Gëzuar gatishmërinë e Serbisë për njohjen e pavarsisë së Kosovës - Bota Sot
Gëzuar gatishmërinë e Serbisë për njohjen e pavarsisë së Kosovës

Opinione

Gëzuar gatishmërinë e Serbisë për njohjen e pavarsisë së Kosovës

Nga: Ejup Berisha Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:23
Ejup Berisha

Lajmin e madh e kumton Mimistri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic. Serbia është e gatshme që ta njohë pavarsinë e Republikës së Kosovës por nuk është e gatshme atë sovranitet ta njoh në tërë teritorin e saj.

Një gatishmëri të tillë për njohje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e ka shprehur trashëgimtari i Sllobodan Milloshevicit Ministri i punëve të jashtme i Repuikës së Serbisë Ivica Dacic. Dhe derisa Serbia e shpreh një gatishmëri të tillë atëher edhe Republika e Kosovës duhet të shprehet se athua vallë dëshiron ta njoh Serbinë në kufijtë e saj egzistues apo dëshiron ta njoh në kufijt para dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore duke filluar nga Molla e kuqe e këtej.

Pra në raportet ndërkombëtare egziston parimi i reciprocitetit dhe autoritetet e Republikës së Kosovës duhet ta zbatojnë këtë parim në raportet e reja me shtetin fqij me Serbinë. Kjo do të thotë se nëse Republika e Serbisë një ditë e njeh pavarsinë e Republikës së Kosovës atëher edhe kjo e fundit duhet ta bëj të njëjtën gjë në raport me sovranitetin dhe pavarsinë e Serbisë.

Në anën tjetër nëse Serbia nuk e njeh sovranitetin e plotë të Kosovës edhe Kosova nuk duhet ta njeh sovranitetin e Serbisë në tërè teritorin e saj. Më tej nëse Republika e Serbisë nuk e njeh sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës atëher autoritetet e Republikës së Kosovës duhet ta refuzojnë njohjen nga autoritetet e Serbisë me fjalët Hvalla apo Flm kjo njohja e juaj nuk na duhet nëse nuk është e plotë apo nuk duam ne njohje me kushte. E kushti i Serbisë është që Republika e Kosovës të hec dorë nga 35% i teritorit të saj për të siguruar njohjen e saj.

Nëse Kosova duhet të jap teritor për ta siguruar njohjen nga Serbia atëher edhe Serbia le të jep teritor apo tokë por jo të veten por atë teritorin e shqiptarëve prej Tabanoci deri te Molla e kuqe sepse ai nuk është teritor i saj por i Kosovës dhe i Shqipërisë. Mjaft ka humbur teritor Kosova gjat 150 viteve të fundit tani radhën e ka që të humb teritor shqiptar Serbia duke na e kthyer këtë teritor neve sepse e mbanë atë akoma pa arsye të okupuar më shumë se njē shekull. E vërteta vonon por nuk zhduket kurrë ajo një ditë ka për tu paraqitur vetë. Procesi i njohjes reciproke Serbi Kosovë duhet të mdodh duke e njohur Republikën e Serbisë por edhe duke e njohur Republikën e Kosovës nga ana e Serbisë. Ndërsa Serbia duhet ta kuptoj se i ka shumë borxh në tokë Shqipërisë e Kosovës e jo anasjelltas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...