Pse vetëm kryetari i partisë duhet të flasë para publikut,pse anëtarësia duhet të luaj rolin e spektatorit...?
Qysh nga koha e ndryshimeve demokratike dhe të jetës së pluralizimit në partitë politike shqiptare(Kosovë,Shqipëri dhe në pjesët etnike)roli prijës i kryetarit të partisë ka mbetur gati-gati me disa tipare të kultit individual.
Kjo është parë nga afër,kur e kur,në paraqitjet e kryetarit të partisë politike,sikur vetëm ai paskësh të drejtën të flasë para publikut dhe më gjerë.Ku mbetën anëtarësia partiake që në këto vite shumë rrallë për të thënë fare nuk i dëgjojmë të flasin (ndonjëherë)ndryshe nga shefi i tyre i partisë politike.Pse nuk kemi liri të brendshme të fjalës dhe të mendimit demokratik për aktualitetin tjetërfare,por duhet të dëgjojmë fjalën e të parit dhe jo të dytit,të tretit dhe të tjerëve brenda partisë politike...?
Pos kësaj,në zgjedhjet në nivelin e lartë të kryesisë dhe të këshillit të përgjithshëm,nuk kemi shumë kanditatë dhe të barabart me shefin e tyre(sic!),por është bërë si ,,rregull partiake,,(sic!) që në zgjedhjet e rregullta dhe sipas statutit të partisë politike,duhen votuar një person gjithherë pa thënë të paktën asnjë fjalë për punën dhe virtytet e tij...!
Këtë dukuri e kemi tash e sa vjet edhe në institucionet e të dyja shteteve tona,ku për zgjedhjen e udhëheqjes qeveritare,të parlamentit dhe të parit të shtetit(presidentit)jeta parlamentare për të zgjedhur duhen të kalojë përmes udhës zgjedhore(vetëm)të një kanditati(sic!).
Kahet e jetës politike duhen të ndryshojnë në Kosovë dhe Shqipëri,nëse duam që trajtat dhe vlerat e demokracisë të bëhen segmente të caktuara dhe standarde të BE-së dhe kohës kur populli shqiptar do të bëhet pjesë e popujve të bashkuar me participimin e vlerave tona në familjen e bashkuar të kontinentit tonë.