Fundi i basketbollistit me “citiane”!

Opinione

Fundi i basketbollistit me “citiane”!

Qamil Gjyrezi Nga Qamil Gjyrezi Më 1 korrik 2019 Në ora: 08:20
Edi Rama me bashkëshorten e tij, pas votimeve

3 milion shqiptarë e larguan me turp dje “basketbollistin” Edi Rama me citianet e tija “Ala turka”!

Po i përgjigjem me të njëjtën gjuhë urbane, që Edi e përdor duke u tallur me votuesit, mbasi e meriton ky Kryeministër dështak dhe ish-basketbollist mesatar!

Një vëzhgues perëndimorë shkruante në një media, se gjuha dhe sjellja e Edit nuk i takon formimit perëndimor!
Gjuha dhe sjellja e Edi Ramës është vetëm një imitim i shpifur, që nuk I takon as formimit perëndimor, biles as atij lindor!

Niveli i punëve dhe sjelljes politike të Edi Ramës në 20 vite ka qenë gjithmonë në një nivel mesatar , duke i sjellë shumë dëme komunitetit në planin lokal dhe kombëtar!

Bojkoti total i 3 milionë shqiptarëve i dha fund me 30 Qershorë qeverisjes më të degjeneruar në historinë e vendit.  Abandonimi i shqiptarëve i votimeve lokale, nënshkroi fundin e kryeministrit “basketbollist dështak”!

Përmenda basketbollin, se edhe në sport Edi ka qenë një sportist dështak. Gjithmonë shkaktone faulle dhe zihej me kundërshtarët sidomos në luftën të tabelë!

Nuk ka pasë ndeshje që nuk zihej me lojtarët e ekipit kundërshtar, si rezultat i talentit mesatar sportiv dhe i personalitetit “zevzek”!

Ky personalitet i “cunguar” ka ndikuar shumë në drejtimin e punëve të qytetit të Tiranës dhe prej 6 vitesh të gjithë shqiptarëve!

Si mund të drejtonte ekonominë e vendit ky dështak, me njohuri nën-mesatare për ekonominë, pa përmendur ligjin, bujqësinë, arësimin, jetën publike!

Si mund të drejtonte vendin, ky dështak që kur ka qënë kryetarë bashkie në Tiranë e kapi për “fyti” mafia lokale dhe rajonale, duke e drejtuar dhe sunduar në të gjithë historinë e tij politike!

Në konferencën e radhës për shtyp, derdhi lot ky “krokodil me citiane”, gjoja se ndihej i emocionuar për rezultatin e zgjedhjeve!

Zgjedhjet dje shënuan fundin e këtij kryeministri, që i bëri dëme të gjithëve!

Të hidhet dhe të përdridhet sa të dojë, të qajë po deshi edhe me dënesë, biles të marri me vehte edhe Spiropalin, Ballën, Gjiknurin, asgjë nuk e shpëton nga ndëshkimi i ligjit për dëmet që i solli të gjithëve në këto 6 vite!

Ofendoi të gjithë protestuesit që me datën 16 Shkurt dhe dje nëshkroi fundin e tij në zgjedhjet “njëpartiake”, si mungesë e intelektit dhe kokëfortësisë së të tij politike!

Më vinte keq dje për votuesit e pakët, të cilët na kërkonin ndjesë se po votonin të detyruar për të ruajtur vendin e punës, por premtonin se do të shkruanin në fletën e votimit Rama IK!

Shumë të majtë në Shkodër dhe në të gjithë shqipërinë e abadonuan haptas dhe me mospjesmarrje në votime Edi Ramën!

Disa të majtë në lagjen time nuk u morën pjesë në zgjedhje, duke i thënë  Ramës Ik!

Në mënyrë të vecantë duhen falenderuar të gjithë shqiptarët që në formë paqësore i pregatitën fundin këtij kryeminstri basketbollist dështak!

Një rol të rëndësishëm ka edhe Lideri opozitar Lulzim Basha që besoi dhe projektoi me vizion perëndimor në të gjithë këto muaj, “shkërmoqjen” e këtij kryeminstri, që për pak po e conte Shqipërinë në një rrugë pa krye!

Një rol të madh në shkërmoqjen e Edvinit kanë të rinjtë, gratë  dhe vajzat të cilat si qëndrestare i dhanë fund marrëzisë së Edvin Ramës, dështak në të gjitha fushta e jetës, politikë, sport dhe art!

Tashti duhet kujdes nga të gjithë, se “krokodili qaraman” që po mbytet, kërkon ti mbysi të gjithë!

Por nuk ka dhëmbë, të kafshojë më njeri, sic shkruante para disa ditësh një mik i imi gazetar!

Po e mbylli me një status në FB: “Sot dhe një herë Shkodra tregoj se di të flasë shqip. Në Shkodër nuk ka vend për Edi Ramën. Me gjithë presionin për të votuar, mbushjen e kutive dhe makinacionet vetëm 7% pjesmarrje”.

Edi Rama duhet ta lexojë dhe dëgjojë, me “shqisat e arësyes” mirë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat nënshkruan fundin e Kryeminstrit dështak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat