Pakti me tiranët?!

Opinione

Pakti me tiranët?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 25 qershor 2019 Në ora: 22:44
Skënder Mulliqi

Njerëzit të cilët nuk kan iniciativa të mira, është shenjë e karakterit të dobët , është kapitulim dhe dorëzim për të bërë diqka të mirë në këtë jetë.Opurtunizmi, pastaj lëshimet dhe mos programimi I jetës janë nënqmuese për secilin njeri normal.Kjo I ngjanë asaj kur shikohemi në pasqyre dhe ia bëjmë qefin vetit , se dukemi mirë. Nese nuk i provojmë zotësitë tona , nese nuk rezistojmë para sfidave të jetës ,sado të vështira qofishin ato, e kemi pranuar kapitulimin e turpshem .

Nuk ka gjë më keq dhe me tragjike kur e dimë së nuk e kemi situaten e mirë , dhe pak behemi me dert, duke I lënë punët më shumë stihisë. Na është humbur interesimi për gjithë ate që jetën e bënë të mirë.Na është humbur interesimi për të gjetur forcë të bëjmë ndryshime pozitive aq të nevojshme për shoqërinë tonë të re. Paftyrësia e ka mbuluar qdo pore te jetës . Nuk po shohim para vetit së sa janë bërë agresivë njerëzit e politikës dhe të biznesit, duke parë që kemi mbetur tu kqyrë seri, thua së vetevetiu bëhët mirë. E kjo nuk ka mundësi kurrë të ndodhë.

Ai që nuk lufton për të drejtat e veta legjitime , nuk ka qka kerkon që dikush tjetër të lufton për te. Shumicen i ka mbuluar paftyrësia , I ka kapluar lakmia për para dhe për pushtet .Po bëjnë tregti më fatin tonë në emer të demokracisë , e ne kemi pranuar paktin më tiranët?! Madje që është më keq shumë të rinj po I imitojnë .A ka gjë me tragjike kur e keqja fillon të na bëhët kulturë?Sigurisht së është shumë tragjike për një shtet dhe komb .Ky sindrom I keq po shkel gjithqka para vetit.Kjo është fotografia me e keqe e mundshme e fatit tonë .Ata që po kan mundësi të ngjiten në pushtet, edhe nese kan qenë’njerëz të mirë”, po I kaplon arroganca, lakmia për pasurim të paligjshem e qka mos tjeter negative.Kur njerëzit nuk arrijnë të bëjnë dallimin e arrogancës, përfitimit të paligjshem, agrisiviteteve , kjo është e dhembshme dhe tragjike. Thuhet së :”Kush të respekton dhe kush të qmon kur ne vetën tonë nuk e qmojmë , e as nuk e respektojmë “.

E gjithë kjo nuk është një predikim vetem moral, por praktikisht po heqim dorë nga vetevetja. Së na duhet aktivitet I gjithëmbarshem, së na duhet një zgjim njerëzor e kombëtar, tashmë nuk ka diskutim.Na duhen fytyra të reja në politikë, nese ia duam sado pak të mirën vetit, dhe shtetit.Kemi ende patriotë , kemi njerëz të cilëve nuk iu nevoitet fama, e as paraja , që të kemi shtet dhe mirëqenje të duhur. Shtrohet pyetja logjike, a i deshiron populli njerëzit e tillë?Do të duhej ti deshiron , por deri më tani kan qenë shumë indolent.Përformanca aktoreske sigurisht së nuk I vyen këtij populli .

Pasojat e tjeterësimit të pushteteve të cilat I patem deri më tash nga populli , janë bërë tepër të mëdha.Është faktike së pushtetet kan mbetur pa popull, veq kur atyre ju duhen për vota. Dhe, aq me keq kur populli më perjashtime , mbetet pa udhëheqje të mira shtetërore .Kjo nuk është e metë morale, e cila bën të përmirësohet me apele sterile. Kemi disa udhëheqes cinik, njerëz të opsesinuar per pushtetit apsolut, njerëz të cilët I votuam ashtu kotazi, e përfituam fytyra politike të pa dobishme , fytyra që nuk e degjojën zërin e sovranit, fytyra politike të cilët nuk lexojnë, dhe nuk dinë asgjë, veqse i adhurojnë deri në pafundësi fotografitë e tyre. Pushtetet e deri sotme nuk deshen dhe nuk I kuptuan idealet.Idealet I kuptuan sipas logjikës së tyre . I kuptaun sipas planeve të tyre.Rruga e keqe e tyre dhe heshtja e popullit, fatkeqëisht po shkojnë bashkë ne nje binar…Deri kur se…? Arroganca prishë punë, por arroganca apsolute bën dëme apsolute …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat