Çfarë lirie ne festojmë, a jemi me të vërtet të lirë???

Opinione

Çfarë lirie ne festojmë, a jemi me të vërtet të lirë???

Nga: Shpend Salihu Më: 17 qershor 2019 Në ora: 19:53
Shpend Salihu

Liria është e drejta e individit ose kolektivit, të ketë të garantuar një të drejtë që garantohet me akte normative të shtetit dhe të cilat burojnë nga e drejta ndërkombëtare. Sipas John Locke e drejta është kur individi disponon me jetë, liri dhe pronë por sa janë të garantuara dhe të zbatuara këto në Kosovë.

Kemi mbi 20 vite që jemi çliruar nga Serbia e 11 vite pavarësi të kushtëzuar pasiqë e pranuam apo jo ende na mban pezull Rezoluta 1244 e cila na e cungon sovranitetin dhe juridikcionin shtetëror, sepse KS i OKB ende nuk ka vendosur ta shfuqizojë këtë rezolutë.

Flasim për liri e gazetarët na i rrahin dhe vrasin për shkak të diskursit politik me pushtetin, na i provokojnë e kërcënojnë me çfarë cenohet pushteti medial, i cili në perëndim i bën inercion pushtetit shtetëror, kur nuk korrespondon me nevojat e popullatës.

Flasim për liri e kemi drejtësi selektive e arbitrare të varur nga skena politike, procese të zgjatura gjyqësore dhe cenim të të drejtave të njeriut. Flasim për liri e peshqit e mëdhenj dhe bosat e nëntokës, lëvizin lirshëm pa u privuar nga liria ose pa u inicuar procedurë penale ndaj tyre.

Flasim për liri e kemi shkallën e papunësis tek të rinjët afro 64 përqind, kemi paga të ulëta e shkelje të të drejtave të punëtorëve si në sektor publik, e në veçanti në sektor privat, orar të stërgjatur të punës dhe mungesë të zbatimit të dispozitave të marrëveshjes kolektive e cila kaherë është firmosur nga ish Kryeministri Bajram Kosumi e ende nuk zbatohet në praktikë. Kur të shikohet kjo nënkupton se marrëveshjet e firmosura refuzon MAP të i zbaton në praktikë, edhe pse garantohen me Konventë të ILO ose organizatës ndërkombëtare të punës. Punëtorët vdesin aksidentalisht në vend pune, e nuk kanë asnjë kompenzim as kush nuk e bartë përgjegjësin për vdekjen e tyre.

Flasim për liri kemi arsim të blerë ose diploma të blera e kuadro jo të specializuara, të cilët nesër pretendojnë të jenë bartës të funksioneve të caktuara në shtet.

Flasim për liri kemi nepotizm të theksuar , ku parimi i meritave shpërfillet ose injorohet e nuk zbatohet as në sektorin publik se të mos flasim për sektorin privat.

Flasim për liri kemi infrastrukturë rrugore jashtë parametrave të ISO, kemi mungesë të ujit të pijshëm dhe mungesë energjetike etj, etj.

Për çdo gjë mund të flasim, pos jo për liri dhe drejtësi, kemi persona të njëjtë në parlament prej çlirimit e deri më tani, mbi 70 përqind të tyre që marrin paga dhe meditje të majme e nuk bëjnë asgjë për popullatën, kemi ende zvarritje të shumë ligjeve organike e sistemore që janë esenciale në bazë të acqui communitare me qëllim të aderimit të Kosovës në mekanizma të BE.

Nuk mund të themi liri, ose anarhi por despotizëm të theksuar në Kosovë, a ia vlen të flasim për liri???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat