Rezolutat e pavlefshme të Parlamentit të Kosovës!

Opinione

Rezolutat e pavlefshme të Parlamentit të Kosovës!

Nga: Ismaill Muçiqi Më: 1 korrik 2019 Në ora: 19:01
Ismaill Muçiqi

Deputetët e Parlamentit të Kosovës, edhe sot dëshmuan se nuk kanë vullnet, seriozitet dhe vizion dhe nuk janë të denjë në punën e tyre.

Parlamenti po thirret kohë pas kohe sa për të mbijetuar dhe sa për të mos humbin mandatin deputetët e partive, të cilët i kanë të pa miratuara afër 70 ligje vetëm gjatë këti viti kalendarik.

Grupet paralmentare të partive politike më shumë po eksponohen dhe po bëjnë gara se kush është më patriot se tjetri duke sjell ide dhe norma për rezoluta të njëpasnjëshme, të cilat për shkak të mungesës së korumit as ato nuk po mund të miratohen.

Propozimi i një rezolute sot në Parlamentin e Kosovës për pozitën e shqiptarve të Luginës së Preshevës, Bujanofcit dhe Medvegjës, më shumë i ngjasoj një retorike e cila vite me radhë deputetet dhe partit politike e përdorën si kart për interesat e tyre se sa që bënë diqka konkrete. Edhe qytetarët

më të thjesht të Kosovës dhe më gjerë e din mirë pozitën dhe të drejtat elementare të cilat decenje me radhë i ka shkel shteti serb. duke bërë presione dhe shantazhe dhe duke jau mohuar të drejtat elementare kësaj popullate.

Shtrohet pytja; Si mund të mbrohen interesat e Luginës së Preshevës? Ku shteti i Kosovës nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm i cili vëzhgon-miraton dhe raporton për rrjedhën jetën dhe proceset që ndodhin në Luginën e Preshevës.

Serbia që nga paslufta formoj zyrën për Kosovë, e cila po e luan rolin e një "mini" Qeverie, e cila shtetit të Kosovës ja ka lidhur të dy këmbët.

Asnjëhere institutcionet e Kosovës, nuk u merrën seriozisht në avancimin e të drejtave njerzore, humanitare dhe politike të komunitetit shqiptar në Luginë. Kosova nuk ishte në gjendje të bëjë distribuimin e teksteve shkollore për nxënsit shqiptar, të cilët e kanë të kufizuar programin shkollor.

Pas dy decenjeve, tani dikujt nga partit politike, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje më në fund ka propozuar që në kuadër të Qeveris së Kosovës, të hapet zyrja për Luginën e Preshevës. Kauzat e ndërtuara në Parlamentin e Kosovës dhe eksponimi i kohë pas kohshëm i deputetëve se cili ka luftuar më shumë dhe cili është më patriot shqiptar, janë agjenda të demoduara të cilat nuk i bëjnë nder deputetit apo Parlamentit si institutcion më i lartë i shtetit.

Obstruksionet e partive politike e kanë sjell Parlamentin në pat pozicion. Mbledhjet e Parlamentit fillojnë, por asnjë nga këto nuk mbaron si duhet.

Në fund po theksojm se populli i Kosovës, i dalur nga traumat e luftës, i shtypur decenje me radhë, nuk ka merituar ta ket këtë klasë të pa përgjegjshme politike e cila e ka sjellur Kosovën në geto.

Shqiptarët sot janë populli i vetëm që nuk mund të lëviz lirshëm për shkak të mos liberalizimit të vizave.

Ky është mallkimi më i madh që po i bëhet Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat