Fitorja

Opinione

Fitorja

Nga: Dibran Demaku Më: 1 korrik 2019 Në ora: 13:53
Dibran Demaku

Shqipëria jonë me halle shumë (edhe politike)organizoi dhe mbajti votimet e radhës për pushtetin lokal. Ishin këto zgjedhjet më të pazakonshme në këto tridhjetë vite të demokracisë! Në këto zgjedhje nuk morën pjesë partitë opozitare (përveq „Bindjes demokratike“ e cila lindi si fraksion i ndarë nga Partia demokratike?!).

Deri në ditën e zgjedhjeve (ditën e djeshme 30 qershor) të dekretuar e pastaj të çdekretuar (?!) nga presidenti Ilir Meta (i di Meta punët e veta (?!) tensionet e ngritura në mes Partisë në pushtet (Partisë sicialiste) dhe Partive opozitare (Partisë demokratike, LSI-së dhe bishtave të tyre) gati sa e dërguan vendin në një përplasje tragjike, pasojat e së ciliës mund të ishin katastrofale për fatet e atdheut dhe të kombit?!

Për fat të mirë një përplasje e tillë u shmang falë këshillave të ambasadave të huaja(sidomos të asaj të ShBa-ve dhe shteteve të fuqishme perendimore), këshillë kjo e cila nga populli u kuptua si e drejtë dhe miqësore?! Kjo është një fitore e madhe e Shqipërisë dhe e ! Të tjerat (kush fitoi dhe kush humbi) janë të pa rëndësishme?!

Qytetarët e Shqipërisë (me halle shumë) dje e dhanë provimin e pjekurisë dhe me këtë i treguan botës se ata qofshin të majtë apo të djathtë Shqipërinë e kanë Një dhe të përbashkët dhe nuk ka forcë politike që t’i shtyej ata në konfrontim me njëri-tjetrin! Ndërkaq politikanët matrapazë të krahëve të ndryshëm politikë(në pushtet dhe në opozitë)dolën të humbur?! Sado që të dy palët (qofshin ata pushtetarë apo opozitarë) ditën e djeshme e cilësuan si fitore të veten?!

Deklaratat e tyre triumfaliste(qoftë të njerës palë apo tjetrës) seç më kthyen njëzetë vite pas. Në qershorin e vitit 1999,pas nëbshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës,e cila i dha fund Luftës në mes të Kosovës dhe Serbisë, që të tri palët ndëruftuese: Kosova,Serbia dhe Nato deklaruan Fitore: Kosova dhe Nato që ishin faktikisht Fituese, shpallën Fitoren e ligjëshme; por edhe Serbia që faktikisht ishte humbësit, shpallte Fitoren e saj?!

„Fitorja e Serbisë“ përngjanë me „Fitoren“që proklamon sot Basha-Lideri i ashtuquajtur demokrat?!

Atëherë, pas Marrëveshjes së Kumanovës, marrëveshje e cila i dha fund luftës si dhe përzënies njëherë e përgjithmonë të sundimit kolional të Serbisë mbi Kosovën,dhe kur të tri palët ndërkuftuese do të shpallnin Marrëveshjen si Fitore të tyre, një mik gjerman do të më pyeste: Kush në të vërtetë doli i fituar,pasiqë që të tri palët deklarojnë se kanë fituar?!...Dhe natyrisht që mikut gjerman do t‘i thoja se Fitues ishin Kosova dhe populli i saj së bashku me NATO-n, sepse ato po hynin në Kosovë,ndërkaq Serbia po ikte?!

Fitorja si e tillë është relevante:varet se nga cili kënd shikohet! Ndërkaq në rastin konkret,siç u tha edhe në rreshtat e fillimit të këtij shkrimi,dita e djeshme (30 qershori), përtej interesave të ngushta politike,shënoi Fitore të unitetit të kombit?! Dita e djeshme tregoi se Shqipëria dhe shqiptarët tashmë të themi kushtimisht janë të pjekur politikisht, përkundër politikanëve interesgjinjë dhe të korruptuar e të kriminalizuar!

Dita e djeshme tregoi se politikanët e korruptuar e kanë të afërt fundin?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat