi një projektligj të ri në vitin 2015, i cili projektligj u miratua, ku u bënë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Lojërat e Fatit, me tentativë për ti vendosur ato në kontroll dhe reduktuar dëmin dhe veprimtarinë e tyre. Thelbësore në ndryshim plotësimin e ligjit të 2015, ishte rregullorja që hapësirat e organizimit të lojërave të fatit, të ishin në largësi prej 100 metrave vijë ajrore nga institucionet fetare, shkollat e arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë. Gjithashtu hapësirat e zhvillimi të bixhozit të ishin 100 metra larg njëra-tjetrës, në të gjitha drejtimet e vijës ajrore. Sipas këtij ligji, u rritën taksat, dhe jo taksa në xhiro, por në fitimin bruto që bënin organizatorët e lojërave të fatit, me çka ato duhet të paguanin më shumë se me ligjin e mëparshëm. Plus asaj, organizatorët e bixhozit duhet të paguanin edhe një tarifë prej 3% mbi të ardhurat, për Autoritetin Mbikqyrës të Lojërave të Fatit dhe 0.2% për Ministrinë e sporteve.

Por me këto ndryshim-plotësime të Ligjit për Lojërat e Fatit të vitit 2015, gjendja e bixhozit në R.Shqipërisë jo që nuk u reduktua, kufizua, por u dyfishua e keqja e saj. Të dhënat statistikore tregojnë se nga 2015 deri në 2018-tën i:

Bastoret u dyfishuan në 4466 bastore, nga rreth 2000 që ekzistonin para këtij ndryshim plotësim Ligji të vitit 2015;

Sipas autoriteteve të lojërave të fatit në R.Shqipërisë, xhiroja e gjeneruar totale nga lojërat e fatit, shkonte në 1 miliard euro në vit. Nga këto vetëm 130 milion euro deklaroheshin në shtet, ndërsa mbi 800 milion euro mbesnin evazion fiskal;

Burime konfidenciale për programin televiziv “Top Chanel”, bëjnë me dije se në treg kanë operuar rreth 4000 baste informale, nga 4466 të ligjshmet, dmth dyfishi i tyre;

Lojërat e fatit konsideroheshin „lavatriçja“ më e preferuar e krimit për larjen e parasë, shtuar edhe veprat e tjera të dënueshmë penalisht të lidhur me bixhozin, dëmi socialo – psikologjik i pjesëmarësve në këto lojëra etj.

Sipas kësaj analogjie, nëse në R.Shqipërisë distanca prej 100 metrave, jo që nuk ndali dhe kufizoi lojërat e fatit, por i dyfishoi ato. Tani çfarë do të bënin dislokimi në 500 metra distancë të propozim ligjin?! Do të bënin po të njejtën gjë që bënin 100 metra distancë, apo “500 metra” distancë që kishte sanskionuar R.Kosovës, largësi nga institucionet arsimore dhe fetare, kjo para se të shfuqizohej ligji dhe të mbylleshin lojërat e fatit për një periudhë minimalisht 10 vjeçare. Pra kriminaliteti dhe zhvillimi i bixhozit, jo vetëm që sdo ndalej, por zhvillohej edhe më shumë. Duhet theksuar edhe ajo se në projektligjin e deputetëve nuk përmendet largësita e objektet e bixhozit nga objektet fetare, e ndoshta kjo është lapsus apo mos ndoshta parashihet në kuadër të përkufizimit insitucione të ndryshmë.

Nuk do të bënte efekt as dislokimi në 3 klm distancë, edhe sikur kjo të ligjësohej. Pse nuk do bënte?! E para, në një shtet të dobët ligjor si shteti ynë, mundësia e abuzimit me largësinë kishte për të qenë evidente. Mënyra për të manipuluar nëpërmjet lidhjeve qeveritare – biznesore të bixhozit, do ti ngjasonte abuzimit që bëhej në R.Kosovës me distancën, ku autoriteti i lojërave të fatit shprehte shqetësim të vazhdueshëm dhe anulonte disa licensa për mosrespektim distance, por ato përsëri vazhdonin funksionimin. Aq më tepër kur në projektligji këtë Kompetencë përcaktimi propozohet ti jepet pushtetit lokal. E dyta, nëse ne përcaktojmë distancën e ruajtur prej 500 metrave apo 3 klm vijë ajrore nga vendbanimet ose institucionet, do të thotë që nëse një objekt ku luhet bixhoz, e fiton të drejtën e një hapësire të tillë, në të ardhmen nuk do kishte mundësi të ngritet asnjë institucion arsimor, edukativ apo religjioz brenda atij perimetri, e sa mund të ndodhe kjo rregullesi tek ne, e kemi vetë parasysh. Jemi dëshmitar se organizatorët e lojëarave të fatit nga pamundësia për të funksionuar tashmë në R.Kosovës, kanë hapur pika kazionje në kufi me M.Veriut dhe i transportojnë nga Kosova “mjeranët” e bixhozit me autobusë special, falas. Tjetra, supozojmë rastin më të mirë të respektimit të distancës prej 3 klm nga vendbanimet, jo vetëm organizatorët, por varesia masive e bizhozit dhe shpresa për të fituar diçka – si mbijetesë, këta 3 klm do ti bënte si 3 metra. Sdo hezitonin aspak për të shkuar dhe luajtur.

Zbatimi me përcaktim distancash të këtilla, në shtetet si tonat, i bën krejtësisht problematike, si dhe një element arsyetimi me shumë për mbrojtësit e bixhozit në propagandimin e mosndryshimit të ligjit aktual, pasi do të thoshin se është i pazbatueshëm dhe pa një përvojë të mëparshme. Ashtu sic thotë Zoran Puhac, sekretari general i Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit me seli në Brukses, i cili thotë se ligjet e shteteve të zhvilluara nuk kanë një ndalesë të tillë largësie. Në këtë kontekst nuk duhet t`ju lihet shteg manovrimi organizatorëve të bixhozit, por të këmbëngulet me një model të mbylljes si në shtetet fqinje, pak a shumë si modeli Frances i rregullimit të lojërave të fatit.

mund të marrë shembull shtetin e Zvicrës, distancën e mbrojtur prej 50 klm të kazinove larg nga vendbanimet, por kjo i tekjalon përcaktimet e distancave me 3 klm dhe futet në kategorinë e qyteteve të izoluara nga vendbanimet – të posaçme për bixhoz, me largesi aq të madhe ku sdo kishte mundësi çdo kush ti frekuentojë. Pastaj kjo ka logjikë në Zvicër, sepse në shtetet si i yni (ndër më të varfërit në Evropë), e ka të pamundur të dërgojë dhe mirëmbajë infrastrukturë rrugore – komunale në një vendbanim të pabanuar, vetëm për kazino, kur dihet fakti se këtu infrastrukura mungon edhe në vendet urbane. Prandaj sduhet ti lëmë mundësi mbështetësve të lojërave të fatit që të kundërshtojnë me të tilla argumente.

Dikush tjetër me të drejtë mund të pyes se pse këto distanca të parapara në projektligji apo ato të 3 klm, të cilat qenkan të paefektshme, kundërshtohen nga shoqata dhe organizatorë të lojërave të fatit?! Kjo ngase qëllimshëm dëshirohet të krijohet përshtypja se me këto largësi prej minimalisht 500 metra apo disa kilometra dislokim, do ketë humbje veprimtaria e bixhozit – e sipas tyre humbje të mijëra vendesh pune. Por në fakt, ata këtë e kundërshtojnë sepse e dinë nga përvoja e fqinjëve, se me këto largësi, kjo humbje nuk mund të ndodhë. Ata me kundërshtimin aktual duan të shpëtojnë mundësinë e mbylljes – kufizimin e lojërave të fatit si në vendet fqinje, dëshirojnë të shpëtojnë pak a shumë si modeli Francez i rregullimit të lojërave të fatit, model të cilin ligjësoi R. Shqipërisë në mënyrë pak edhe më të kufizuar, për shkak të gjendjes tejet të rrënduar, sic është aktualisht në R.M.Veriut.

Ndërsa propozime kërkesat që një pjesë e të ardhurave nga bixhozi të shkojnë për sportin dhe institucione adukativo arsimore, janë “non sens”, sepse të kushtëzohet qeveria në shpërndarjen e një pjese të buxhetit nga të ardhurat e taksimit të një veprimtarie legale, është e padobishme për popullatën dhe e padrejtë për vetë qeverinë, kjo për arsyen e thjeshtë se qeveria shpërndan buxhetin e saj sipas një plani qeveritar, nevojave më emergjente dhe të dobishme që kanë sektorë të caktuar. Por edhe nëse qeveria pranon diçka të tillë, ajo del kundër moralit të saj qeverisës - udhëheqje me drejtësi. Nuk mund të thirremi në legjitimimin e një veprimtarie të dëmshme, siç është bixhozi, me atë që një pjesë apo të gjithë të ardhurat e saj të shkojnë për bamirësi apo për edukimin sportiv, ngase me këtë logjikë dikush mund të kërkojë legjitimimin e ndonjë veprimtarie që sot është e sanksionuar si veper penale, me arsyen që gjysma e të ardhurave tatimore të saj, apo qoftë të githë të ardhurat tatimore prej, të shkojnë për shembull në shëndetësinë, diçka ironike kjo. Argument për këtë është se edhe aktualisht shoqata dhe organizatorë të lojërave të fatit në vendin tonë, në vazhdimësi 3-4% nga fitimi i tyrë, e kanë të dedikuar për aktivitete sportive-arsimore dhe humanitare. Kjo tregon se me sa ngulm po kërkohet të arsyetohet aktiviteti i një veprimtarie shumë të dëmshme, me hiporizi humanitare apo dislokime të mjeteve në edukime sportive - arsimore.

Ajo që ne duhet të na interesojë është dëmi financiar, kriminal dhe psikik i bixhozit në vendin tonë, edhe atë duke marrë parasysh se:

Nuk ka të dhëna zyrtare se sa është evazioni fiskal i këtyre lojërave, ashtu sic psh. tregoi qeveria Shqiptare, një evazion prej 800 mijë eurosh, kur dihet që jemi në kushte të ngjashme të ndërtimit shtetëror, korrupsionit në pushtetin ekzekutiv dhe ate gjyqësor. Në një kohë ku në lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut qarkullohet afërsisht 1 milard e 400 milion euro në vit, kjo sipas disa hulumtimeve të mediave investigative në vend. Kur shteti përfiton 253 milion euro në vit, organizatorët e bixhozit kanë deklaruar vitin e kaluar fitim prej 250 milion euro, dmth e gjitha pjesa tjetër mbetet evasion fiskal, afersisht 900 milion euro;

Nuk kemi të dhëna zyrtare sa sa mund të jetë informaliteti i këtyre lojërave të bixhozit?! Nuk kemi të dhëna të autoriteteve doganore për akcizat e papaguara, aparatet e pakontrolluara, ashtu sic ishin për shembull të dhënat e autoriteteve kosovare vitin e kaluar, ku vetem brenda viti të kaluar mbi 2500 aparate të kazinove janë gjetur duke operuar pa licencë; pa paguar taksën e akcizëz apo duke operuar në lokale të palicensuara – veçanërisht në viset rurale;

Hetimi për skemat e larjes së parave në këto veprimtari, është null. Psh ne kemi aktualisht kompani bixhozi me pronarë të huaj të cilët në vendin e tyrë janë dënuar për larje parash deri në 200 milion euro, etj;

Duhet të kemi parasysh se në mesatare vjetore çdo person i moshës madhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, harxhon nga 200 deri ne 250 euro për pagesa të skedinave dhe në aparate bixhozi, dhe kjo shumë çdo vit rritet. Sipas përllogaritjeve të bëra, mbi 500.000 (mij) persona luajnë çdo ditë apo në mënyrë periodike llojë të ndryshme të lojërave të fatit, dhe kjo në një ndër vendet më të varfëra të Evropës, ku vetëm para disa javësh kishim deklarimin nga Kryqi i Kuq se, 22% e popullsisë jeton thuajse në varfëri të plotë;

Shumica e pronarëve që organizojnë lojërat e fatit në vendin tonë, janë shtetas të huaj, të cilët normalisht një pjese të madhe të fitimin e nxjerrin jashta shtetit, në vendin e tyre. Dmth janë para të marra nga qytetarët e vendit tonë dhe të dëerguara dikur tjetër;

Nëse mesatarrisht 500 mijë persona luajnë çdo ditë bixhoz, sa humb shteti në një orë të humbur në bixhoz, nëse këto orë do ishin orë pune për qytetarët dhe tatim personal për shtetin?!

Duhet të dijmë se sa bastore ilegale kemi, në një kohë kur në vendin tonë legalisht veprojnë mbi 550 bastore dhe 200 kazino, si vendi më me shumë objekte të lojerave të fatit në Evropë. Kemi më shumë kazino edhe se sa vetë Gjermania.

Sa para shpenzohet nga buxheti i shtetit për trajtimin dhe shërimin e atyre që janë në varësi nga bixhosi, bashkë me kujdesin ekonomik per familjet e viktimave teë bixhozit. Ndërkohë psikologët deklarojnë se ata që janë në varësi nga bixhozi, kohën e shërimit e kanë më të gjatë dhe me kosto më të lartë se ata që janë në varësi të lëndëve narkotike.

Për të gjitha këto që përmendëm dhe për shumë arsye tjera të qendrueshme, nuk mund të rrezikojmë dhe të bëjmë plotësim dhe ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit, ndryshime të cilat nuk do sjellin asgjë të mirë, pos që fitonte kohë bixhozi, përfituesit e drejtëperdrejtë dhe të tërthortë - ilegal te saj. Eshtë një rrezikim i madh në dëm të gjithë popullatës, por edhe të vetë shtetit si e mirë e përgjithshme. Për fat të keq kryeministri dhe partia e tij, jep përshtypjen serioze se i shikon lojërat e fatit vetëm në kendvështrimin sipërfaqsor të përfitim tatimor apo financuesve partiak nga pronarët lojërave të fatit, pa ju interesuar në pasojat e ndjeshme afagjata për të cilat detyruan qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë ti mbyllin - kufizojnë konsiderueshëm këto lojëra. Këtë mospasje interesi për ngritjen e një ligji të mirëfilltë në asgjesimin e problematikës së bixhozit, qeveria, konkretisht LSDM-ja e shfaqi me qëllimin e përfitimit tatimor, me ndryshimin e ligjit për tatimin personal, ku nga 1 janari 2019, fituesit e lojërave të fatit në bastore, duhet të paguajnë më shumë taksë, psh nëse në një shumë të fituar parash bastorja të ndal 10% tatim, tani me ligjin e ri të ndal 15 % tatim. Plus vjen në shprehje tatimi progresiv, sa më i madh fitimi aq më shumë tatim paguhet. Sipas përllogaritjeve, nëse qeveria vitin e kaluar nga tvsh-ja e bastoreve ka mbledhur 38 milion euro, dhe nëse me të njejtën tempo luhet dhe fitohet këtë vit, qeveria do mbledhë plus 19 milion euro.

Megjithatë çështja duket se ka shpresë. Së fundmi në Kuvend në debatin publik, propozuesit e projektligjit, deputët e BDI-së, e lënë të diskutueshme distancën e përcaktuar prej “500 metrave”, duke lënë hapësirë për korrigjimin në ngritjen e një modeli sa më të dobishëm dhe efikas në ndalimin e pasojave negative të kësaj veprimtarie. Gjithashtu edhe nga Lëvizja Anti Bixhoz, distancën e 3 klm po e nxjerrin jashtë opsionit parësor, duke u thirrur ne modelet më adekuate të shteteve fqinje. Aq më tepër kur tani R.M.V bëhet target i kompanive të lojërave të fatit nga R.SHqipërisë dhe R.Kosovës. Pavarësisht se qeveria jonë nuk na siguron të dhëna se sa aparate bixhozi janë futur në vend, në krahasim me kohën kur ata ishin të lejuara në shtetet fqinje. Kujtojmë se në R.Kosovës, sipas autoriteteve doganore të saj, vetëm nga 1 janari i viti 2019 (që në hyrjen në fuqi të projektligjit në Shqipëri) ka pasur tendencë në rritjen e hyrjes së aparateve automatik të bixhozit nga R.Shqipërisë, në dyfishin e saj, në një perjudhë më pak se tre muaj.

Gjithsesi, falenderojmë dhe njëkohësisht inkurajojmë deputët në fjalë, të cilët e ligjësuan në rrugë parlamentare debatin e kësaj problematikë, gjithashtu konsekuencën e Lëvizjes Anti Bixhoz që mobilizoi faktorin politik dhe jo vetëm, organizatën Forumi Rinor Shqiptar, organizatat apolitike dhe politike, gjithë ata që përpiqen në një formë stopimin e ligësisë së bizhozit, që të orientojnë energjinë e tyre në projektligje sa më efikase. Njëkohësisht inkurajimi i shkon edhe opozitës shqiptare që edhe ajo të marrë iniciativa ligjore, të mos mjaftohet vetëm me deklarata mbështetëse, por të paraqes projektligje të guximshme dhe të dobishme, të bëhet aktor prej vërteti në këtë çështje jetike për popullatët. Fundja ne jemi me shumicë dërrmuese muslimanë dhe këto çështje i kemi detyrime prioritare nga i Madhi Zot, në angazhimin e ndalimit të së keqes.

Ti paraprihet procesit me një projektligj serioz dhe të provuar si të suksesshëm, pa i lënë askujt hapësirë për kundështim dhe pa lënë hapësira abuzimi në praktikë. Një projektligj si ai i R.Shqipërisë i cili i ngjason deri diku modelit francez, do të ishte i mirëseardhur dhe shumë efikas në vendin tonë, pasi gjindemi në rrethana të ngjashme të shoqërive të kriminalizuara me Shqipërine dhe Kosovën, dhe nuk gabojmë aspak nëse themi se këtu gjendja është edhe me e rëndë, si nga përhpapja e lojërave të fatit, ashtu edhe paaftësia e institucioneve në kontrollimin e tyre. Në këtë çështje kompromisi është ligësi.

Kujtojmë që Franca sipas Kodit të Sigurisë të vitit 2012 lejon kazinotë vetëm në resorte detare, termale apo klimatike, ata që klasifikohen si restorte për turistë. E disa klube lojërash mund të ofrojnë lojëra fati nëse autorizohen nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kurse parlamenti shqiptar me propozim të Këshillit të ministrave, në muajin Dhjetor te 2018-të, miratoi ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Lojërat Fatit, konkretisht në shtesat dhe ndryshimet në ligjin nr.155/2015 të Lojërave të fatit, i ndaloi të gjitha bastet sportive, bastet për gara në pistë dhe lojërat elektronike në distancë, përvec resor – kazinove në hotele me pesë yje, të çertifikuar nga institucione ndërkombëtare, si dhe llotarive kombëtare - monopol shtetëror. Qeveria shqiptare miratoi edhe një vendim të rëndësishëm, që ata të cilët do të mbesin të papunë nga mbyllja e lojërave të fatit, të trajtohen në kurse rikualifikimi për mundësi më të mëdha punësimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...