Togat e zeza raciste të çështjes “Almir Aliu” - Bota Sot
Togat e zeza raciste të çështjes “Almir Aliu”

Opinione

Togat e zeza raciste të çështjes “Almir Aliu”

Nga: Alpin Ollogu Më: 23 qershor 2019 Në ora: 06:01
Alpin Ollogu

Togat e racistëve, prokurorë dhe gjykatës të çështjes “Almir Aliu”, lënduesit e skajshëm të ndjenjave prindërore dhe mbarë shoqërore etnike shqiptarë, fillimisht me rikualifikimin e aktakuzës pastaj me dënimin e rikonfirmuar tragjiko - komik prej 6 vitesh burg, për vrasësin mizor Boban Iliç, i cili me paramendim vrau jo vetëm Almirin e vogël, por tentoi të vrasë gjithë familjen Aliu, njëkohësisht duke rrezikuar jetën dhe sigurinë publike, tregon shëmbëlltyrën më të qartë dhe të padiskutueshëm të një togu drejtësie që jo vetëm është i korruptuar dhe politizuar, por mbartë në vete edhe urrejtje patologjike anti - shqiptare. Urrejtje që e bën këtë system drejtësie krejtësisht jofunksional dhe “sui generis” negativ, në Ballkan e më gjërë.

Ky proces gjyqësor na bind edhe më shumë se pse burgjet e këtij shteti kanë qenë dhe janë të mbushur me shumicë të etnisë shqiptare (siç konfirmonte në bisedat e përgjuara, ish ministrja famëkeqe e MPB Gordana Jankullovska). Një proces gjyqësor që na bind edhe më shumë se në këtë shtet gjykimet e paanshme dhe objektive janë vetëm ligje të shkruajtuara në letër, por që në praktikën e tyre, për dikë janë nënë dhe për dikë mjerkë.

E gjitha kjo ndodh në kohën kur kryeministri, sot e disa vite trumbeton reformën në drejtësi dhe përgjegjësinë e petkut të gjyqësorit, i cili petk po na e rikonformon se jo vetëm që asgjë nuk ka ndryshuar, por sikur duket prokurorët dhe gjykatësit joshqiptar të çështjes, dëshirojnë të na tregojnë epërsinë nacinale dhe kryeneçësinë e tyre, jo vetëm kundër ligjit, por edhe kundrejt reagimit masiv qytetar dhe të gjithë faktorëve politik dhe apolik shqiptar. Ata me një tallje dhe indiference johumane, edhe në rigjykimin e çështjes, rivendosën po të njejtin dënimi për vrasësin e pashpirt të etnisë maqedonase, Boban Iliç.

Vetëm të paramendojmë atë që edhe pse vrasja e vogëlushit Almir, u pa nga të gjithë, nëpërmjet pamjeve të filmuara, se si vrasësi (pas një zënke paraprake me familjarë të Almirit) me paramendim, drejton veturën e tij dhe godet me shpejtësi familjen Aliu, në të cilën goditje fatale humbi jetën katër vjecari Almir, ne përsëri kemi këtë dënim qesharak – tragjik. Përsëri togat e zeza të ashtuquajturës system drejtësie, ju besojnë deklaratave shfajësuese për vrasje jo të qellimshme, deklarata të dhëna nga një kriminel i vetëm maqedonas, i cili edhe nga pamja por edhe nga sjelljet ofenduese ndaj gazetarëve, tregon tiparet e një johumani, kjo kundrejt deklaratave të prindërve dhe familjarevë të Almirit, dhe gjithë popullit shqiptar si dëshmitarë të pamjeve filmike. E që sigurisht çdo kush nga ne e ka menduar dhe e mendon se mund të ishte në pozitën e familjes Aliu, mund të ishte vrarë fëmija jonë, ndërkohë që vrasësit i jepet një dënim qesharak.

As rigjykimi i çështjes dhe as ankesat në gjykatën e apelit, nuk bënë drejtësi. Ata rikonformuan dënimin abuzues me drejtësinë dhe të vërtëtën e dukshme, dënimin ofendues jo vetëm për familjarët e viktimës, por të gjithë etnisë shqiptare. Besoj edhe të gjithë pjesëtarëvt të etnive tjerë që kanë pak logjikë dhe shpirt.

Në këto kushte problematika është shumë e qartë. Edhe ankesa e sërishme në gjykatëm e Apelit, sdo të bëjë asgjë. Nga presioni publik është vetëm një zvarritje e gjyqësorit, por me një apilog të njejtë. Madje sdo të bëjë asgjë asnjë instancë tjetër e lartëe, në këtë system të kalbur drejtësie, pavarësisht presionit politik të mundëshëm. Në togat e këtij sistemi drejtësie, ka me shumicë jo vetëm të korruptuar , të paaftë dhe politizuar, por edhe gjykatës dhe prokurorë me urrejtje etnike ndaj shqiptarëve, e cila urrejte ju është skalitur ndër vite, dhe e kanë të pamundur të dalin jashtë saj. Ata mundet të zhduken nga sistemi vetëm me një proces vetingu të monitoruar ndërkombëtar, ku do të gjykohen dhe shkarkohen nga detyra për gjykime joprofesionale dhe subjektive. Ka ardhur koha e fundit që të korruptuarit, politizuarit dhe shovenistët e togës së drejtësisë, të dalin para drejtësiss së vetingut. Që gjykatës dhe prokurorë racist, si të çështjes “Almir Aliu”, sadopak të marrin atë që meritojnë edhe në jeten e vdekshme, turpin e shkarkimit nga togat e veshur të gjyqësorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...