“Bota sot”, gati çerek shekulli frymimi e frymëzimi brezash!

Opinione

“Bota sot”, gati çerek shekulli frymimi e frymëzimi brezash!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 25 qershor 2019 Në ora: 09:43
Gazeta Bota sot

Tribunë fisnikërie e krenarie kombëtare, urë e brezave për liri, pavarësi e shtetbërje të Dardanisë Antike-Kosovës.
Dritare bese & shprese për shqiptarët n'trojet e veta ; n'Kosovën Lindore, në Iliridë dhe Qameri...!
"Bota Sot", botë informimi & iluminimi e gjithë gjeografisë shqiptare!

Neser, bëhën 24 vite nga lindja e kombëtarës "Bota Sot", pra ajo, shenon, kremton & feston Ditëlindjën e 24-të, shtati i hedhur i së cilës, kënaq kërsherinë e lëxuesit shqiptar të gjithë gjeografisë shqiptare anë kënd rruzullit.

U lind kombëtare, e tillë është dhe do mbetët.

U lind në vitët e përsiatjeve dhe përpjekjeve nacionale të shqiptarëve n'ish Jugosllavi, për liri e të drejta,
- U farkua e mishërua në idealët e kombit, duke u njëjtësua me vuajtjët, fatet dhe përpjekjet e tij, duke bartë mbi supe ; artikulimin e drejtë të kerkesave legjitime dhe nacional-historike të shqiptarëve gjithandej, dhe atij të Kosovës n'veqanti.

N'themele të kësaj tribune nacionale janë : vizioni, guximi dhe largëpamësia, të cilat n'kontekstin historik ; të vlimeve të mëdha dhe kruciale për kombin dhe atdheun, shpertheu fuqishëm me fjalën e lirë, mendimin untelektual dhe forcën e argumentit, duke nxjerrë n'dritë të diellit, të vertetën historike, politike & nacionale të shqiptarëve në ish Jugosllavi, të privuar nga liria dhe tue drejtat kombëtare.

Në atë kohë turbulencash e rrëmuje mediatike, ku shtypi i shkruar dhe ai viziv, ishin konjukturale dhe të kontrolluara e censuruara nga qarqe e individ të lidhur me pushtete e ideologji, nevoja për të vertetën shqiptare dhe plasimin e saj, ishte imediate, por ishte edhe sfidë e jashtzakonshme për rrethanat, atëherë, doli n'skenë një tribunë e guximshme, gazeta "Bota Sot", nga themeluesi i saj, z, Xhevdet Mazrekaj dhe një grup intelektualësh rreth tij, të cilët i pëshkonte guximi intelktual dhe gadishmeria e sakrificës për t'plasuar të vertetën dhe artikuluar drejtë kerkesat e shqiptarëve përgjithësisht, dhe atyre të Kosovës në veqanti.

Kjo dritare e mirëfilltë kombëtare, u bë e dashur dhe e kerkuar n'tregun mediatik të kohës, duke "pushtuar" gjithë hapësirën kombëtare të trojeve etnike dhe jasht tyre në diasporë.

U bë zëri autentik, i levizjës nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, n'krye me Presidentin historik Rugova, duke përquar e përcjellë guximshëm kerkesën e asaj levizje historike për t'hjek qafe njëherë e mirë, prangat e robërisë shekullore...!

Kujtoj sikur sot, kur RTP-ja, përkatsisht redaksia e saj n'Tiranë, ishte kapur dhe fut n'zap, nga dorë e zezë e armikut, nga një kastë e ideologjisë së majtë, LPK-ja e I.Kelmendit, më vonë "Shtabi i Rognerit" n'krye me shqipafolësit, Xhavit Haliti, Hashim Thaqi & Co, plasonin t'paverteta dhe aq ma keq ; denigronin, fyenin dhe linçonin Institucionet legale & legjitime të Republikës së Kosovës, deri tek Presidenti historik Rugova dhe vrasjet politike të Ali Ukës, Ilir Konushevcit dhe të Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahemt Krasniqi.
Pritnim, kombëtrën "Bota Sot" në pikat e shitjës n'perndim, dhe posa hapëshin, nuk gjenim gazetën e deshiruar, "Bota SOT", duke marr përgjigjën e njëjtë : "Dikush e ka blerë gjithë porosinë"!
Zhgënjimi ishte i thellë dhe pezmi kundër armikut, arrinte kulmin.

Në kohët kruciale për fatët e kombit dhe atdheut, kjo tribunë mediatike dhe nacional-historike, ishte halë në sy për armiqët e kombit, përfshi edhe ata ideologjik e shqipëfolës, të cilët e atakuan dhe atentatuan disa herë, duke i'a vrarë gazetarët, Bekim Kastrati & Bardhyl Ajeti n'liri, pra në Kosovën e çliruar nga çizmja serbe, po ajo nuk u ndal !

N'kombëtarën "Bota Sot", në gadi qerek shekulli jete e veprimtarie të vyer & t'çmuar, kanë defiluar pëna t'mprehta dhe publicist e gazetarë t'guximshëm dhe t'gatshëm për sakrificën që kerkonte plasimi i së vertetes kombëtare n'kohë të ndryshme, por ajo mbeti n'rrafshin nacional-politik, gjithëmonë e lirë, e pavarur dhe mbi të gjitha kombëtare...!

Gazeta "Bota Sot", atëherë dhe sot, u përball dhe përballët me integritet dhe dinjitetshëm, kundër kundershatërëve të fjalës së lirë dhe të vertetës absolute, kundër atyre që duan monopol mbi të vertetën dhe censurë autokratike mbi të, por njëkohësisht, le "derën" hapur ; debatit konstruktiv dhe konkurencës së ideve, si vlerë demokratike e shoqërive progresive, Europërndimore.

Stafit të saj të mrekullueshëm, dhe Editorit, z. Xhevdet Mazrekaj, në përvjetorin e 24-të lindjës së kombëtarë, Bot Sot, i uroi shënd e verë, punë dhe zell t'pakursyer e t'çmuar n'gazetën tuaj dhe tonën, me deshirën që t'a kemi e t'a gëzojmë bashkë, edhe për shumë dekada, duke prek edhe shekullin e jetës, përkatësisht, Ditëlindjën e 100-të.

Urime dhe gëzuar, për jetë e mot !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat