Roli i Gjermanisë në proceset në Kosovë

Opinione

Roli i Gjermanisë në proceset në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:04
Shpend Salihu

Duke iu falenderuar, shtetit Gjerman në bashkërendim me SHBA, Anglinë, dhe Francën, në vitin 1999 u bë intervenimi ushtarak i trupave aleate të NATO-së ndaj caqeve serbe dhe erdhi deri te çlirimi i Kosovës. Mos të harrojmë se pas luftës në Kosovë, shteti Gjerman dha kontribut të pashtershëm në drejtim të konsolidimit të institucioneve të përkohshme vetë-qeverisëse të Kosovës përmes strukturave sikurse që janë: OSBE, KFOR, GIZ etj. Duke iu falenderuar shtetit Gjerman u bë edhe promovimi dhe afirmimi i Kosovës në rrafsh ndërkombëtar si dhe iu dha përkrahje masovike Kosovës në Parlamentin Evropian dhe strukturat tjera të Bashkimit Evropian. Trupat e shumta ushtarake të KFOR-it Gjerman i dhanë mbështetje logjistike FSK-së dhe përkrahje e trajnime në doktrinat e trajnimit dhe taktikat të ndryshme ushtarake nga shteti Gjerman, shumë kuadro të FSK-së dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit mbajtën trajnime, seminare dhe specializime në shtetin Gjerman. Shumë kredi dhe grante e subvencione erdhën nga shteti si dhe me iniciativën e Gjermanëve nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Mos të harrojmë se Gjermania ka primatin në struktura Evropiane dhe se është faktori kryesor i cili mund të ia hapë dyert  liberalizimit të vizave Kosovarëve e gjithashtu me iniciativën e Gjermanëve dhe nëse arrijmë të konsolidojmë marrëdhëniet me shtetin gjerman, të i përfillim rekomandimet, udhëzimet dhe instrukcionet e qeverisë Gjermane, Kosovës do ti hapen dyert drejt bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Roli i shtetit gjerman është vendimtar në këto mekanizma të cekur dhe mund të ndikojë në aderimin e Kosovës në këto mekanizma. Derisa ne, rrimë duke komentuar se na duhet ushtria e Kosovës dhe NATO, vetë fakti se NATO është prezent me Kosovë, është një garancë për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Duke mos injoruar e as shpërfillur aleatët e tjerë të Kosovës të cilët dhanë kontribut të pakontestueshëm për lirinë dhe mëvetesinë e Republikës sonë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si i mbajmë raportet me shtetin Gjerman. Ambiciet e Kosovës janë BE dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës përmes kredive, huave dhe granteve Evropiane, e jo OKB e as NATO sepse burokracia e OKB-së dhe pengesave që i vijnë Kosovës nga Rusia dhe Kina konfirmojmë që edhe për një periudhë të gjatë kohore Kosova, nuk do ketë ulëse në OKB, andaj në këtë etapë të zhvillimit të proceseve politike konsolidimi i marrëdhënieve me shtetin Gjerman është një garancë për aderimin e shtetit të Kosovës në struktura Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat