Basha dhe opozita përballë Juntës politike të Rilindjes

Opinione

Basha dhe opozita përballë Juntës politike të Rilindjes

Nga: Skënder Kapiti Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:47
Skënder Kapiti

Publikimi i përgjimeve skandaloze të gazetës gjermane “Bild” verteton faktin dhe realitetin në Shqipëri, të asaj se Shqipërinë e sundon dhe e ka kapur një juntë politike, junta e Rilindjes Socialiste.

Kjo juntë e një grupi interesi njerëzish kanë bërë krimin e paimagjinueshëm elektoral, atë të vjedhjes së vullnetit të popullit duke blerë votën e qytetarëve. Kjo juntë politike është  vertetuar jo vetëm nga opozita politike dhe populli shqiptar, por është vertetuar tashmë  edhe  ndërkombëtarisht se ka bashkëpunuar me mafien e krimit dhe me atë të drogës për te mbajtur pushtetin si dhe për ta “rifituar ”atë, dhe me pushtetin kjo junte e ka kapur edhe shtetin.

Lakuriqësinë e saj e nxorën në dritë përgjimet e ekspozuara mediatikisht nga gazeta më e madhe ne Europë, “Bild”. Kundër kësaj Junte të Rilindjes ka muaj e muaj që proteston Partia Demokratike dhe aleatët e saj, në rezistencë dhe në mbrojtje të shtetit, të vlerave të larta të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe atij kombëtar, në emër të vlerave dhe standarteve demokratike europiane dhe të integrimit. 

Dhe nisur nga ky skandal i kësaj Junte politike dhe kriminalo-policore, opozita e drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  duke mos pasur më pikë besimi te ky kryeministër dhe kjo qeveri, opozita  nuk shkon në zgjedhjet farsë dhe fasadë të 30 Qershorit 2019 me një pushtet dhe me një qeverisje të tillë e cila tashmë është provuar se pushtetin e ka marrë në rrugë antiligjore dhe kriminale, me presion politik dhe me blerje votash.

Përgjimet e “Bild”vertetuan të drejtën morale, demokratike dhe kombëtare të opozitës e cila dogji mandatet e deputetit dhe ka muaj që ushtron të drejtën demokratike me protesta paqësore për një qeveri teknike për t’a qeverisur vëndin dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do ta ruanin demoktracinë dhe do të shmangnin destabilitetin e vëndit.

Gjykuar në këtë vështrim, edhe Presidenti  i Republikës ç’dekretoi zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pasi nuk mund të zhvillohen zgjedhje normale në një situatë krize të rëndë jo vetëm politike, por një krizë të thellë demokratike dhe krize parlamentare, konstiticionale dhe morale.

Gjithçka çfarë mund të ndodhë, të rezultojë e të precipitojë  si  e keqe dhe e paparashikueshme  nga arroganca e këtij pushteti i cili injoron këtë realitet të rëndë të krijuar nga vetë ai,përgjegjësia do të bjerë mbi këtë qeverisje që tashmë njihet si rilindja e së keqes.

Asnjë lloj akrobacie politike, asnjë  mashtrim, asnjë manovër e spekulim nuk i mbulon dot skandalet e pafund të kësaj farë Rilindjeje.

Nëse do të zhvillohen votime për pushtetin vendor me 30 Qershor 2019, kjo të shënohej në historinë jo vetëm shqiptare por edhe europiane, se si në një shtet si Shqipëria që pretendon se është shtet demokratik ku po zhvillohet fushatë elektorale dhe zgjedhje një partiake pa opozitën, dhe kur opozita  është jashtë parlamentit dhe në protestë kundër juntës së pushtetit, kundër vjedhjes dhe blerjes së votës dhe të pushtetit nga ana e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat