8 Korrik, në këmbë kundër regjimit dhe farsës elektorale!

Opinione

8 Korrik, në këmbë kundër regjimit dhe farsës elektorale!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Opozita do të zhvillojë protestën kombëtare në datën 8 korrik në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në orën 20:00.

Rezultati i votimeve të 30 Qershorit, ku 85% abstenuan me forcë regjimin e Edi Ramës, e detyrojnë opozitën të ngrihet “në këmbë” për të mbrojtur “pa pushim” fatet e demokracisë!

Demokracia është përdhunuar nga një grup “banditësh” me mbështetejen e pushtetit të P.P.P.-ve” në Shqipëri!

Po lexoj këto ditë në media kritikë për aksionin opozitar dhe P.D.-në!? O.K.!

P.D. dhe lideri Lulzim Basha me aksionin opozitar i treguan opinionit të brëndshëm dhe atij ndërkombëtar, se janë të aftë për t’i dalë zot fateve të demokracisë dhe shqiptarëve si një opozitë e një modeli progresiv!

Opozita premton, ekonomi, shtet, ligj, arësim, dinjitet njerëzor dhe nuk e pranon sundmin “okult” të Edi Ramës!

Për opozitën shqiptare demokracia është paqe edhe jo luftë!

Edi Rama dhe “P.P.P.”-të e tija, kërkonin “përplasje” civile me 30 Qershorë! Ata kërkonin luftë!

Opozita dhe Lideri Lulzim Basha ndoqën të gjitha hapat demokratik për të zhvilluar aksionin opozitar dhe shmangur me cdo mjet “konfliktin civil”!

Që në fillim të aksionit opozitar Lideri Basha me qetësi dhe matur i tregoi të gjithëve se është politikani i duhur për të c’montuar “neodiktaturën” dhe për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion!

Fjalimet e Zotit Basha në protesta do të mbeten neë historinë politike post-tranzicion. Të gjitha deklaratat e tija në protesta ishin “teza dhe projekte” që krijojnë stabilitetin ekonomik, shoqëror në vend dhe mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën!

Edi Rama me hipokrizinë “okulte” që e karakterizon, po përpiqet t’i thotë të gjithëve, se zgjedhjet ishin të rregullta dhe fajin e ka opozita!

Edi Rama po përgatit gjithashtu të zgjedhurit e tij të rinj lokalë të shkojnë në zyrat e drejtuesve lokale.

Ndërsa Lulzim Basha mblodhi kryetarët e bashkive aktuale, më të cilët diskutoi hapat që do të ndiqen në vijim.

Gjatë diskutimeve është rënë dakord që kryebashkiakët e djathtë të dalin me një qëndrim: “Mosnjohje e 30 qershorit dhe përgatitje për  zgjedhjet e 13 tetorit”. 

Ata janë zotuar të bëhen gati per fushatën e re elektorale, ndërsa kanë bërë te ditur se nuk do të lirojnë zyrat me argumentin se 30 qershori ishte në paligjshmëri të plotë në kundërshtim me dekretin presidencial që anuloi datën dhe caktoi 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh . Lideri Lulzim Basha diskutoi me kryebashkiakët, se P.D. do të organizojë si fillim një protestë kombëtare të ngjashme me ato që janë zhvvilluar nga 16 shkurti e deri më 21 qershor. 

Duke mos bërë shumë opinione dhe  politikë, që mund ta bëjë gjithsejcili, duke besuar tek Lulzim Basha dhe strukturat e larta drejtuese të P.D.-së dhe opozites se bashkuar, i bëj thirrje të gjitheve: “Të gjithë në këmbë kundër regjimit hajdut” dhe farsës elektorale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat