A ka kapacitet politik dhe diplomatik Kosova që ta marrë rolin e faktorit kyç në rajonin e Ballkanit? - Bota Sot
A ka kapacitet politik dhe diplomatik Kosova që ta marrë rolin e faktorit kyç në rajonin e Ballkanit?

Opinione

A ka kapacitet politik dhe diplomatik Kosova që ta marrë rolin e faktorit kyç në rajonin e Ballkanit?

Nga: Ejup Berisha Më: 17 qershor 2019 Në ora: 22:19
Ejup Berisha

Republika e Shqipërisë ndodhet në krizën më të madhe politike që pas krizës së fillim viteve të 90 që njihet si kriza e emigrimit të madh dhe të pakontrolluar të qytetarëve shqiptar nga Shqipëria dhe asaj të vitit 1997 që njihet si krizë e hyerjes me dhunë të qytetarëve nëpër depot ushtarake të armëve dhe municjoneve dhe zbrazjes së tyre. Kriza e fundit është kjo politike e inicuar nga protestat e opozitës shqiptare të cilat akoma nuk dihet se ku e kanë qendrën e organizimit dhe kordinimit. 

Pra opozita shqiptare ka dalur në protesta dhe po kërkon largimin e Partisë Socialiste nga pushteti për shkak të siç thotë ajo keqeverisjes së socialistëve me shtetin. Qështja e protestave është punë e brendëshme e opozitës shqiptare unë nuk dua dhe nuk mund ti akuzoj ata për organizimin e tyre.

Por do të kisha dashur ta komentoj momentumin politik diolomatik dhe ushtarak në të cilin ndodhet rajoni i Ballkanit në veçanti si dhe Shqipëria por edhe populli shqiptar në përgjithësi prandaj për këtë është e rëndësishme të dihet se athua vallë Shqipërisë i duhen protesta si këto të fundit të opzitës. Unë themë se jo. Ky momentum pra nuk është aspak i përshtatshëm dhe i volitshëm për mbajtje të protestave të zhurmshme dhe të dhunshme pasiqë dhuna do të mund të krijonte destabilizim të përmasave më të mëdha në Shqipëri situatë të cilën do të tentonin ta shfrytëzonin faktorë të tjerë të jashtëm politik diplomatik dhe ushtarak me qëllim të zhvendosjes së Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve nga zona e ndikimit amerikano-europjano-perendimorë dhe transferimin e saj në zonën e ndikimt dhe dominimit aziatiko-lindor.

Kjo nuk duhet lejuar që të ndodhë asesi meqë Rusia dhe Kina këtë zhvillim të ngjarjeve e duan dhe e presin me padurim. Këta duan që ta shtrijnë ndikimin dhe rolin e tyre në Shqipëri e pastaj edhe në Kosovë me qëllim që këtyre dyjave tua tollovisin punët kjo me tendencë që ti fusin gishtat e tyre dhe të arrijnë ta kontrollojnë situatën në mjediset tona. Për momntin më stabile politikisht duket se është Republika e Kosovës e cila edhe përskaj pakënaqësive të shumta politike ekonomike financiare dhe sociale gjendja politike dhe e sigurisë atje duket më shpresdhënëse më stabile dhe më e qetë pa ndonjë dridhje të theksuar apo pa ndonjë rrrezik për deszabilizim.

Prandaj meqë Republika e Shqipërisë ndodhet në gjendje të paralizuar politike për shkak të protestave opzitare konsideroj se Republika e Kosovës duhet të angazhohet me tërë potencialin politik dhe diplomatik me qëllim që përmes aktiviteteve më të ngjeshura të tentoj ta japë kontributin e saj për qetësimin e situatës së pavolitshme politike në Republikën e Shqipërisë dhe të tentoj që përmes kontakteve të vazhdueshme me faktorët e rëndësishëm politik e diplomatik botëror të tentoj që Shqipërinë dhe shqiptarët këtu të mos lejoj që të bien në duart e faktorëve politik-doplomatik dhe ushtarak që i përmenda më herët e të cilat mezi po presin që të destabilizohet gjendja te ne dhe të na kërcejnë mbi shpindë dhe Shqipërinë ta afrojnë më afër tyre.

Prandaj Republika e Kosovës edhe pse akoma nuk është shtet anëtar i OKB-së dhe organizatave dhe nismave të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare dhe ka kapacitet të vogël veprimi politik e diplomatik ndërkombëtar ky shtet duhet sa më shpejtë ta marrë rolin e aktorit kryesor politik dhe diplomatik në rajon dhe të jetë ruajtësi i interesave shqiptare në rajon dhe më gjërë andej nga janë dhe ku ka shqiptar nëpër rajon dhe botë duhet të tubohen me qëllim që të përkujdesen që Republika e Shqipërisë të mbetet në kursin e njëjtë politik ku është pozicionuar që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta sepse fal bashkpumit amerikano-evropjan këto kombe e kanë çliruar Republikën e Kosovës nga robëria serbo-sllave, Shqqipërinë e bënë shtet anëtar të NATO-s por dhe Kosovën gjithashtu e bënë shtet. Prandaj kujdes Shqipëri dhe Kosovë sepse gjendja është shumë e rrezikshme dhe e njëjta mund të eskaloj shumë shpejtë. Kosovë të jeshë më vigjilente dhe më aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...