Mjaftë me duartrokitje?! - Bota Sot
Mjaftë me duartrokitje?!

Opinione

Mjaftë me duartrokitje?!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:38
Skënder Mulliqi

Në pa lumturinë njerëzore ndikojnë shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Asgjë në këtë botë nuk mund ti bëjë të vuajtur fëmijët sa prindërit e pa lumtur. Kjo ndikon në gjendjen emocionale të tyre, në disponimin e tyre. Fëmijët shohin gjithçka, dinë dhe përjetojnë. Dhe, asgjë nuk i bën më shumë që ata të mos kanë disponim të mirë, sa gjendja ekonomike në familje.

Sado që prindërit mundohen të gjejnë fjalë ngushëlluese të fëmijët kjo nuk kalon, nuk ka mundësi të mashtrohen .Fëmijët janë të lumtur kur prindërit janë të lumtur. Lumturinë e tyre nuk e zëvendësojnë as dhuratat e mira, as dalja në sheti dhe as koncertet …

Në Kosovë shumë prindër më fëmjët e tyre janë duke përjetuar gjendje të rënd shpirtërore, psikologjike, morale , materiale... Nuk po kan përjetime të mira së shumica nuk po i kanë gjerat elementare për jetë. Ku ta marrin disponimin e mirë prindërit e fëmijëve të cilët po jetojnë në gjendje të vështirë materiale ? Ku të gjejnë ngushëllim dhe si kanë të bëhen të lumtur fëmijët kur i shohin prindërit duke u rropatur që t’i shugurojnë ushqimin edhe për një ditë të vetme?

Shumë kush këtë gjendje depresionuese është duke e paguar edhe më vdekje të para kohshme … Profiterët e caktuar të grupeve të partive politike të cilët ishin ne pushtet për 20 vite, janë mësuar me iu bë duartrokitje e patën mirë ose jo. Të gjithë ata që po marrin guximin qytetarë t’i kundërshtojnë po i paraqesin si kusling e çka mos tjetër. Këta po mendojnë së janë njerëz gjenial, e që tash e një kohë të gjatë Kosovën e kan futur në rrugë të rrezikshme , duke u pru në pyetje edhe kapitullimin e shtetit te ri të Kosovës.

Kapitullimi është nocion politik e ushtarakë, kur shteti apo formacionet ushtarake në kohë të luftës ose në rast të konfliktit apo edhe pas luftës, pranojnë kapitullimin para palës kundërshtare, duke u dorëzuar më njerëz dhe të gjithë përgatitjen ushtarake armikut në rrethana të caktuara.

E vura këtë paralele edhe pse Kosova nuk është në luftë më Serbinë fizikisht, por së luftën e fituar kundër Serbisë më miqtë tanë në botë, jemi duke e vu seriozisht në peshore . Po na ndodhin ndryshime negative të karakterit tektonik, ti quaj ashtu.

Thënë shkurt po jetojmë në një shoqëri e cila pakica autoritare po e drejton shumicën. Ky rreshtim totalitarë, ka mbrapa edhe rreshtimin ideologjik. Kjo doktrinë na ka futur në telashe të mëdha.

Vetëm ata që janë në shërbim të qytetarëve janë patriotët e mirëfilltë. Shërbimi karshi popullit bëhet kur gjerat vihen në rrugën e mbarë, e jo më fiksione te ndryshme negative …

Koha nuk na pret...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...