Shqiptarët kanë nevojë për të vërteta?! - Bota Sot
Shqiptarët kanë nevojë për të vërteta?!

Opinione

Shqiptarët kanë nevojë për të vërteta?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:41
Skënder Mulliqi

Shumë më herët ekziston bindja së njerëzit e politikës janë me gënjeshtarët, më një dallim së cili nga ta gënjejnë më shumë së tjetri. Por, këtu sigurisht duhet bere qarte dallimin se cilët janë ata. Sigurisht së të gjithë nuk merren me gënjeshtrën. Për të vërtetën e pa kontestueshme  duhet te ketë shumë  me shumë  vend. Rrena të mëdha dhe rrena të vogla më së shumti kemi dëgjuar gjatë fushatave elektorale, ku janë përjashtuar shume faktet. Duket së botën e ka vërshuar më shumë e keqja së sa e mira. Rrenat bëhen të rrezikshme për një shtet atëherë kur merren vendime politike të mëdha. Këto rrena përgatitën mirë paraprakisht në kuzhinat e njerëzve të politikës.

 E vërteta politike më shumë po është individuale së sa e karakterit të përgjithshëm. Rrenat për qëllime pushtuese i kanë përdorur serbët historikisht karshi tokave shqiptare. Këto rrena janë lançuar nga strukturat më të larta të shtetit, Akademisë dhe Kishës Ortodokse Serbe. Këto rrena për shumë vite serbëve u kanë pi ujë para faktorit ndërkombëtar. Rrena të tilla ishin rrenat e babait të kombit serb, Dobrica Çosiqit. Rrena e madhe së serbet janë popull hyjnor, së janë populli më i lashtë e plotë rrena të tjera, të cilat rrena bënë që të kemi edhe gjenocid më rastin e shpërbërjës së dhunshme të ish-Jugosllavisë.

 Mos të bëhemi edhe ne  të tille?!Rrenat për qëllime të caktuara politike i preferuan komunistet, duke e shtrembëruar krejt realitetin, duke i eliminuar faktet, për ta ruajtur pushtetin tiranik. Demokracia është duke u ballafaquar më problemin e dallimit të fakteve prej fakteve imagjinare.  Në bazë të rrenave shumë njerëz edhe u ngritën në  politikë. Ata si autsajder politikë arritën që të mashtrojnë elektoratin në fushata, e pastaj si pushtetarë e mashtruan edhe faktikisht. Arritën të zgjojnë euforinë në mesin e votuesve, të cilën gjë e shfrytëzuan mirë për realizimin e interesave personale dhe përfitimeve. Krijuan eufori të masa qëllimisht, që ata të kënaqen më të arriturat të vogla.

Nuk inkuadruan kurrë ajkën intelektuale të cilën më shantazhe arritën ta mbajnë të heshtur para sfidave të mëdha. Krijuan rrethana të paqëndrueshmërisë politike dhe të pa qëndrueshmërisë ekonomike.  Pushtetet e  futën kontrollin e rreptë në disa media të cilat janë bërë mjet i fortë i propagandës dhe të rrenave të tjera më bollëk. Kjo ka bere qe te humbet edhe besimi i qytetareve.

 Gjithmonë po jemi midis rrenës dhe të vërtetës, që është edhe më keq. Një pjesë e mediave janë dhënë pas sensacioneve . Dihet së roli i mediave është të thuhet e vërteta dhe vetëm e vërteta. Kemi mbetur në mes luftës konfuze, kemi mbetur në mes të vërtetës dhe falsifikimeve, kemi mbetur midis fakteve dhe të dhënave të dyshimta, duke mjegulluar situatën politike edhe me shume  .

Ekspanzionit të rrenave dhe manipulimeve  politike është koha që tu kundërvihemi më të vërtetat e pa kontestueshme. Të gjitha mediat tona të shkruara dhe elektronike duhet të kanë një qasje koherente karshi të gjitha ndodhive të shumta jo të mira  jo vetëm në Kosovë  por edhe ne Shqipëri. Ta largojmë më të vërteta perdën e zymtësisë  neokomuniste, e cila aktualisht i ka mbuluar trojet shqiptare. Mos ta komplikojmë të vërtetën, ose ta zëvendësojmë atë më diçka sa për ta tërheqë vëmendjen tonë…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...