Kryeministri Rama u shpalli luftë shqiptarëve!

Opinione

Kryeministri Rama u shpalli luftë shqiptarëve!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:24
Sherif Ramabaja

Është për keqardhje se si kryeministri Rama arriti ta elektrizoi dhe polarizoi shoqërinë shqiptare në përmasa të tilla. Përçarjen e ka orientuar në mes partive dhe individëve duke insistuar që situata të eskaloi me të vetmin qëllim që të jetë sundimtar absolut i Shqipërisë. Diçka të tillë kishin arritur vetëm diktatorët si Stalini, Lenini, Mao, Enveri dhe tash së fundi Maduro, Kim jong Un,Vuçiçi, Putini, Erdogani dhe kryemistri shqiptar Rama. Diktatorët mendojnë se tërë bota është kundër tyre dhe vetë janë të verbuar, pas të “drejtës” së tyre. Kjo çështje në psikologji njihet si humbje e sensit me realitetin dhe arsyen.

 Sikur kryeministri Rama të mos e humbiste sensin mbi realitetin, nuk do ta padiste gazetarin gjerman të Bildit që ua nxorri të palarat pushtetarëve të tij. Askush nuk ka asgjë ndaj Partisë Socialiste, përkundrazi kjo parti është shumë e respektuar nga shqiptarë kudo që janë. Kërkohet që  Parti Socialiste ta ndjek traditën evropiane të partive simotra dhe të shkëputet nga e kaluara diktatoriale enveriste. Drejtuesit e saj mos ta pengojnë reformimin e saj konform rregullave demokratike dhe mos ta uzurpojnë partinë, për arritjen e qëllimeve të tyre, për ta veshur veten me pushtet absolut.

 Opozita i filloi protestat, po ato u masivizuan dhe u krijua një lëvizie që kërkon ndryshime. Me keqardhje, po e vërtetë, kryeministri Rama po i fryen zjarrit të përçarjes : ne dhe ata, Partia Socialiste asnjë milimetër nuk tërhiqet mbrapa. Koha t´i shkulim e godasim etj. Janë vetëm disa epitete të tij për “armikun” e popullit.

 Zoti kryeministër duhet ta kuptoi se nuk është kjo lojë basketbolli.Thirrjet e tilla të kryeministrit Rama janë thirrje për goditje, program i diktatorëve që kërkojnë viktima.

 Tash së fundi populistët dhe minidiktatorët e tillë që nga Austria, Franca, Gjermania, Holanda etj. pësuan humbjen e rradhës në zgjedhjet e EU dhe morën teposhtëzen ashtu si e merituan. Shekulli 21 që është shekull i zhvillimit digjital dhe i industrisë 04, do të duhej që edhe ne të na nxiste për zhvillim dhe mirëqenje kombëtare. Kryeministri Rama duhet të jetë i bindur se vetëm do ta presin deri ku shkon çmenduria e njeriut, sepse edhe vetë do të habitet se ç´do e gjej. Jo nga shqiptarët, sepse ai ata as që i llogaritë për njerëz, po nga bashkësia ndërkombëtare.

 Ata e patën pritur dhe patën durim edhe ndaj diktatorit dhe kriminelit serb Millosheviqit, po në fund të gjithë jemi dëshmitar se ç´far e gjeti. Kryeministri Rama i pati të gjitha mundësitë që problemet t`i orientoi në institucione dhe të kërkoi zgjidhje optimale për të mirën e popullit shqiptar. Atij nuk i bënë përshtypje protestat e studentëve që ishin paralajmërimi i parë i paknaqësisë. Dorëzimin i mandateve të deputetëve e mori me tallje. Në vend që të ofronte zgjedhje nacionale, ai vuri datën për zgjedhje të bashkësive, në mënyrë që ta rrëmbej pushtetin absolut dhe të shpallet diktatori i shekullit 21 i popullit shqiptar. Shtrohet pyetja ç´i duhen zgjedhjet me vetëveten.

 Diçka të tillë ofrojnë vetëm autokratët dhe diktatorët. Atyre nuk u intereson se ç´mendon populli apo bota për ta.

 Për destabilizimin e Shqipërisë punojnë shumë qarqe, sidomos ato serbe dhe ruse. Janë edhe grupi tjetër që duan zgjidhjen Kosovë - Serbi sipas formulës për ndarjen e Kosovës. Ata sipas statistikave të deritashme e dinë se gjithmonë i kanë ndarë tokat shqiptare me lehtësi dhe pse mos t´i ndajnë sërish. Personat e përshtatshëm për një pazar të tillë janë Kryeministri shqiptar Rama dhe kryetari i Kosovës Thaçi. Premtimet që ata ua bëjnë tandemit Rama – Thaçi nuk janë krejtësisht të njohura, përmendet Haga, ndoshta edhe pushtet të përjetshëm. Kryesore është që ta pranojnë formulën e tyre.  Deri ku do të arrij Serbia në trojet shqiptare e dinë vetëm qarqet e tilla, Serbia dhe Rusia. Ne sna mbetet tjetër pastaj, ose ta pranojmë planin e tyre të propozuar dhe obligues, ose do të humbim gjithçka, sepse do na kërcënojnë që të na lënë vetëm. Për momentin për kompromise të dhimbëshme janë vetëm Thaçi dhe Rama. Si kompenzim këta po na ofrojnë bashkim kombëtar, po sa ia vlen bashkimi kombëtar kur Kosova do të ndahet sipas apetiteve të Serbisë që nuk do të ngopej po të arrij deri në Durrës, që ishte synim i kahmotshëm i saj. Politikanët shqiptar edhe një here po tregojnë se sa të papërgjegjshëm janë. Fatkeqësisht kush nuk mëson prej historisë dhe pësimeve i përsëritë ato. Ky është një sinjal që dikush duhet të përpiqet për një ndryshim dhe për një fillim të ri. Me këta politikaj që i kemi nuk priten ndryshime as në Shqipëri, as në Kosovë dhe as në Maqedoni. Vetëm një klasë e politikanëve të rinj mund ta sjell ndryshimin për shpëtimin e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat