Shqipëria ka 30 vite tranzicion të përvuajtshëm dhe të mundimshmën. Shqipëria kaloi nga një regjim komunist në një demokraci gjysëmdemokracie. Themi gjysëmdemokraci sepse politika shqiptare më shumë në këto vite ka qenë edhe ajo politikë regjimesh partiake autoritarizmi gjysëm diktature e korrupsioni. Sot PD , opozita, populli opozitar në Shqipëri po protestojnë kundër një regjimi, kundër qeverisjes aktuale të regjimit të Rilindjes. Rënia e këtij regjimi të konsumuar dhe të diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht përshpejton edhe kalimin e periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri, mision të cilin ka marrë përsipër që ta kryejë sot opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.
Pse themi se në Shqipëri qeverisja e sotme është një qeverisje regjimi?
Ky është një sistem regjimi pasi kemi të bëjmë me një qeverisje arrogante, autokratike sipas së cilës nuk ka dhe ekziston ndonjë ndryshim mes privates dhe publikes e shtetit.
Është tipike për regjimin, kleptokracia, pra përdorimi dhe shfrytëzimi i pushtetit për të fituar e grumbulluar pasuri në rrugë kriminale e të paligjshme, ku një rreth klanor e mafioz kap pushtetin, shtetin, postet e detyrat zyrtare si dhe drejtësinë e demokracinë për të siguruar e garantuar pushtet e pasuri.Regjimet politike si ky sotmi I Rama-Rilindjes është i interesuar as për demokracinë, as për ligjin dhe shtetin ligjor, as për progresin e mirëqënien e përgjithshme dhe as për integrimin.
Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet në vitin 2013. Por Kryeministri Rama e shfrytëzoi këtë fitore dhe besim që populli i dha Partisë Socialiste duke e kapur dhe privatizuar PS-në së pari, më pastaj edhe pushtetin, qeverisjen dhe shtetin, duke montuar një regjim mafio-korruptiv, kriminal dhe droge.
Rilindja është treguesi më i saktë i degradimit të një partie politike nga keqpërdorimi i pushtetit brënda Partisë Socialiste fillimisht, dhe nga keqpërdorimi abuziv i qeverisjes së Shqipërisë, ku Rilindja dhe rilindasit grumbulluan, promovuan dhe artikuluan interesa e përfitime personale e grupore vetëm në favor të “ekipit të rilindjes”, sic edhe e quan Edi Rama grupin e interesit ministror të tij.
Në këto kushte ky regjim është në konflikt me interesat shoqërore, kombëtare dhe me atë të përgjithshëm.
Ky është një regjim sepse ka krijuar një aparat regjimi Rilindje-shtet, ku shteti, interesi shtetëror dhe ai kombëtar është vënë në shërbim të interesave të grupit të interesit të Rilindjes e të korrupsionit të saj.
Ky është një regjim edhe për faktin se ka prodhuar papunësi, varfëri, eksod dhe pabarazi ekstreme sociale, pasi është një regjim klanor, antishtet, antihuman e antisocial.
Dështimi i këtij regjimi erdhi si rezultat i triumfit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit shtetëror, gjëndje prej së cilës nuk ka perspektiva ndryshimi e zhvillimi por vetëm degradimi e përkeqësimi, dhe madje as siguri e garanci për investime as nga biznese vendore por as nga biznese e shoqëri të huaja.
Prej regjimeve gjithnjë ka edhe izolim dhe as perspektivë integrimi për në BE. Shëmbull i kësaj është edhe Shqipëria, së cilës cdo vit nuk i hapen as bisedimet për antarësim në BE.
Dështimi i madh Rilindjes i ka ardhur nga trafikimi i drogës, ku në të janë përfshirë edhe strukturat më të larta shtetërore, aq thellë sa që Shqipëria ka marrë fizionominë e një narkoshteti përderisa është bërë edhe një shqetesim i madh në BE.
Pra, PS u kap nga ashtuquajtura Rilindje, nga ekipi besnik i kryetarit Rama dhe realisht u asgjësua funksionimi i PS-së si organizatë politike. PS realisht nuk ka qeverisur, por ka qeverisur klani brënda saj, “Rilindja” Socialiste.
Në këto vite nuk ka qeverisur jo vetëm Partia Socialiste por as E Majta, por ka sunduar klani personal i Ramës, “Rama-Rilindja”, sepse nuk kemi parë as program, as praktikë dhe as filozofi qeverisësë majtiste, socialiste.
Por koston politike do ta paguajë Partia Socialiste pasi ajo u atrofizua politikisht dhe nuk qe në gjëndje të rezistojë dhe as të kundërshtojë revanshin e Rilindasve, të pushtetit korruptiv e të kriminalizuar të saj..
Rilindja qeverisëse doli nga Partia Socialiste dhe në histori tashmë ka hyrë si Regjim i Rilindjes Socialiste ashtu sikurse edhe ishregjimi i Partisë Komuniste Shqiptare ka mbetur në Histori si ish Regjimi Komunist. Partisë Socialiste i nevojitet një VETTING brënda saj për purifikimin e shërimin e plagëve shkaktuara asaj nga Rilindja dhe rilindasit
Në Shqipëri populli demokrat dhe institucionet demokratike, opozita politike demokratike Partia Demokratike dhe aleatët e saj si dhe edhe i gjithë populli populli protestojnë për largimin e këtij regjimi me zgjedhje të reja demokratike, të lira e të ndershme të organizuara nga një qeveri teknike.
Këtij regjimi tashmë i është faturuar edhe shitblerje e votës e cila mundësoi që Rilindja e fitoi pushtetin edhe në vitin 2017.
Këto janë edhe arsyet kryesore të protestave popullore të opozitës të drejtuara nga lideri aKtual i PD-së Lulzim Basha, i cili pasi demokratizoi PD-në, i cili mundi dhe sfidoi pushtetin aktual të Rilindjes në përpjekjhet e tij për ta asgjësuar politikisht Bashën me matrapazllëqe e marifete korrupsioni nxitëse e përcarëse në PD. Por disfata më e fundit Rilindjes, ekspozimi edhe ndërkombëtar i krimeve të korruypsionit e të drogës, si dhe pazari e shitblerja e votës dhe e pushtetit i ka dhënë miratimin dhe aprovimin Bashës për të kryer misionin politik, atë të rrëzimit të regjimit të Rilindjes, me të cilin do të përfundonte edhe periudha e tranzicinit në Shqipëri dhe kalimi i Shqipërisë në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe të funksionimit të shtetit ligjor, hapjen e rrugës për përshpejtimin e integrimit të vëndit për në BE.