Palestinë turp dhe haram të çoftë përkrahja e kombit shqiptar

Opinione

Palestinë turp dhe haram të çoftë përkrahja e kombit shqiptar

Nga: Ejup Berisha Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:49
Ejup Berisha

Palestina apo në fakt autoritetet e saja autonome janë shprehur  kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Rrjetin policor  botëror ndërkombëtar Interpol. Palestinë turp të çoftë. Palestinë  haram të çoftë të ardhurit keç dhe përkrahja e parezervë morale shpirtërore dhe emocionale nga  shumica dërmuese e kombit shqiptar që ta kanë dhënë me dekada për gjendjen e rëndë që ka sunduar atje te ju si pasojë e okupimit Izraelit. Turp, turp, turp për Palestinën që të vihet në shërbim të interesave të Serbisë dhe të shprehet kundër inkuadrimit të Kosovës në instancën më të lartë policore botërore.

A e dinë autoritetet palestineze se sa shqiptar kanë jetuar dhe vdekur e kanë shkuar në atë botë me solidarizimin dhe përkrahjen e madhe apo të skajshme  për aspiratat palestineze. Apo ka ekzistuar një keqardhje e skajshme për gjendjen e rëndë politike, ekonomike, sociale si dhe ushtarake të Palestinës dhe të palestinezëve atje dhe tani ne  dëgjojmë se Palestina na e kthen me refuzim përkrahjen për ambiciet e  Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Nuk ka pasur dhe nuk ka shqiptar që nuk e ka përkrahur Palestinën në aspiratat e saj për liri çlirim dhe pavarësi por pas kësaj situate kur autoritetet palestineze janë shprehur kundër interesave të Kosovës shqiptarët duhet të mendohen dhe ta rishqyrtojnë përkrahjen për Palestinën. Për të qenë turpi edhe më i madh Autoritetet autonome Palestineze akoma nuk e kanë njohur pavarisnë e Republikës së Kosovës të shpallur gati para 11 vitesh ndërsa të gjithë shqiptarët e kanë njohur Palestinën si dhe luftën e Palestinezëve për liri si dhe e kanë vajtuar gjendjen e rëndë të  popullit të Palestinës.

Nuk di ç`të them më shumë kështu qenka realiteti ne si shqiptar Palestinës i kemi dhënë përkrahje pa rezervë e kjo e fundit neve po na e kthen me refuzim të skajshëm dhe pa rezervë. Turp që çoftë Palestinë Turp, turp, turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat