Kosova u përdhos në Gazimestan

Opinione

Kosova u përdhos në Gazimestan

Nga: Rexhep Torte Më: 29 qershor 2019 Në ora: 09:07
Rexhep Torte

Lidershipi aktual i Kosovës nuk reagoi të paktën as edhe me ndonjë kritikë, apo  me ndonjë demarsh diplomatik kundër Serbisë për fjalimet nacionaliste, provokuese dhe luftënxitëse që popat serbë i mbajtën  në Gazimestan.

Policia e Kosovës  nuk njoftoi për asnjë arrestim të këtyre popave serbë që me fjalimet e tyre nacionaliste në Gazimestan  prishën rendin e qetësinë publike.

Policia e Kosovës nuk njoftoi për asnjë person të arrestuar  edhe pse në Gazimestan u dëgjuan parrulla të shumta nacionaliste serbe.

Çdo shtet  normal do të reagonte në mënyrë adekuate pas këtyre sjelljeve  të kundërligjshme, nacionaliste, ofenduese  dhe luftënxitëse.

Serbia çdo ditë e më shumë është duke  u dëshmuar falsifikatore  kulminante  e ngjarjeve dhe fakteve historike.

Kjo  gjë ndodhi edhe më 28 qershor  2019, kur me një eufori nacionaliste serbë nga Serbia dhe Kosova arrijtën në Gazimestan për të shënuar festën e tyre të trilluar dhe aspak të argumentuar shkencërisht nga historia, një festë të  faksifikuar  dhe të mitizuar  në trojet shqiptare.

E keqja më e madhe e shënimit të kësaj feste serbe në Kosovën e lirë, të  pavarur e sovrane, është fakti si u lejua që në këtë tubim të serbëve  të përdhoset  shtetësia e Kosovës.

Qëndrimet armiqësore të Serbisë dhe të popave serbë  kundër Kosovës  përsëriten në vazhdimësi.

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, Kadri Veseli, kryeparlamantari i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeminitri i Kosovës, gjatë tërë kësaj pranvere në homazhet e organizuara në përkujtim të  luftëtarëve të rënë për lirinë e Kosovës, qindra herë e përdorën shprehjen, “Serbia do të përgjigjet për gjenocidin e kryer në Kosovë”, por vetëm me fjalë, sepse këtë gjenocid të Serbisë thuaj se e kishin harruar tashmë 20 vite.

E keqja më e madhe është se tri institucionet që i udhëheqin këta tre  udhëheqës të lartpërmendur, nuk u treguan vigjilentë ti dalin zot Kosovës, të paktën duke i paralajmëruar   popat serbë që të mos mbajnë fjalime  nacionaliste, ofenduese, provokuese dhe luftënxitëse ndaj Kosovës shtet i pavarur e sovran.

Organet policire të Kosovës duhej  të reagonin ashpër  ndaj këtyre ofensimeve provokuese  të popave serbë, të cilët nuk e kursyen as edhe NATO-n, duke e quajtur  fuqi terroriste dhe duke e kërcënuar se do tia marrin me forcë Kosovën.

Tërë bota e din se NATO është mbrojtëse e sigurië dhe e lirisë për të gjithë popujt liridashës dhe paqedashës.

Popat serbë më 28 qershor 2019 në Gazimestan treguan se  janë dorë e zgjatur edhe e politikës hegjemoniste dhe ekspansioniste të Serbisë së sotme të Aleksadër Vuçiqit.

Popat serbë dëshmuan edhe njëherë se janë vënë në shërbim të politikës nacioanliste dhe ekspansioniste të Serbisë  dhe se janë shumë larg besimit fetar.

 Besimi fetar  dëshmohet vetëm me mirësi, mëshirë, drejtësi  e fisnikëri.

Te  popat serbë këo virtyte thelbësore të besimit fetar nuk i gjën askund.

Serbia në fundshekullin e 20-të nxiti dhe shkaktoi tre luftëra gjenocidale, në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë Hercegovinë , duke shkaktuar mijëra vrasje, masakra e dhunume.

Asnjë pop  serb nuk shprehu asnjë fjalë keqardhje për gjithë këto krime e viktima të kryera nga  serbët.

Presidenca, qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet të reagojnë ashpër ndaj këtyre provokimeve nacionaliste serbe në Gazimestan dhe të mos lejojnë  kurrë më tubime të këtilla serbe në Kosovë.

Policia e Kosovës është dashur mënjëherë të reagojë dhe të ndërmerr masa ligjore ndaj popave serbë që mbajtën fjalime  ofenduese e provokuese, nacionaliste e luftënxitëse, si edhe ndaj të gjithë personave që thërrisnin parulla nacionaliste antishqiptare.

Në asnjë shtet normal nuk janë të lejueshme sjellje të lkëtilla që prishin qetësinë e rendin  publik dhe që nxisin konflikte dhe luftë.

Nëse organet udhëheqëse dhe policia e Kosovës ndaj këtyre ngjarjeve rijnë  duarkryq dhe indiferente, lirinë,pavarësinë dhe sovranitetin e Kosvës i ka hangër dreqi i mallkuar.

Thëniet e Serbisë se “Kosova është djepi i Serbisë”  e të ngjashme janë vetëm se propagabdë gënjështare e Serbisë okupatore e gjakatare.

Manifestimi serb në Gazimestan është gjë e trilluar për qëllime hegjemoniste dhe okupuese anti shqiptare.

Këtë e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të cilën jemi duke e publikuar tashmë më shumë se 20 vite, për ti bindur  serbët, popat serbë e të gjithë tjerët se ajo që thotë Serbia për Kosovën nuk është aspak e vërtetë.

Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse tregon sa e vocër ka qenë Serbia në vitin 1817, ku shifet qartë  se  Serbia ka qenë një shtet në miniaturë në afërsi të Beogradit të sotëm.

Kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817 flet qartë  se Luftën e Kosovës të vitit 1389 në asnjë mënyrë nuk mund ta kenë bërë  serbët.

Kjo hartë e Enciklopedisë Rusë e vitit 1817  tregon  se Gazimestani për të cilin Serbia dhe serbët ngrenë aqë shumë pluhur,   kryekëput është një ngjarje e trilluar, e mitizar  dhe  e përvetësuar nga serbët.

Përveç gojdhanave dhe miteve të trilluara  serbe, nuk ekziston as edhe një dokument apo fakt historik se Luftën e Kosvës e kanë bërë serbët.

Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6 nga Kaukazi.

Mbretëria Ilire që në shekullin e IV p.e. sonë ka qenë e shtrirë nga Trieshta në veriperëndin gjer në Gjirin e Artës në jug.

Sipas të gjitha dokumeteve historike pasardhës të vetëm të Ilirëve janë shqiptarët.

Serbët barbarë me luftëra të përgjakshme  i kanë dëbuar Ilirët që kanë jetuar  gjer përtej Nishit dhe në këtë mënyrë i kanë zgjeruar kufijtë e Serbisë.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në tërë Kosovën  gjenden vetëm relikte ilire.

Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë janë ndërtuar pas pushtimit të trojeve shqiptare edhe atë me pasuritë e grabitura shqiptare.

Kjo është e vërteta për të cilëm duhet të flasin dhe ta ngrenë zërin historianët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Malin e Zi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat