Kur pushteti i vogël duket më i madh se populli i madh

Opinione

Kur pushteti i vogël duket më i madh se populli i madh

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:57
Skënder S. Kapiti

Nuk do ndalem këtu me fjalë filozofie dhe as akademie për demokracinë, sepse për të kanë shkruar e stërshkruar filozofë, ideologë, politikanë, akademikë dhe intelektualë të shumtë.

Që pushteti i vogël të duket e të paraqitet si më i madh dhe më i fuqishëm se sa populli i madh, kjo vertetohet p.sh. në Shqipëri.

Demokracia është një koncept që ka të bëjë me pushtetin, dhe pushteti është problemi më i ndërlikuar me të cilin përballet vazhdimisht shoqëria.

Ashtu siç realiteti i këtij tranzicioni ka rezultuar në Shqipëri, ky realitet pyet se: a është e mundur demokracia?!

Dhe pse në Shqipëri demokracia nuk po zgjedh në pushtet më të mirën, ose pse nuk zgjedh të keqen më të vogël, atë e cila i bën sa më pak dëm popullit dhe shtetit?!

Populli, pushteti i tij, në kohët moderne identifikohet me të ashtuquajturen demokraci, pra idetitifikohet me sundimin e qeverisjen e popullit. Kjo presupozon demokracinë.

Por ku është sot demokracia në Shqipëri?

Demokracia në Shqipëri është “kudo” por vetëm në popull jo, sepse populli shqiptar realisht akoma as sot nuk qeveris. Demokracia është larg popullit dhe jasht tij.

Populli në Shqipëri nuk ka realizuar demokracinë, pasi akoma nuk është realizuar demokratikisht vullneti i tij, përderisa akoma nuk janë zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme e të pamanipuluara. Edhe, nëqoftëse do të ishin zhvilluar zgjedhje të lira e të pamanipuluara, por edhe përderisa rezulton kjo gjëndje derexheje krizash korruptive, amorale dhe të kriminalizuara politike, juridike dhe institucionale atëhere do të lindëte pyetja se a është e mundur demokracia, apo është një iluzion e utopi?!

Dhe nëse demokracia rezulton si manipulim atëhere ajo nuk është demokraci, dhe populli nuk qeveris, por qeveris politika dhe pushteti i vogël manipulator dhe mashtrues.

Prandaj akoma edhe sot shqiptarët janë me ankesa dhe vazhdimisht në protesta, ku përballen ajo se çfarë duhet, me atë që është në pushtet, me atë që nuk duhet të jetë atje lart, atje ku duket i madh e i fuqishëm.

Pra akoma në Shqipëri ka protesta të popullit të madh kundër pushtetit të vogël i cili ia ka rrëmbyer madhështinë, pushtetin, sovranitetin dhe pasfidueshmërinë popullit të vet.

Pra sot pushteti është atje ku nuk duhet që të jetë, sepse pushteti sot është mbipopulli, larg popullit dhe i painteresuar për popullin.

Sot pushteti po përballet me realitetin që ai vetë e ka prodhuar dhe që ai e ka keqmodeluar.

Prej këtij pushteti dhe prej kesaj politike demokratike, shqiptarët vuajnë padrejtësie dhe marrin arratinë nëpër Europë. Se sa e vërtetë është fakti se në Shqipëri pushteti i vogël duket me i madh se sa populli i madh këtë e ilustron fakti i guximit të keqqeverisjes së Regjimit “Rama-Rilindja”, ku një grup apo klikë e vogël aparatçikësh “rilindasish” e burokratësh kryeministrorë të korruptuar e të kriminalizuar në bashkëpunim me mafien e hajninisë dhe të drogës kapën shtetin dhe sunduan ligësisht dhe me papërgjegjshmëri popullin shqiptar.

Europa dhe eksperimenti i radhës i saj me Shqipërinë

Çuditërisht ndodhi edhe kjo: Pushteti i vogël socialist në Shqipëri mbështetet edhe nga Perëndimi Demokratik sot në kulmin e krizave të rënda që kanë ardhur prej qeverisjes socialiste.

Perendimit, BE, OSBE e të tjerw e të tjerw, ata që njihen si bota Demokratike, realisht sot nuk është se po u intereson shumë demokracia dhe standardet demokratike në Shqipëri, p.sh. ato njohim por edhe po i pranojnë zgjedhjet vendore Socialiste jodemokratike dhe monopartiake të 30 Qeshorit 2019, të paktën deri tani të Premten me 28 Qershor 2019 , dy ditë para votimeve Socialiste.

Dhe kjo po ndodh me indiferentizmin miratues të BE-së 30 vjet pas kohës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Për shumë prej tyre, demokracia dhe parimet demokratike nuk kanë shumë rëndësi në Shqipëri. Shumë shtete e politikanë pushteti në Perëndim e rëndësishme për ta, dhe kryesore është interesi i tyre kombëtar, strategjik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik, interesi ekonomik dhe siguria e mirëqënia e shteteve të tyre.

Në këtë këndvështrim ata edhe kanë mbështetur, njohur e përkrahur edhe regjime jodemokrartike, udheheqësa autoritaristë kur atyre ua don interesi.

I mirë për perendimin është stabilokracia edhe e korrupsionit, e drogës dhe autorikracitë derisa ato përputhen dhe u shkojnë sipas interesave të perendimoreve.

Stabilokracitë autoritariste dhe regjimet politike edhe të kriminalizuara e të korruptuara si ky i sotmi në Shqipëri çuditërisht perendimi sot bën shurdhin dhe të paditurin ndaj tij. P. sh. si ta gjykojmë qëndrimin “indifferent” dhe madje inkurajues e tolerant të BE-së dhe të SHBA-ve për legjitimitet të zgjedhjeve socialiste të 30 Qershorit në Shqipëri, qëndrimin indiferen dhe pse jo edhe normal të tyre për skandalin e madh të përgjimeve ku tregohet se qeveria ka bashkëpunuar me krimin organizuar për të blerë votat. Dhe si qënkan normal për perëndimin zgjedhjet e ç’dekretuara të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe caktimi prej tij i një date tjetër dhe jo që votimet të mbahen në një situatë kritike krizash?

Ky qëndrim i BE-së karshi krizës së thellë gjithinstitucionale në Shqipëri, ndaj kësaj farse votimesh moniste dhe antidemokratike të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së saj me 30 Qershor 2019 a mos tregon se ky për Europën është një eksperiment tjetër i radhës me Shqipërinë, ashtu sikurse Europa bëri eksperment me coptimin e trojeve shqiptare në vitin 1913, dhe po ashtu Europa i “braktisi” shqiptarët në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe i la shqiptarët për 50 vite nën mëshirën e një diktature komuniste unikale në botë si ateiste dhe antihumane. Pra ashtu sikurse edhe bën eksperimente me demokracinë dhe me të këqijat e saj prej 30 vitesh në Shqipëri duke e mbajtur Shqipërinë qëllimisht jashtë antarësimit për në BE?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat