Loja e rrezikshme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me fatin e Shqipërisë dhe gjithë kombit shqiptar

Opinione

Loja e rrezikshme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me fatin e Shqipërisë dhe gjithë kombit shqiptar

Nga: Rexhep Elezaj Më: 30 qershor 2019 Në ora: 17:31
Rexhep Elezaj

Kur, Isa Boletini e tha: ‘Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”, dhe sot në shtetin amë ku po mbahen zgjedhjet vendore farsë, kanë kaluar hiç më pak se 116 vite, ndaj thënies së tij historike për asnjë çast nuk i humbi dot pesha dhe kuptimi !

Dhe, si t’i humbasë kuptimi, kur ajo thënie e tij përmban edhe sot e kësaj dite për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, të njëjtat shqetësime dhe brenga kombëtare, kur një njeri i vetëm (sipas gjitha indikacioneve) i krisur, me emrin Edvin Kristaq Rama, madje mjerisht nga posti i kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm me fatin e saj, por të ardhmen e gjithë kombit shqiptar e ka futur në një çorrsokak me plotë rreziqe dhe dëme të paparashikueshme për kombin..!?

Ajo që çdo shqiptari nga Kosova me vise i bie menjëherë në sy, është pa dyshim, ngjashmëria e logjikës së egër politike, e sjelljeve dhe veprimeve (anti)“shtetërore” të kryeministrit E. Rama ndaj opozitës, gjegjësisht ndaj gjysmës së popullit që ai e udhëhoqi që 6 vite rresht, pikë për pikë me metodat dhe stilin e UDB-së serbe në Kosovë në kohën e okupimit të saj nga regjimi kriminal i S. Millosheviçit, të ushtruara ndaj 2 milion shqiptarëve, duke i shtypur dhe persekutuar me metoda më diskriminuese dhe nënçmuese që mbahen mend në fund të shekullit 20-të..!?

Kur në Kosovë po digjeshin në flakë dhe zjarr me qindra qytete dhe fshatra shqiptare (1998/99), në Beograd “plaka krihej”, thua sikur asgjë nuk po ndodhte atje poshtë (Kosovë), meqë edhe vetë populli i kriminalizuar serb dhe i frymëzuar deri në çmenduri me anti-shqiptarizëm, i përkrahte pa rezervë masat vrastare të regjimit të bosit të tij kundër 2 milion shqiptarëve në Kosovë, e cila politikë siç dihet, do ndëshkohet rënd nga popujt dhe qeveritë demokratike të shumë vendeve të botës në krye me SHBA-të, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, etj., përmes bombardimeve të NATO-s..!?

Kështu që, regjimi aktual në Shqipëri më ngjanë krejt me regjimin komunist të Enver Hoxhës, i konvertuar në socialist të rremë, tani më në krye me Edi Ramën, i cili sot me 30. 06. 2019, duke mbajtur zgjedhje vendore pa opozitën si dhe duke mos respektuar dekretin legjitim të presidentit Ilir Meta, për ç’dekretimin e zgjedhjeve, ka bërë shkelje të rënd të Kushtetutës së vendit. Pra, përmes ligjit të forcës (policore) duke diskriminuar rënd vullnetin popullit, duke e mohuar votën e lirë të qytetarëve të Shqipërisë, duke i injoruar dhe nëpërkëmbur kërkesat e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, nuk ka më asnjë dilemë, se pas ditës së sotme, Edi Rama me bëmat e tij prej diktatori dhe dhunuesi të ligjeve dhe normave demokratike në Shqipëri, shtetin amë të gjithë shqiptarëve e ka degraduar rënd, e ka përmbysur rendin kushtetues dhe demokratik, etj., duke e ka shndërruar në një vend diktatorial nga i cili degradim është shumë vështirë të shpëtohet. Me një regjim të këtillë monist, anti-demokratik, anti-amerikan dhe anti-evropian, Shqipërisë pa dyshim, se ia ka mbyllur dyert e përparimit, zhvillimit si dhe integrimit të saj në familjen e popujve dhe shteteve demokratike të Evropës perëndimore.

Pra, nuk ka shqiptar askund në botë i cili ndjehet mirë, kur Shqipëria nuk asht mirë dhe kur ajo ecën në drejtim të gabuar..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat