Rezistencë!

Opinione

Rezistencë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:21
Qamil Gjyrezi

Rezistenca ne fjalorin shqip do të thotë: “Kundërshtim i vendosur. Rezistencë e vendosur (e fortë, heroike). Rezistenca popullore  e forcave demokratike. Rezistencë aktive dhe pasive. Bëj rezistencë kundërshtoj”.

Vendimi e Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta është një “Puc Kushtetues”, një “Grusht i rëndë” për fatet e demokracisë në Shqipëri!

Opinionisti Andi Bushati shkruan: “5 gjykatës kamikazë, një provë më shumë se zgjedhjet duheshin bojkotuar” .(Syri.net 2019)

Zgjedhjet duheshin bojkotuar, prandaj kërkohet rezistencë e të gjithëve këtë javë në Shqipëri dhe Kosovë!

Pushteti dhe fuqia e “Parave të Drogës”, fitoi “përkohësisht” mbi Kushtetutën dhe mbi të gjithë Shqiptarët!

Më 30 qershor nuk do të ketë votime! Kjo është mëse e sigurtë!

Si guxon një Kryeministër i “cmendur” një shteti anëtar i Natos, të përdhunojë haptas  të ardhmen e një vendi?!

Edhe nëse në momentet e fundit Edi Rama do të tërhiqet, sic bëri për Armët kimike dhe Bashkinë e Kavajës, duhet të dënohet me ligj, për dëmin psikologjik që i solli demokracisë në vend, duke terrorizuar me mediat e tija të blera që nga fëmijët deri tek të rriturit!  

Për këtë fakt duhet të jenë të bindur gjithë, opinioni vendas dhe ndërkombëtar dhe opinioni në Kosovë!

“Grupi i drogës” së Rilindjes do të përballet me rezistencën e demokratëve por edhe të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, “derë më derë”, “cep më cep” të Shqipërisë, për  të parandaluar “Katastrofën politike” që Rilindja dhe Edi Rama duan të bëjnë në Shqipëri!

Kjo javë do të jetë java e rezistencës, java e fitores së demokracisë mbi “Krimin e organizuar” të pushtetit të drogës!

Të gjithë duhet të jenë në këmbë për të parandaluar këtë “Katastrofë” politike, këtë vendim “Zero”, të Kolegjit Zgjedhor!

Alenaca qytetare, intelektualët, të rinjtë e universiteteve, të papunët, pencionistët e përdhuanuar  duhet të ngrihen në këmbë të rrezistojnë!

Të gjithë duhet të kundërshtojnë fort, fort në mënyrë aktive por edhe së paku pasive, këtë vendim të Kolegjit dhe këtë qëndrim të një Kryeministri që do të futet në histori, për dëmin që ju bëri të gjithë Shqiptarëve por edhe shqiptarëve të Kosovës!

Shqiptarët nuk duhet të votojnë pushtetin e drogës dhe të  krimit!!

Mosvotimi është një formë rezistence!

We have all to resist!

Wir müssen alle widerstehen!

Dobbiamo tutti resistere!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat