Kryeministër jeni treguar shumë i ashpër me zvministrin e Bujqësisë

Opinione

Kryeministër jeni treguar shumë i ashpër me zvministrin e Bujqësisë

Nga: Ejup Berisha Më: 5 korrik 2019 Në ora: 19:33
Ejup Berisha

Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj e paska shkarkuar Z.v Ministrin e Bujqësisë Z. Shukri Mahxhuni nga posti. Ky i fundit gjatë një udhëtimi zyrtar i paska zbathur këpucët dhe i paska shtrirë te dritarja e përparme e veturës një gjest jo i hijshëm që meriton të shqyrtohet dhe të diskutohet për të.

Pas disa reagimeve të ashpra në opinion Ramush Haradinaj në cilësinë e Kryeministrit ka sjellur vendim për pezullimin e të njëjtit nga posti i Z.v Ministrit.Më duket se Z. Kryeministri është treguar tepër i ashpër me Z.v Ministrin e Bujqësisë. Z. Kryeministër Ramush Haradinaj po lexoj në media lajme se e paske shkarkuar nga posti i Z.v Ministrit Z. Shukri Mahxhuni. Rasti në fjalë Z. Kryeministër më duket se më shumë është qështje e përgjegjsisë morale apo dhe disciplinore e jo e asaj penale. Ju si duket nuk dini se kur duhet të shkarkoni zyrtar qeveritar dhe kë duhet ta shkarkoni nga posti kur ata bëjnë shkelje ligjore apo dhe vepra të kundërligjshme. Mjerim për besë jo vetëm kaq por edhe tmerr.Z.Haradinaj a e dini ju se sa anëtar tjerë qeveritar apo dhe funkcionar shtetëror e publik ka në Republikën e Kosovës që ndoshta nuk i kanë shtrirë këmbët e tyre në makinë apo edhe diku tjetër në opinion por ata kanë bërë shkelje ligjore shumë më të pafalshme apo dhe kanë kryer krime nga më të rëndat por për ta as që guxon të flas ndojkush apo edhe të paraqes vërejtje në opinion, por edhe ju nuk interesoheni për veprimet e tyre të shëmtuara.

Dhe e gjeni të gjorin Z.v Ministër të bujqësisë dhe e shkarkoni me automatizëm nga posti. Si duket ky nuk ka përkrahje të mjaftueshme në qarqet partiake dhe politike prandaj si Kryeministër ju e keni më leht ta shkarkoni këtë funkcionar sesa ndonjë qeveritar tjetër i cili ka përkrahje si dhe ndikim në parti dhe dhe në opinion dhe ndoshta është më i rrezikshmëm se ky. A e dini se sa zyrtar qeverie si dhe bartës postesh shtetërore dhe publike duhet të shkarkohen nga postet e tyre në Kosovë por ju nuk doni ta bëni një gjë të tillë thuhet se peri këputet aty ku është më i dobët. Dhe njëher Z.Haradinaj do të përsëris A e dini se sa kepërdorimesh të rënda janë bërë dhe bëhen në emër të posteve dhe autorizimeve publike dhe askush asgjë nuk ndërmerr në këtë drejtim.Pra çdo gjë rri në vend dhe falet e ju keni gjetur ta shkarkoni Z.v Ministrin e Bujqësisë.

Ata të tjerët i kanë futur duart nëpër gjepa dhe pronat e qytetarëve dhe nuk janë mjaftuar me kaq por të njëjtët edhe kanë shantazhuar gjymtuar e vrarë njerëz të pafajshëm ndërsa të njëjtët as syrin nuk e trembin dhe vazhdojnë kushtimisht thënë ta hedhin vallen sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Prandaj Z.Kryeministër ju lutem rishqyrtoeni vendimin e shkarkimit të Z.Ministrit të Bujqësisë dhe japjani edhe një gjasë të dytë njeriut sepse sipas të gjitha rregullave dhe ligjeve njerëzore çdo njeri e meriton edhe një gjasë në jetë. Në fund të fundit Republika e Kosovës nuk është shtet pa shkelje ligjore dhe pa krime këtu vlojnë krimet e tjera nga më të ndryshmet dhe askush nuk përgjigjet për to.

Apo po të kishte qenë Republika e Kosovës shtet Skandinav do ta kuptoja gjestin tuaj të shkarkimit të menjëhershëm të Z.v Ministrit të Bujqësisë por Republika e Kosovës gjat dekadave të fundit është parajsë për lloj lloj dukurishë negative e kriminelësh dhe askush nuk ndërmerr asgjë për ta prishur këtë parajsë për ta shëndrruar në ferr për shkelës ligjesh dhe për kryerje krimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat