“Bravo”, me të vërtetë paske qenë për të prishur e kurrë për të ndrequr

Opinione

“Bravo”, me të vërtetë paske qenë për të prishur e kurrë për të ndrequr

Nga: Sulejman Mehazi Më: 29 qershor 2019 Në ora: 11:51
Sulejman Mehazi

Që 17 vjet radhazi policët maqedonas të qeverisë së Maqedonisë na skapitën duke na maltretuar, rrahur, burgosur vrarë, e ne e stolisim BDI-në 17 vjet pa ndërprerë me vota e me çfarë do lloj ministrishë. Lene këtë, po ky burri i kësaj partie na lavdërohet se e ka prishur Jugosllavinë. Sa budalla që jemi, ai lavdrohu me prishje e ne vënger rrethin e fletës së votimit për te . Ai është për të prishur e shkatëruar e ne ngaren pas tij se do ndreqe diçka. Vallahi, bilahi, tallahi s'jemi askund, a se shikoni se jemi hallakatur e prishur njësoj si Jugosllavia. Ky kishte qenë i lindur vetëm për të prishur.
-Dy herë i prishi qytetarët e Lubotenit;
-E prishi familjen e Harun Aliut;
-E prishi grupin e Kumanovës me vrarje dhe burgosje të rënda;
-E prishi me shumë aksione policore nëpër vendbanimet shqiptare e kurrë maqedonase;
-E prishi me Marëveshjen e Ohrid;
-E prishi me moralin e patriotizmin shqiptarë duke koalicionuar me partitë maqedonase;
-E prishi me rrahjen e Zijadin Selës në Parlament deri në alivanosje e agoni të vdekjes;
-E prishi me 20% e zyrtarizimit të gjuhës e kombit shqiptar;
-E prishe moralin e femrës shqiptare, Ermira Mehmetin;
-E prishe shkollimin e rregull të shkollave të mesme dhe universitetin duke marrë diploma shkel e shko;
-E prishe me "tredhjen" e shqiptarëve;
-E prishe me "bythë pambukët" e tetovarëve;
-E prishe me "stërvinat" e struganëve;
-E prishe me "bythë përlyerit" e Skuput;
-E prishe me "maxhupët" e Kumanovës;
-E prishe me "trendafilkën" e Kryetares së Tetovës, Teuta Arifin;
Na prishe e hallakate të gjithëve? jo vetëm Jugoslavinë. "Bravo" me tê vërtetê paskërkeni qenë për të prishur e kurrë për të ndrequr, "aferim"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat