Serbia nuk e ndal krimin kundër njerizimit! - Bota Sot
Serbia nuk e ndal krimin kundër njerizimit!

Opinione

Serbia nuk e ndal krimin kundër njerizimit!

Nga: Milazim Maraj Më: 29 qershor 2019 Në ora: 06:21
Milazim Maraj

Helmet serbe kaluan ilegalisht kufirin dhe u futën në Itali. Nga aty do të shpërndaheshin në terë BE. Këto eksperimente serbe, shqiptaret e Kosovës i përjetuan me vuajtje, shekuj më radhë, lufta Biologjike serbe në Gadishullin Ilirik nuk u ndal kurrë në Kosovë mbi popullin shqiptarë. Kosova  nuk kishte ekspert dhe as mundësi që të bëjë analiza shkencore për të dëshmuar një gjë të tillë nuk gjeti as përkrahje ndërkombëtare. Nuk ishte faktor ndërkombëtarë që të ketë qasje në institucione ndërkombëtare për të arritur dërgimin e informacionit dhe trajtimin e tij në Botën e qytetëruar. Në vitin 1990 në Kosovë shteti serb për mes të eksperteve ushtarak helmoj 7421 nxënës dhe student shqiptarë në Kosovë. Kjo ngjarje tragjike nuk preku në ndërgjegjeje te kompetentëve në Evropë dhe Botë. Kjo heshtje ndihmoj shtetin kriminel serb të fsheh krimin masiv kundër shqiptarëve të pa fajshëm të Kosovës. Një reagim po thuaj i vetëm ishte reagimi i ministrit të shëndetësisë në Francë Z.BernardKushner i cili në shenjë proteste dha dorëheqjen nga pozita e ministrit të shëndetësisë. Kjo heshtje ishte stimulim i krimit shtetëror serb. Krimi i stimuluar nga shtetet e Evropës tani ka  filluar të jep metastazat e veta në Itali dhe shtetet tjera të BE. Taksa 100%. Kosova do të duhej të ndërpres futjen e mallrave nga Serbia jo për çështje politike dhe sjelljeve agresive të Serbisë por çështje të mallrave të helmuara që vijnë nga Serbia. Kjo nuk duhej të kufizohet më njohje reciproke të shtetësisë, por deri sa të bindemi se Serbia ka hequr dorë nga krimet e tilla. Rasti i koncentratit në Pizë të Italisë është një indikator tjetër që Serbia vazhdon prodhimet e veta për lifte biologjike  kundër njerizimit në BE dhe më gjerë. Këtë sulm më armë biologjike të organizuar nga diversantët serb e zbuluan inspektoret e Holandës dhe Gjermanisë. Policia Italiane ka  arrestuar 8 persona por i nënti që është drejtor i kësaj ndërmarrje të rrezikshme ka ikur ai është serb. Serbia nuk ka bashkëpunuar më policinë Italiane nga se është çerdhe kriminelesh ajo njihet tani botërisht si strehë për kriminelet, ky hezitim për të bashkëpunuar më organet hetuese të Italisë është një tregues së shteti serb është i implikuar në këtë krim. Sipas raporteve të Policisë Italiane bëhet fjalë për një bandë kriminale. Ata deri tani kanë konstatuar së koncentrati si lëngë molle i helmuar ka ardhur nga Serbia dhe së Serbia nuk ka qen bashkëpunuese për zbardhjen e këtij krimi. Ekspertet inspektor holandez dhe gjerman kanë konstatuar së ky lëngë mbanë materie helmuese nga një herë me koncentrim të lashtë të Patogjeneve. Mediat italiane bëjnë të ditur së behët fjalë për një sasi prej 1411 tonelatave koncentrat i helmuar vlera e koncentratit 5 milion euro. Ky lënge i helmuar ishte i dedikuar për prodhimin e marmelatave dhe xhemrave në Itali dhe shtetet tjera të BE. Dokumentacioni i këtij koncentrati të helmuar ishte falsifikuar si koncentrat organik. Kjo ngjarje e dhimbshme dhe shumë e rrezikshme, do të duhej të jetë alarm për Kosovën dhe institutet e saj relevante, alarm për shtetet tjera që kanë marrëdhënie tregtare më Serbinë. Produktet e Akademisë Serbe me edukatën e saj kundër njerzimit po japin rezultatet e veta. Serbia ka edukuar njerëz sadist që jetojnë në fatkeqësinë e tjerëve. Aksionet më armë për shkatërrim në masë nga Serbia nuk janë të rastit dhe as për herë të parë. Studimi i këtij helmi dhe efektet e tij në organizmin e njeriut do të zbulojnë qëllimin e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse në Evropë dhe Botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat