BE sa më shpejtë tu jap datë Maqedonisë dhe Shqipërisë për antarsim në gjirin e saj - Bota Sot
BE sa më shpejtë tu jap datë Maqedonisë dhe Shqipërisë për antarsim në gjirin e saj

Opinione

BE sa më shpejtë tu jap datë Maqedonisë dhe Shqipërisë për antarsim në gjirin e saj

Nga: Ejup Berisha Më: 19 qershor 2019 Në ora: 00:07
Ejup Berisha

Situatë shumë qesharake Bashkimi Europjan në vazhdimsi dhe fuqishëm e lutë Serbinë që të antarsohet në të por Serbia fuqishëm dhe në vazhdimsi refuzon dhe nuk do asesi që të dëgjoj pë këtë ofertë të BE-së.

Nga ana tjerër Republika Veriore e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë fuqishëm dhe në vazhdimsi e lusin BE-në që të antarsohen në të dhe BE nuk i do. Dhe unë pyes se Pse edhe ne nuk bëhemi dinak si Serbia që pastaj europjanët të kthehen që të na lusin të bëhemi pjesë e tyre.Si duket ky fenomen është ligj edhe jete te njerëzit. Pra a e keni vërejtur se kë e doni dhe e respektoni shumë ai apo ajo ikën prej jush dhe ua kthen shpindën dhe nuk dëshiron të dëgjon për ju.Ndërsa kë nuk e doni ai ose ajo vrapojnë pas jush. Këshilli Europjan edhe kësaj radhe nuk ka vendosur tu jape datë RVM-së dhe R.SH për ti filluar bisedimet për antarsim në gjirin e BE-së. Po mundohem ti gjej arsyet dhe shkaqet për këtë refuzim të institucioneve të Bashkimit Europjan apo faktin se pse këto po refuzojnë që të përcaktojë datë posaqërisht për Republikën e Shqipërisë dhe sillem nga sillem shkaktarin e gjej te Serbia. Nëse shihet se kush janë kundër dhënies së dates për fillimin e bisedimeve për antarsim të Shqipërisë atëher unë me arsye dyshoj se Serbia e ka shtuar presionin politik dhe diplomatik ndaj disa shteteve antare të BE-së me qëllim që Republika e Shqipërisë të mos mund të merr datë për antarsim sepse pastaj Shqipëria po u bë pjesë e Bashkimit Europjan do të mund ta kushtëzoj Serbinë jo vetëmse për antarsim në NATO por edhe në BE.

Kundërshtarë për marrjen e dates për fillimin e bisedimeve për antarsimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europjan janë Franca dhe Holanda. Franca si duket për shkak të miqësisë dhe aleancave të vazhdueshme me Serbinë. Ndërsa Holanda hiptetikisht theme se ndoshta këtë e bën për shkak të ndonjë hipoteke që e ka në të kaluarën e afëert apo për shkak të mbylljes së syve për krimet e Serbisë me rastin e masakrës në Srebrenicë gjat konfliktit Serbo-Boshnjak në B dhe H në fillim vitet e 1990 (1992-95). Nëse merret si shkak refuzimi për dhënie të dates për fillimin e bisedimeve për antarsim të Shqipërisë krimi i lartë dhe korrupcioni atëher krimi shumë i lart dhe korrupcioni janë prezent edhe në Serbi e jo vetëmse në Shqipëri. Gjithashtu kur jemi te qështja e krimit dhe korrupcionit si duket BE është shumë e ashpër me Republikën e Shqipërisë apo mendoj se europjanët sikurse po i teprojnë apo edhe po i egzagjerojnë shumë verejtjet për këto qështje.

Kur jemi te ngurrimi për dhënien e dates për fillimin e bisedimeve për antarsim të Republikës Veriore të Maqedonisë më duket se ndaj saj po bëhet një padrejtësi e madhe nga ana e institucioneve të BE-së sepse ky shtet bëri kompromisin më të madh dhe më të dhimbshëm në historinë e egzistimit të tij dhe tani Bashkimi Europjan refuzon ta mbaj premtimin ndaj tij për ti përcaktuar datë për fillimin e bisedimeve për antarsim të RVM-së.

Per Maqedonine BE duhet të percaktoj sa më shpejtë datë pershkak të rrezikut për forcat politike properendimore dhe demokratike të cilat do të mund ti humbnin ndikimin dhe pozicionin por edhe pushtetin nëse mundësisht vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare si rezultat I mos dhënies së dates për fillimin e bisedimeve për antarsim në BE. Prandaj institucionet e Bashkimit Europjan duhet të nguten dhe tu përcaktojnë dhe tu japin datë sa më shpejtë Shqipërisë dhe Maqedonisë për antarsim në BE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...