Real apo ideal- politika e subjekteve parlamentare në Kosovë

Opinione

Real apo ideal- politika e subjekteve parlamentare në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:50
Shpend Salihu

Derisa ne flasim për demarkim dhe delimitim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, e harrojmë një fakt krucial që demarkimi dhe delimitimi ose siq apostrofojmë korrigjimi i kufijve bëhet në bazë të njohjes reciproke të shteteve. Ata laik që apostrofojnë në kushtetutën e 74-tës ku Kosova njihej si subjekt i barabartë dhe element konstituiv i federatës Jugosllave i harrojnë ndryshimet e dhunshme kushtetuese të Marsit 1989, ku në mënyrë të dhunshme u suprimua autonomia e Kosovës.

Në bazë të gjitha akteve ndërkombëtare për Kosovë mos të harrojmë se ende nuk e kemi ulësen në OKB dhe se Serbia ende nuk na njeh si shtet sovran dhe i pavarur, edhe nëse kemi koncensus politik ose nacional për kundër faktit që e drejta e referendumit ende nuk i njihet Kosovës sepse e kemi sovranitetin e kufizuar me rezolutë 1244 ata analista dhe këshilltarë politik që aludojnë në korrigjim të kufijve harrojnë faktin se pa njohje nga shteti fqinj me të drejtë ndërkombëtare nuk mund të bëhet korrigjimi i kufijve.

Institucionet tona duhet të kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar, njohjen e shtetit të Kosovës në mënyrë që të bëhet shenjëzimi i kufijve, dhe rregullimi i relatave ndërshtetërore. Kjo është real politikë të cilën duhet ta ndjek Kosova karshi Serbisë, edhe pse jemi të vetëdijshëm që klasa politike në Serbi, dhe lidershipi politik Serb nuk mund ta marrin kuorumin e nevojshëm në parlamentin serb sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës. Ideal politika të cilën ne aspirojmë nuk përkon me gjendjen faktike sepse realiteti është ky. Sa i përket negociatave është i çuditshëm fakti që Gjykata Kushtetuese e delegjitimon grupin për negociata, të themeluar nga parlamenti i Kosovës dhe derogimin e legjitimitetit tek ekzekutivi.

Mos të harrojmë se rasti me Serbinë është sui generis pasiqë Serbia ende nuk na njeh si shtet, andaj pamvarësisht se ekzekutivi e ka mandatin e përfaqësimit ndërkombëtar, grupi parlamentar do ishte një spektër i gjërë i përfaqësimit politik. Nëse subjektet parlamentare me aprovim e kanë legjitimuar këtë grup negociator nuk duhet të ketë pengesa kushtetuese në këtë drejtim.

Subjektet politike në Kosovë aspirojnë krijimin e kushteve për një shtet social e harrojmë se nuk kemi mundësi buxhetore për krijimin e kushteve që ta kemi një mbrojtje më të fuqishme sociale, aspirohet në zhvillim ekonomik e indikatorët e zhvillimit ekonomik janë të ulët, pasiqë eksluzivisht ekonomia e Kosovës mvaret prej mikrobiznesit dhe taksave e doganave e nuk kemi politikë të qartë lobimi në rrafsh ndërkombëtar që të jemi atraksion për investitorët e jashtëm. Për fat të keq edhe kjo është një ideal politikë e cila nuk përkon me gjendjen faktike në terren. Andaj është obligim kushtetues dhe moral që subjektet tona parlamentare të kalojnë nga faza e utopisë ose ideal politikës në fazën e real politikës, si në rrafsh të jashtëm sidomos me palën Serbe, ashtu edhe në rrafsh të zhvillimit programor ekonomik të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat