LDK-ja, nuk rrëzon dot Qeverinë Haradinaj me mocion! - Bota Sot
LDK-ja, nuk rrëzon dot Qeverinë Haradinaj me mocion!

Opinione

LDK-ja, nuk rrëzon dot Qeverinë Haradinaj me mocion!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 23 qershor 2019 Në ora: 06:35
LDK

N'a duhet kontratë e re me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë dhe sh'kapjen e shtetit nga PAN-i.

Nëse parlamentarizmi s'mjafton, le t'gjurmohën e shterojnë rrugë e metoda tjera demokratike që sjellin e prodhojnë efektin dhe epilogun e deshiruar.

Rrëzimi i kësaj Qeverie, vullnet dhe detyrë e LDK-së, dhe jo vetëm...!

Përsiatjët dhe përpjekjet e LDK-së, për aktivizimin e mekanizmit paralamentar të mosbesimit, përkatsisht mocionit për rrezimin e Qeverisë Haradinaj, duke mobilizuar opozitën, që i bije; LDK-në dhe LVV-në, dhe duke shpresuar edhe në PSD-në e Ahmetit, e cila njërën këmbë ka n'pushtet e tjetrën n'opozitë, ose thën ndryshe; formalisht në opozitë, e praktikisht n'pushtet, është perpjekje koti, dhe e destinuar për deshtim, dhe ja pse?

Së pari:

Qeveria Mustafa, u rrëzua me mocion mosbesimi të inicuar proceduralisht nga NISMA e Jakupit & Fatmirit, jashtqitje kjo e PDK-së kriminale, por realisht ishte vullnet dhe qendrim i PDK-së, si Amë e "Krahut të Luftës", dhe kumbarisë se saj me pakicat, dhe veqanarisht me pakicën serbe n'Parlamentin e Kosovës.

Së dyti:

LDK-ja, n'skenën poltike të Republikës së Kosovës, përjashto ish krahun e PSHDK-së së Mark Krasniqiqt, të gjithë tjerët i ka opozitë dhe kundershtar politik dhe jo vetëm, të cilët mobilizohen dhe unifikohen n'afat rekord për t'a sfiduar dhe lënë jasht pushtetit e qeverisjës.Kjo ka ndodhë në të gjitha rastet dhe shembujt janë të mjaftueshëm, n'historinë e re parlamentare n'Kosovë.

Së treti:

Ata që u bënë bashkë në një kauzë t'përbashkët, brenda natës; PDK, NISMA, AAK, LVV, Pakicat dhe Lista serbe, në një koalicion; terri & ferri për Kosovën, dhe votuan n'funksion rrëzimin e Qeverisë ma t'suskesshme n'historinë e re të Kosovës, Qeverinë Mustafa, dhe votuan "triumfalisht", sikur t'kishin liruar vendin nga armiku, të njëjtit, kurr s'bëhën bashkë me LDK-në, dhe kauzën e saj ; rrëzimin e Qeverisë së dëmshme e t'rrezikshme për vendin, Qeverinë Haradinaj, alias PAN-in.

LDK-ja duhet t'a ketë mësuar, dhe t'a di se është e vetmuar n'këtë betejë që ka qellim e synim rrëzimin e kësaj Qeverie, ngase të tjerët, ma me deshirë e shohin PAN-in n'qeverisje, sesa t'rrezikojnë kthimin e LDK-së n'pushtet, duke rrëzuar PAN-in dhe dhënë shansin LDK-së dhe Kosovës.

E gjithë pjesa tjetër, jashtë LDK-së, durojnë e gëlltisin shumëçka & gjithëçka, por jo edhe LDK-në n'qeverisje të vendit, dhe kjo tanimë do duhej t'mesohej nga jeta parlamentare e Kosovës së re.

Idealja dhe zgjidhja ma e mirë, do ishte sikur Qeveria të dorëhiqej nga presioni parlamentar dhe ai qytetarë, duke bashkërenduar aktivitetet dhe synimet politike nacionale, fakt që do sillte një momentum që jep shpresë për largimin e kapo-bandave nga pushteti dhe shteti i kapur i Kosovës, të tjerat janë zgjidhje që kontrollon kasta kriminala n'shtet-kapje...!

LDK-ja, të orientojë aktivitetin nacional-politik n'bashkërendim me shoqërinë civile dhe mediat, për të senzibilizuar dhe n'fund detyruar PAN-in, t'lëshojë pushtetin dhe t'lirojë shtetin nga kapja...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...