Reagim

Opinione

Reagim

Nga: Hafir Hoxha Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:28
Hafir Hoxha

Unë Hafir Hoxha detyrohem të reagoj në lidhje me shkrimin tuaj në botasot.info me 06 korrik 2019 me titullin:  “Trondit ish-kryeshefi i policisë ushtarake të FARK-ut” :

Jo njoftoj që ndoshta është gabim shtypi në terminologji në emërtimin e detyrës dhe funksionin e zotëri Hajrullah Tërnava .

Unë Hafir Hoxha, isha i kyçur në radhët e UÇK-së me 18 mars 1998 bashkë me heroin Agim Ramadani dhe kryetarin aktual  të Obiliqit z. Xhafer Gashi  mes strukturave te LKÇK-së. Për kyçjen tonë në UÇK i kemi njoftuar  ter kolektivin ushtarak në mërgim me 05. Mars 1998 në mbledhjen e ushtarakëve të drejtuar nga z. Agim Mehmeti ku për herë të parë para nesh u prezantua kolonel Ahmet Krasniqi si Ministër i FARK-ut .

Në prill të vitit 1998 janë formuar  njësitet  e para operative dhe komandantët të Brigadave  janë emëruar kolegët tanë ushtarakë Tahit Zemaj, Rrustem  Berisha, komandant i Batalionit Diverzant vëzhgues u emërua z. Anton Quni dhe Komandant i Policisë Ushtarake unë Hafir Hoxha .

Nëse dikush pretendon me qëllim të paqartë për mua që 20 vite pas luftës të zgjedhë funksione e detyra komanduese është vonuar dhe e ka gabim.

Këtë detyrë duhet ta dëshmoj  me vepër dhe aktivitete  gjatë luftës!?

Unë zotëri Tërnavën kurrë nuk e kam takuar në asnjë qendër stërvitore, kurrë as një pjesëtarë të Policisë Ushtarake nuk e ka pa, nuk e ka stërvitur e as nuk ka luftuar me ta .

Tani se çka shkruan dhe çka deklaron dhe për cilat pretendime nuk me interesojnë fare ato arsye ,

Por nuk lejoj që  të thirret dhe të flet askush  në emër te policisë ushtarake, të funksionit dhe detyrës time që kam ushtruar gjatë luftës se UÇK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat