Fjala publike në peshojë

Opinione

Fjala publike në peshojë

Nga: Skënder Karaçica Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:21
Skënder Karaçica

Debatet në TV hiq më shumë se sa zhurmë...!

Në debatet publike në TV (Tiranë) që kanë të bëjnë me aktualitetin  e zgjedhjeve vendore (30 qershor 2019), në studiot e këtyre mediumeve po parakalojnë të (njëjtit) analistë nga Tirana dhe Prishtina(!) që nuk ke se çfarë të dëgjosh hiq më shumë se sa zhurmë të neveritshme...!

Fjala publike në peshojë...!

Debatet  lidhur me problemin e krizës politike në Shqipëri dhe zgjedhjet më 30 qershor 2019,analistët po i shpjegojnë për shikuesit shqiptarë me fjalën publike në peshojë,që,në të shumtën e herave ne këndej ekranit të TV-së nuk na mbetet tjetër pos të mbyllim TV.

Pse të njëjtit analistë (të majtë e të djathtë)vijnë në studiot e TV-së dhe në këto paste të rënda, nga redaksitë nuk përzgjidhen analistë tjerë nga bota akademike dhe universitare, diplomatë dhe miq të respektuar të Shqipërisë nga Evropa dhe SHBA-ja?

Koha ka treguar se kur përsëriten përditë të njëjtit (analistë)në TV në Tirnaë, kujtoj se humbin interesimin para shikuesve dhe bëhen ,,lojtarë,, të dobët që, dorën në zemër i kemi parë se si ata nganjëherë fjalën publike e vejnë në peshojë përmes zhurmës dhe mungesës së kulturës në debatet televizive.

Analistë politikë, kujdes me fjalën publike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat