A i di Avokati i popullit ingerencat e tij kushtetuese dhe ligjore

Opinione

A i di Avokati i popullit ingerencat e tij kushtetuese dhe ligjore

Nga: Ejup Berisha Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:11
Ejup Berisha

Pse Avokati i popullit i Republikës Veriore të Maqedonisë Ixhet Memeti flet për publikimin e përgjimeve të ashruquajturat bomba nga El Cheka kur kjo nuk është kompetencë e tij. Apo nuk është kompetencë e tij dhënia e kualifikimeve juridike ndërsa për dhënien e vlersimeve individuale atë askush nuk mund ta ndalon i njëjti le të jep vlersime sa të dojë por nuk është mirë që ky në cilësinë e Avokatit të popullit të japë kualifikime juridike për publikimin e bombave.

Ixhet Memeti athua vallë a e din se është Avokat i popullit e jo Avokat i shtetit. Si duket ky i ka përzier jo vetëmse nocionet Avokat i popullit dhe Avokat i shtetit por edhe kompetencat. Këtij pra si duket duhet me ja sqaruar edhe njëher kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore si Avokat i popullit. Në bazë të Kushtetutës Avokati i popullit ka për kompetencë.

Që ti përfaqson interest e qytetarëve përmes veprimit në bazë të ankesave (parashtresave) të parashtruara nga individ kur këtyre u janë shkelur të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore me ndonjë akt, vendim apo veprim të organeve administrates shtetërore. Pra Avokati i popullit duhet të përkujdeset për mbrojtjen e e të drejtave të qytetarëve e jo për mbrojtjen e të drejtave të personaliteteve politike që kanë ingerenca shtetërore dhe publike.

Apo ky sa ka humbur kohë në një amision teëeviziv gjatë javës së kaluar që të jep kualifikime juridike për bisedat e publikuara nga El Cheka më mire është dashur ti sqaroj procedurat zyrtare se si qytetarët do të mund të parashtrojnë ankesa apo parashtresa në adresë të institucionit të tij për shkak të fjalorit poshtëruee,shantazhues,kërcënues,fyrës dhe sharës nga ana e autorëve kryesor të bisedave (të njohura si bomba) ndaj qytetarëve.Pra Avokati I popullit nuk është organ i akuzës por institucion mbrojjtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat