Nuk befasohem asnjëherë se çfarë thonë disa mjerana të ish-UÇK-së

Opinione

Nuk befasohem asnjëherë se çfarë thonë disa mjerana të ish-UÇK-së

Nga: Mr. Ali Hertica Më: 19 qershor 2019 Në ora: 13:07
Mr. Ali Hertica

Të konvertuar në invalid dhe veteran të UÇK-së.

Thonë çka të thonë ,ata që thirren në emër të UÇK-së pa vulë dhe pa hiarki fjalit e tyre i merr era,ashtu siq po i merr era edhe ish-ushtarët e UÇK-së, të cilët bënë një Luftë, jo betejë, siç ishte Lufta e Koshares, Beteja e Loxhes dhe Luftën që e bënte Bekim Berisha cik-cak që këtë luftë e njohin vetëm Legjionarët e vërtet të artit luftarak.

Flitet dhe përflitet edhe pas 16 vitesh për një Ushtri, që me vite të shumta iu desh Presidentit të parë, të Moderuar Z.Ibrahim Rugova ta bënte, Ushtri të mirëfillt me hiarki vërtikale dhe horizontale të cilën ushtri, me bereqet e begatoi me Gjenerala, oficerë dhe ushtarak të cilët fare mirë e njihnin artin e Ushtris qëndrore, ushtrisë së përgatitur ashtu siç e kërkonte, vendi dhe kanuni për t’iu përgjigjur një Ushtrie shoveniste dhe të tmerrshme siç ishte Ushtria e ish-Jugosllavisë.

Njerëzit e pa shkollë po flasin, bile –bile ata të cilët as Shërbimin Ushtarak se kanë të kryer.Mua po më vjen keq ,që në shkrimin tim, po ua themë, se janë njerëz, pa shkollë dhe pa Shërbim Ushtarak.Jo pse kam informacione për këta njerëz,por se mënyra se si flasin dhe se si arsyetojnë,nuk ka asnjëfarë logjike.

Të flasësh për Presidentin Ibrahim Rugova, pa plis,e pa shallë,është sikur të flasësh,e të thuash,se kjo krizë që na ka marrë tani ,është krizë,e shkaktuar nga vet shqiptarët, pra nga vet populli,e jo nga hajnat vendasë,siq bëjnë pjesë edhe ata që po flasin kundër Ibrahim Rugovës. Rugova e meritonë këtë dhe atë,po thonë .Thonë atë që dinë ,s’duhet t’ua shohim për të madhe ,të pa shkollë dhe pa Shërbim Ushtarak, kurrë së kam dëgjuar se këta veteran të thirrur në emër të një Organizate kanë bërë ndonjë luftë, që duhet t’ua kujtojmë. Siç e kujtojmë Loxhen dhe Kosharen.

Se kush është Presidenti Ibrahim Rugova?

O zot unë kurrsesi së dua të shkruaj sepse fjalët janë të pakta të shkruaj për njeriun që i dha kuptim emrit, shqiptar dhe Kosovë, në kohën kur neve, veq ishim gati në shfarosje totale nga serbo-çetnikët dhe nga vet shqiptarët, siç jemi tani gati të falimentojmë si shtet i pavarur po nga vet shqiptarët.

Presidenti Rugova ishte një burim i pashterrshëm, një krua i qëndrueshëm, një shqiponjë gjigant, legjend i pakrahasueshëm me ndonjë tjetër, të cilët kanë bërë shumë për çështjen kombëtare.

Për, Presidentin Ibrahim Rugova duhet të flasin Institucionet adekuate, Akademikët, Doktorët dhe shkrimtarët që kanë diploma akademike dhe të vlerësueshme.
Jo të llomotitin ata që posedojnë diploma fallso dhe karrier prroske, e cila kurr të marr rreze dielli të forta, të thanë, vera dhe e zhdukë, pa hije, e pa gjurmë.

Pak një rikujtim se çfarë është Lufta Çlirimtare për ata që nuk njohin merita dhe vlera.

Lufta Çlirimtare është art ushtarak , i cili është një shkrirje e stileve luftarake të paarmatosura dhe të armatosura e zhvilluar kudo në botë. Rivalet luftarake filluan që në kohën e KOGURYO 37 para Krishtit dhe 668 pas Krishtit. Lufta Çlirimtare është art luftarak i cili në hiarkin e saj mëson dhe trajnon njerëz intelegjent në teknika luftarake me armë ,trajnim shpirtërorë dhe rritje intelektuale e artistike. Luftëtarët të cilët sistemohen në këto trajnime ushtarake janë të future në Akademi ushtarake të cilët duhet të marrin urdhëra dhe të zbatojnë parimet udhërrëfyese të cilat bazohen në Pesë kode të nderit:

1.Besnikrinë, 2.Detyrë bimore, 3.Besueshmërinë, 4.Trimërinë dhe 5.Drejtësinë. Sot për sot Arti dhe lufta ushtarake është e përhapur në gjithë botën dhe çdoherë udhëtonë për t’u përhapur në vijë të drejt ,hiearkia horizontale dhe vertikale.Lufta për Çlirim e cila në vete përmban njerëz ushtarak të cilët janë të trajnuar në metodë, trajnimi ushtarak, kurrë së do të ketë zhdukje. Vetëm barinjët e Kosovës në vitet e ’99, rrezikuan termin Luftë Çlirimtare e cila edhe pse falë atdhe- dashurisë nga disa në mesin e kësaj harakiri nga njerëz të nivelit ushtarak u konsiderua e dobtë në një shoqëri ideale.

Klasa e njerëzve të lartë merren si studim i luftës psiqike.Lufta Çlirimtare është diqka për njeriun inferior. Në akademi ushtarake praktikohen artet luftarake të bazuara kryesisht mbi rrymat tradicionale. Akademitë përmbajnë ne vete dhe praktikojnë arte luftarake të bazuara kryesisht mbi rrymat tradicionale por ka edhe Akademi që praktikojne artet me ndikime nga vendet fqinje pothuajse tërësisht të bazuara mbi luftën çlirimtare.

Për ta përfunduar shkrimin tim, të cilin, e pata të pamundur që të mos ta përmbledh,deshta me i citu disa citate ,për ata të cilët po dalin me deklarata të forta duke thënë:” Se ky është meritor të shpërblehet ,të dekorohet, e ai nuk është meritor,të mos dekorohet. ”Bile –bile po shkohet aq largë saqë palaqot e pasluftës, e të bërë bossa negative,të marrin kinse drejtësinë e të vlerësojnë dike siq po mundohen, të nëpërkëmbin figurën polietrike, e të shenjtë të Presidentit të Moderuar Shqiptarë Dr.Ibrahim Rugovës.

Ushtarakisht egzistojnë disa terme që bossat e pasluftës nuk i njohin sepse as edhe një ditë nuk e kanë të vetme në lumin e artit ushtarak.

1.”Mendohu mirë dhe me maturi para se të bëni një lëvizje”

-Të nderuar Ushtarak të FARKUT të cilët në Luftën e fundit në Kosovë hytë në luftë ,nën Emblemen e UÇK-së.Juve edhe për shumë kontributeve të juaja,që ju i dhatë gjatë luftës.Ju mohuan,ju përdhosën,ju rrahën ,u munduan palaqot të hedhin hi syve të juaj.Ju ishit ata që nuk e humbët nivelin e juaj as edhe pas 16 vjetëve  të përfundimit të Luftës në Kosovë.

Ushtarakisht u menduat mirë dhe me mature keni bërë lëvizje strategjike pa harruar kurr çlirimtarët dhe ushtarakët e gjallë dhe të vdekur të luftës së pabarabart duke u thirrur gjithëmon në Komandantin supreme të këtyrë Forcave President Ibrahim Rugoven.

2.”Mosbërja e gabimeve është ajo që themelon sigurin e fitores”

-Të nderuar ushtarak të lapsit dhe luftës.Në trurin e juaj nuk ka figuruar kurr gabimi.Madhështija e juaj është Lufta e Kosharës dhe thyerja e kufirit Shqiptaro-shqiptarë. Keni themeluar sigurin e Fitorës atëherë dhe vetëm atëherë kur në vijën e parë të frontit keni sistemuar njerëz të artit dhe të strategjisë duke i paisur me mjetët moderne dhe luftarake pikrisht për luftën që ju bëtë dhe fitorja e juaj u njohë edhe nga vet armiku i juaj.

3.”Nuk egziston asnjë shembull i ndonjë shteti që doli i fituar nga një luftë që zgjati shumë”

-Të nderuar, Ushtarak të ish- Minisrtrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në krye të së cilës ishte Kolonel . Ahmet Krasniqi .Nuk egziston asnjë shembull i ndonjë shteti, në botë, që del, e e vret Ministrin e vet, në tokën shqiptare.Këtë e bënë shqiptarët, në Tiran, ashtu siq,po bëjnë vet disa shqiptarë të cilët mjerisht me baza jo-faktike po mundohen padrejtësisht me mohue dhe njëllos figurat më eminentë të çështjes sonë kombëtare.

4.”Të filloni me brohoritje luftën dhe më pas të trembeni nga fuqia e armikut,kjo tregon munges të madhe informacionesh”

-O të nderuar Ushtarak të pendes dhe të pushkes. Kanë brohoritur Poshtë Ibrahim Rugova edhe në luftë edhe pas saj.Kanë folur edhe me gjuhën e armikut duke u munduar të frikësojnë burrshtetasin,kanë treguar munges edukate edhe informacionesh duke I nënvlerësuar kolosët e parë të cilët në vitin 1992 ia mësyn Shqipërisë në Currel dhe më vonë formuan Formacione Ushtarake për ti thënë shkaut ne jemi këtu den-baba-den,jemi Adema Jashara ,Zahira Pajazita e Sali Çekaj,jemi Agim Ramadana e Bekim Berisha,jemi Tahir Zemaj e Sabahate Tolaj,jemi Rrustem Berisha,Anton Quna e Fadil Hadërgjonaj,jemi kudo ku e kërkon atdheu dhe dashuria mbi atdheun.

5.”Zotësia më e madhe në luftë është të nënshtrosh armikun pa luftuar”

-Të nderuar ,Ushtarak të pendës dhe të luftës. Zotësia e juaj e cila u tregua edhe në luftë edhe pas saj bëri që edhe në vitin 2000 Presidenti I juaj Ibrahim Rugova e nënshtroi armikun e jashtëm dhe të brenshëm pa bërë asnjë pikë lufte.J’ua vranë njerëzit, më të mirë, më të dashur,më besnik por ju kurrë s’u dorzuat,bëtë që mjeranat e sotëm të cilët krekosen ,duke mos njohur as meritat e juaja të bëra gjatë luftës.Edhe pas 16 vjeteve të ju frikësohen dhe të ju rrinë largë nga madhështia e juaj që gjithëherë jeni treguar fisnik e të barabartë me ata të cilët as në gjurin e juaj nuk kanë vend.

6.”Qëllimi i luftës është paqja”

-Kujtojë edhe unë si ju Ushtarak të nderuar, të pendës dhe të luftës,fjalët e fundit të strategut Bekim Berishës:”Serbia këtë luftë e ka të humbur”

Po po Serbia famkeqe e dekadës ’90-2000,Bëri luftë të pabarabartë,vrau ,masakroi ,dogji,rrahu,dhunoi,katandisi e bëri luftra të ndryshme speciale dhe frontale me vite të tëra.por pas çdo lufte e rëndësishme është paqja. Si mendoni ju? Qeveria e Hashimit dhe e Ises, çfarë qëllimi ka sot?
Luftën apo paqen.

Ju vlerësone…Rinia jonë bredh poshtë e lartë ndërsa Qverin e udhëheqin belagjit.E udhëheqin dështakët,e udhëheqin pleqët.Rinia ik,ik,ik…

-E juve nuk j’ua njohin vlerat,meritat dhe madhështit e juaja që i treguat vite të tëra, në Luftë dhe Paqe.Thirrjet e juaja, se ne jemi Ushtarë të Ibrahim Rugovës i përgojojnë: Belagjit,dështakët dhe pleqët komunist.

Patjetër ,një ditë,në librat e histories ,dikur pas shumë vite,do të shkruhet nga njerzit e Institucioneve adekuate dhe legjitime ky titull: Presidenti i Parë i Kosovës Ibrahim Rugova ishte Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Dhe ata që përgojuan do t’u ik nderi dhe përulësia…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat