Sot, Shqipëria në një boshllëk historik dhe demokratik

Opinione

Sot, Shqipëria në një boshllëk historik dhe demokratik

Nga: Skënder Kapiti Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:28
Skënder Kapiti

Bëhen apo nuk bëhen votime me 30 Qershor 2019, kjo datë është dita e betejës për demokracinë.

Kjo sepse Shqipëria ka hyrë në një boshllëk, në një vakum historik dhe demokratik. Sot është një gjendje e rëndë krize, më e madhja që nga koha e hyrjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Gjendja ka precipiuar kundër demokracisë, kundër kohës dhe kundër historisë.

Shqipëria ka hyrë në një rreth vicioz antipolitik, antidemokratik,të kriminalitetit dhe të mafies.

Në botë, madje edhe në botën demokratike ka mafia, në çdo shtet ka mafia por Shqipërinë, shtetin shqiptar mesa duket e ka kapur mafia si një oktapod gjigand që po e çon Shqipërinë në humnerë pse jo edhe pranë konfliktit e përplasjes civile.

Këtë boshllëk apo vacuum politik, demokratik dhe historik që e ka zënë kriza e thellë. Pushteti i kryeministrit gabon shumë rëndë kur mendon se ai dhe qeverisja e tij do të dalin nga kriza duke e thelluar atë me arrogancën e zgjedhjeve të datës 30 Qershor 2019 .

Zgjidhja e krizën nuk bëhet duke e rritur dhe thelluar atë.

Pasojat për këtë do t‘i paguajë pushteti dhe qeverisja e cila sot mendon dhe  punon që krizën ta zgjidhë duke e thelluar atë.

Edhe ndërkombëtarët gabojnë kur tolerojnë dhe nuk ndërhyjnë nga afër dhe pranë për ta parë, monitoruar dhe vlerësuar realisht gjendjen në Shqipëri përse ajo ka precipituar deri këtu, për të mos lejuar degradimin edhe më keq akoma.

30 Qershori 2019 është dita finale e betejës për demokracinë. Kjo betejë është meritë e Partisë Demokratike të reformuar dhe të motivuar për ta ndarë Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga trashëgimia dështake e së kaluarës komuniste dhe nga pasoja e asaj trashëgimie, që është ky tranzicioni i stërmundimshëm 30 vjeçar.

Ashtu sikurse dhe 30 vite më parë ishte po Partia Demokratike ajo e cila ishte në ballë dhe për meritë të së cilës erdhi dhe u përshpejtua rënia e komunizmit, edhe sot , edhe tani pas 30 vitesh është Partia Demokratike e cila sot proteston kundër regjimit korruptiv, antidemokratik dhe të kriminalizuar të qeverisjes së Rilindjes, regjim  i  cili tashmë ka dështuar dhe është bërë i neveritshëm, sidomos pas plasjes së skandalit të blerjes së votave në bashkëpunim me mafien e krimit e të drogës të cilat i nxori në dritë gazeta më e madhe europiane “Bild”.

Është jo vetëm e çuditshme por e llahtarshme me ato se çfarë kjo gazetë paraqiti para syve dhe u dëgjua nga veshët e publikut shqiptar dhe të atij ndërkombëtar të këtyre turpeve e skandaleve të këtij pushteti. Do të ishte e mjaftueshëm vetëm skandali më  i  vogël, ai i fjalorit të ndyrë prej rrugaçi dalë nga goja e këtyre përfaqësuesve të lartë në detyrë dhe në pushtet që kjo qeveri minimalisht do të duhej të kishte rënë. 

Është turp dhe skandal edhe për shumë intelektualë e media indiferente, frikacake dhe më së shumti qëndrimi mercenar dhe amoral   i tyre përballë këtij realiteti traumatik ku e ka çuar vendin ky pushtet.  Kur shikon nëpër televizione të ashtuquajturit  rilindas dhe avokatët e tyre të shitur e mercenarë si gazetarë, të ashtuquajturish opinionistë e analistë sejmenë e sahanlëpirësisht të cilët mundohet të mbrojnë dhe t’i justifikojnë “intelektualish” këto turpe e skandale të paprecedenta për një vend dhe një shtet normal  demokratik por madje të padëgjuara as në diktatura.

Kundër këtyre turpeve dhe kësaj “mizerjeje” demokratike proteston përsëri pas 30 vitesh Partia Demokratike, e cila tashmë ka për mision ndarjen nga regjimi gjysmëdiktaturë dhe prej regjimit të korrupsionit, për t’u ndarë prej të këqijave demokratike që i  polli ky tranzicion politiko-demokratik i shtrembëruar.

 Nuk mund t’a shpëtojë nga ndëshkimi rilindjen as alibia djallëzore e saj duke u përpjekur dhe justifikuar me të kaluarën, kur ajo është vetë korrupsioni, zullumi, droga, krimi dhe vjedhja e votës sot. Është antiintelektuale dhe anormale që dështimet e veta me pasoja të rënda shoqërore e kombëtare që të përpiqesh t’ia faturosh opozitës ,ose të përpiqesh që ta bësh edhe opozitën bashkëfajtore sot.

Kjo është vetëm një marrëzi diabolike që e ka pasur  në shpirt regjimi komunist prej nga i cili e ka si trashëgimi ky regjimi  i sotëm, regjim i cili po shkon të vetëciklohet edhe në pushtet në zgjedhjet antidemokratike dhe moniste të 30 Qershorit, por që opozita nuk do t’i lejojë ato dhe as që  do të njihen edhe poqese ato të bëhen nën mbrojtjen e sigurinë e regjimit policor.

Dhe kurrë nuk do të ketë mundësi që institucionet demokratike të BE-së të njohin, të monitorojnë dhe as të vëzhgojnë zgjedhje e votime një partiake kur edhe ka një dekret të Presidentit që i ka anuluar ato.          

Sido që rrjedhin ngjarjet, 30 Qershori do të shënojë pikën e kthesës së madhe, fillimin e konsolidimit të demokracisë, fundin e autokracisë së krimit, korrupsionit dhe të blerjes së votave gjë të ciën e ka marrë përsipër opozita politike, Partia Demokratike, lideri i saj Lulzim Basha, dhe populli shqiptar.

Përmirësimi dhe rruga për nga më e mira janë të pashmangshme.

Ka pengesa, por nuk ka këputje drejt progresit dhe nga më e mira. Ka regres por ai është i përkohshëm.

E mira do të ishte që regresi të mos shkaktonte dhimbje dhe vuajtje të pa merituara dhe as sakrifica të mëdha e të dëmshme kombëtarisht. Prandaj duhet që pushteti dhe pozita sot në Shqipëri të mendojë mendueshëm dhe gjykueshëm, sepse pushteti është kalimtar ndërsa shoqëria dhe shteti janë të përgjithmonshm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat