Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlerë apo si obligim

Opinione

Mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlerë apo si obligim

Nga: Shpend Salihu Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:37
Shpend Salihu

Të drejtat janë vlera të caktuara të cilat garantohen, me rend të brendshëm dhe ndërkombëtar të cilat i atribuohen individit ose shoqërisë në tërësi. Derisa në sisteme totalitare ose despotike të drejtat individuale tjetërsohen nga e drejta kolektive e cila i afirmon vlerat, traditat dhe zakonet e komunitetit të caktuar, si në baza etnike racore kulturore, fetare, të drejtat individuale ose subjektive janë vlera të afirmuara të liberal- demokracisë ku individi si qenie njerëzore gëzon dhe disponon me të drejta të caktuara sikurse që janë: jeta, liria, prona, e drejta zgjedhore, e drejta e shprehjes e drejta e punësimit e drejta e gjykimit objektiv etj.

Derisa në sisteme totalitare konsumoheshin të drejtat individuale në interes të së mirës së përgjithshme ose kolektive si në sistemet nacional-socialiste dhe social-komuniste, ku komuniteti ishte mënyrë dhe formë e organizimit shoqëror ku p. sh në ishBRSS egalitarizmi ishte vlerë ku masat e gjëra ose populli i sakrifikonin liritë juridiko- civile dhe politike për hirë të barabarsisë ekonomike ku nuk kishte të pasur, por as të varfër për arsye se mjetet e konsumit të përditshëm shpërndaheshin sipas kërkesave dhe nevojave të popullatës.

Kofi Anani ish sekretari i OKB-së ishte promotori dhe afirmuesi më i madh i të drejtave dhe Lirive të njeriut, i cili përcaktonte se individi ka të drejta të garantuara nga shteti dhe OKB-ja, në bazë të akteve normative të OKB-së si dhe në bazë të së drejtës vendore, se çdo shtet obligohet dhe duhet të zotohet se do ti mbroj, afirmoj, dhe kultivoj këto vlera dhe të drejta të caktuara të individit. Për fat të keq, sot si në rrafsh të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar të drejtat individuale cenohen dhe shkelen ose bile edhe tjetërsohen duke i shkaktuar dëm moral dhe material palëve të caktuara në sistemin e drejtësisë kemi raste me abuzime të së drejtave pronësore, me mos vërtetim të drejtë të lëndëve të caktuara gjyqësore me shkeljet e së drejtave të palëve si në aspekt civil, penal dhe administrativ si brenda shtetit ashtu edhe në rrafsh ndërkombëtar. Kjo për arsye se ndjenjat e sentimentit popullist të ekstremit të djathtë janë në rritje si në Kosovë ashtu edhe në rrafsh ndërkombëtar e fatkeqësisht tek ne në Kosovë, nuk kemi profilizim të qartë të krahëve politik se cilat i përkasin të majtës, qendrës, apo të djathtës.

Është obligim i agjencioneve të zbatimit të ligjit, të gjyqësisë, të avokatit të popullit, të gjykatës kushtetuese dhe posaqërisht e sistemit medial që ti mbroj dhe afirmoj të drejtat dhe liritë e njeriut e si vlera më thelbësore janë: jeta, liria, e drejta e pronës, e drejta e shprehjes, e drejta e votimit, e drejta e gjykimit të drejtë dhe objektiv etj. Këta mekanizma, duhet të ushtrojnë funksionin e vet në drejtim të zbatimit elokuent të vlerave dhe atributeve të caktuara me të cilat individi personifikohet në shoqëri. Dy konventat bazike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut konventa e OKB-së dhe konventa Evropiane janë të inkonporuara në sistemin dhe rendin kushtetues të Kosovës dhe në aspekt kushtetues janë të garantuara por mbetet tek organet e rendit dhe drejtësisë zbatimi i përpikët i dispozitave ligjore që i mbrojnë dhe afirmojnë të drejtat e njeriut. Eksponentët e të drejtave individuale e konsumojnë lirinë e individit, për hirë të së mirës së përgjithshme por kjo është në kundërshtim me parimet e liberal- demokracisë dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, individi nuk mund të jetë as nuk duhet të jetë leckë ose rob i kolektivit, por ai duhet të disponojë me të drejtat e tij dhe të ketë të drejtën e besimit dhe shprehjes individuale, derisa nuk i cenon të drejtat e individit tjetër andaj nëse duam një sistem modern dhe të avancuar liberal- demokratik i cili do të jetë funksional dhe efikas duhet ti mbrojmë dhe afirmojmë të drejtat e individit. Këto të drejta siç e theksuam kanë vlerë por janë njëkohësisht edhe obligim i shtetit të i zbatojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat