Kryepopët serb edhe pas 20 vitesh nga Gezimastani, lëshojnë klithma për luftë

Opinione

Kryepopët serb edhe pas 20 vitesh nga Gezimastani, lëshojnë klithma për luftë

Nga: Skender MULLIQI Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:49
Skender Mulliqi

Gazimestani, ky vend nga i cili serbet edhe pas 20 vitesh leshojne klithje per lufte, klithje per ripushtim te Kosoves. Hyra ne Fb si zakonisht dhe e pashe nje video te postuar , se si Popet serbe te veshura me te zeza, me mjekerra te bardha e disa edhe me te zeza, ne vend te liturgjise fetare, merreshin me politiken e tyre te zakonshme ne raste te tilla, duke kerkuar gjakderdhje te reja, duke kerkuar rikthim ne "Token e shenjte".Folesi ne bine ishte nje pop te cilit as qe desha te ja mesoj emrin , i ngarkuar me shovenizem serbomadh.Ai nga Gazimestani ku serbet para shume kohe e kishin humbur betejen , e quan NATON organizate terroriste.I gjithe fjalimi i tij ishte i karakterit politik.

Me shume dukeshin "predikues fetar", se sa kishin ardhur njerez te zakonoshem nga Serbia dhe Kosova.E gjithe ikonografia e tyre , flamujte dhe veshja , ishte provokuese.Valonin flamujt e shovenzimit serbomadh kurre i pashuar.Kishin sjellur edhe femije te cilet ju bashkangjiten kenges per Kosoven dhe Metohine si e quajne ata rregullisht. Kisha Ortodokse Serbe ishte dhe ka mbetur nxitesja per lufte kunder shqiptareve ne tokat e tyre. Si eshte e mundur qe organet tona relevante te lejojne manifestime te tilla te nje shteti tjeter . Serbia ishte vetem okupatore e asgje me shume .Pamjet e sotme ne Gazimestan ishte dashur tua kendellin kokat disa udheheqesve tane , qe mos te behemi argat i djallit, mos ti behemi kumar i atyre qe na vrane e maskaruan qe 100 vite me radhe dhe ne vitin 1999.

A jemi more ne ne Tul te Bukes, siq thote nje fjale e popullit qe po perqahemi, se po perlahemi, se nuk kemi unitet ne momentet me delikate , kur duhet mbrojtur atdheu me qdo kusht, siq e mbrojten shume martire, deshmore dhe heronje te kombit.Nuk u derdhe gjaku historikisht qe te neperkembet ky gjake nga kushdo qofte ai. Ka shqiptaria djeme sokola, ka djeme dhe vajza qe nuk u dhimset asgje ne mbrojtje te tokave tona.Kur serbet nuk heqin dore ripushtimi i Kosoves, ku jemi ne more burra?!Mos valle gjithmone ky popull eshte i 'detyruar' te vuaj.Krykrimineli, Millosheviq, nga ky vend e nisi luften kunder shqiptareve, dhe per qudi ne lejojme , qe nga Gazimestani te leshohen zera te Millosheviqve te ri e te vjeter per lufte dhe qfarosje ndaj popullit shqiptare!!! Mblidhni mendet burra te kombit, se mos uniteti yne , perqarjet jane duke na mbytyr per se gjalli. Keto perqarje dhe lufte per pushtet, jane duke e pru ne pyetje fatin tone .Mjafte me budallakina, sa nuk eshte bere vone. Armiqet me te cilet rrethohemi, jane duke i ferkuar duart dhe duke bere sehire per ti realizuar edhe njehere apetitet e tyre te pashuara per ripushtimin e tokave tona.Ne Veri serbet rrenacak si gjithmone po e pregadisin terrenin per "katastrofen humanitare" qe fsheh formimin edhe te nje "Republika Serpska" ne Kosove...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat