Shqiptarët para maqedonasve me fjalë janë të barabartë, me veprime të fundit

Opinione

Shqiptarët para maqedonasve me fjalë janë të barabartë, me veprime të fundit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:22
Sulejman Mehazi

Për besë gënjehemi shumë keq gjoja se jemi të barabartë me maqedonasit, jo që s'jemi të barabartë, por as në rend të dytë nuk jemi. Neve maqedonasit vetëm me fjalë na flladisin se jemi diçka politikisht, ama me zemër e me dashuri na konsiderojnë të fundit e më të ligjtë, s'duan të na shohin para syve, aq urrejtje kanë sa që brendësisht, shpirtrish më shumë i duan romët, vllehët, turqit e serbët sesa neve. Ata me pas forcë bëhen më të këqinj se serbët.
Doni argumente?, ju japim.

-Nëpër institucionet shtetërore, keni vënë re, më shumë autoritet për të kryer punë kanë shërbëtorët maqedonas sesa funksionarët shtetëror shqiptar. Po qe se duam të nxjerrim pasaportën, çertifikatë të datëlindjes, letërnjoftimin, lejen e vozitjes në MPB, më shpejtë punë na kryen shërbëtori maqedonas i punësuar në MPB sesa shqiptari me punë të autoritetshme në këto sektore policore.
-Nëse shkojmë në komunat shqiptare, me autoritetin e tyre më shpejtë na kryejnë punë maqedonasit se sa administratorët shqiptar. Më respekt e sajgi kanë sherbetoret maqedonase në komunat tona sesa administratorët dhe udhëheqësit shqiptarë të sektoreve komunale.

-Gjyqëtarët maqedonas i kanë mbushur burgjet me shqiptarë, kurse gjykatësit shqiptarë s'kanë autoritet për të burgosur, bile, dhe një maqedonas të thjeshtë.

-Nëse shkojmë nëpër spitalet maqedonase, portierët te dera e hyrjes së bashku me sherbetorët maqedonas, para mjekëve maqedonas janë më të autoritetshëm sesa mjekët specialistë shqiptarë.

- Nëpër shkollat shqiptare më shumë e autoritetshme është gjuha dhe profesorët maqedonas sesa gjuha shqipe dhe mësimdhënësit ]shqiptarë. Mësimdhënësit shqiptarë administratën e shkruajnë në dy gjuhë, para maqedonisht e pastaj shqip, kurse mësimdhënësit maqedonas administratën e shkruajnë vetëm në gjuhën e tyre superiore maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat