Në vend të debatit

Opinione

Në vend të debatit

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:38
Skënder Karaçica

Në debatet televizive në Tiranë,analistët politikë me kahet subjektive po sjellin paqaratësi para publikut

Për gjendjen aktuale në Shqipëri lidhur me (zgjedhjet vendore)dhe lufta politike PS-PD ka sjellë paqartësi para opinionit të gjerë shqiptar.

Deri tash nuk është thënë më tjetërfare për dalje nga kriza politike për dy personazhet politike Edi Rama dhe Lulzim Basha,që,në rrugëtimin e tyre kanë bërë gabime të pafalshme dhe,në një vend me demokracinë në veprim,ata do të largoheshin nga udhëheqja e mëtejme politike në Shqipëri.

Po sot në TV News 24(e hënë,më 24 qershor 2019),analisti Fatos Lubonja në debatin e tij mëshoi kokës politike vetëm Edi Ramës dhe Lulzim Bashën sikur e mbante pas shpinës për të ,,liruar,,nga përgjegjësia e tij kur ishte ministër i jashtëm i vendit tonë ai bashkë me Sali Berishën në një farë ,,marrëveshje diplomatike,,(sic!)me shtetin e Greqisë ia pati dhënë një pjesë të detit shqiptar pa e konsultuar botën akademike,parlamentare dhe institucionet relevante të shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare(sic!).

Për zgjidhjen e problemit të krizës politike në Shqipëri,nëse dëshirojmë të jemi më të vendosur në rrafshin politik e kombëtar:mbi të gjitha Shqipëria e jo individët dhe partitë (problematike)në këto tridhjetë vjetë të ,,transicionit,,të vonuar dhe që të dy bashkë Edi Rama dhe Lulzim Basha,në këtë kohë pa kohë,ata do të duhej të shkonin në pushimin politik dhe të lëshojnë udhën një rrafshi të ri politik e kombëtar në Shqipëri.

Në emisionin TV News 24,analisti Fatos Lubonja i binte telit me një melodi shurdhuese dhe pa kurrfarë zgjidhjeje për aktualitetin politik dhe të luftës politike me të gjitha mjetet në këndin e urrejtjes së skajshme që nuk kemi parë në vendet tjera të Evropës dhe të botës.

Fatos Lubonja me huqet tuaja ,,politike,,nuk mundët të ndihmojë që të hedh dritë në problemin politik i veshur me petkun e krizës për kallur Shqipërinë,prandaj atë që nuk e tha dhe duk diti të flasë para botës shqiptare Fatos Lubonja,po i them fare në fund se po shkuan këta dy karagjozët politik në shtëpoi,Shqpëria nuk do të ketë kokëdhimbje!

Çikago,më 24 qershor 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat