Egoja si atribut i njerëzve të mëdhenj

Opinione

Egoja si atribut i njerëzve të mëdhenj

Nga: Shpend Salihu Më: 3 korrik 2019 Në ora: 19:13
Shpend Salihu

Derisa fanatikët fetarë dhe një pjesë e kvazi intelektualëve, e cilësojnë egon si një ambicie të njerëzve të sëmurë, psikoanalistët sikurse Sigmund Freund, Young, si dhe filozofi brilant i historisë së njerëzimit Nitçe e vlerësojn si një ambicie e njerëzve të palëkundur që me çdo mjet dhe mënyrë mundohen ta realizojnë suksesin e caktuar. Derisa karakteri, integriteti, dinjiteti, morali janë atribute elementare dhe fundamentale të zhvillimit të personalitetit të njerëzve karizmatik, egoja është plotësim i dëshirës dhe vullnetit shpirtëror të njeriut. Nitçe thoshte se çdo njeri është zot i vetvetes dhe se duhet të ketë vetëbesimin në vete se mund ti tejkalojë të gjithë barrierat ose sfidat e jetës.

Në mesjetë në periudhën e Renesansës dhe Iluminizmit, ku shkenca arriti kulminacionin e zhvillimit, njerëzit me potencial të lartë intelektual dhe shkencor besonin se njeriu mund të i realizojë të gjitha ambiciet e veta me angazhim dhe përkushtim. Mos të harrojmë se Xhordano Bruno, Galileo Galileu, Nikola Tesla, Nikola Koperniku, Isak Njuton, të gjithë ishin ateistë disa prej tyre okultistë dhe besonin se zhvillimi intelektual dhe mendor i njeriut nuk ka fund. Personalitetet më eminente politike si Jul Cezar Napoleon Bonaparta Adolf Hitler, Ajzenhaueri, Niksoni etj të gjithë ishin figura dhe personalitete publike dhe politike në skenën botërore, që kishin ego të lartë

Në interpretimin e ngushtë, egoja ose siç theksohet nga populli Uni, nënkupton unë mundem, dua dhe do arrij qëllimin. Suksesi i njeriut varet nga përkushtimi dhe devotshmëria e tij se mund të arrij rezultate kulminate në fusha të caktuara të studimit, në sport, biznes etj, pra kjo nënkupton se egoja i jep vetëbesim shpirtëror që mos të dorëzohet ndaj pengesave që mund të ketë në jetë. Në kuptimin psikologjik, egoja nuk nënkupton që personat e tillë nuk i respektojnë eprorët, apo nuk i zbatojnë urdhrat e tyre, por kjo nënkupton se janë të pregatitur dhe të kalitur në aspekt profesional dhe psikologjik të i realizojnë detyrat dhe përgjegjësit të caktuara. Këta janë figura që dallohen në mesin dhe mjedisin e tyre, që dinë të komunikojnë, që dinë të përfitojnë masën dhe që mund të bëhen figura publike mediale si dhe oficer të lartë policor e ushtarak, sportistë të suksesshëm, shkencëtarë të suksesshëm etj. Andaj këta njerëz nuk lëkunden e as nuk zmbrapsen në realizimin e ambicieve të tyre dhe i ndjekin qëllimet e tyre.

Iluminatët ose grupi i njerëzve që udheheq botën, besojnë se shkenca, arsimi, zhvillimi teknologjik, edukimi, kultura dhe emancipimi nënkupton se njerëzit e tillë janë specie superiore me personalitet të lartë karizmatik që besojnë në racionalitetin e mendimit dhe gjykimit, dhe që besojnë se universi nuk ka kufij njëjtë si truri i njeriut që është i pafund. Edhe pse theksohet se njeriu përdor dikund rreth 5 përqind të zhvillimit mendor, prapseprap ai është një horizont i lartë i mendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat