Rama me llafe drejt Perëndimit, me vepra drejt Putinit

Opinione

Rama me llafe drejt Perëndimit, me vepra drejt Putinit

Nga: Prof.dr. Eshref Ymeri Më: 8 korrik 2019 Në ora: 18:53
Prof.dr. Eshref Ymeri

Siç është bërë e ditur nga media, më 03 korrik 2019, Kryeministri Rama paska formuluar një paketë ligjore kundër mjeteve të informimit masiv që quhet“Paketa antishpifje”.

Një projekt i “Paketës antishpifje”qe prezantuar për herë të parë me dy projektligje në dhjetorin që kaloi. Por ai qe shndërruar në objekt kritikash dhe qe vlerësuar si antikushtetues, meqenëse dhunonte lirinë e shprehjes.

Ndërkohë, shtatë organizata ndërkombëtare të lirisë së medias i patën kundërshtuar dy projektligjetdhe i patën kërkuan qeverisë t’i tërhiqte, duke i vlerësuar sitë paprecedentë në kontinentin evropian. Në reagimin e tyre kundër atyre dy projektligjeve, thuhej:

“Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë, bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Evropiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet”(Citohet sipas:“Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias”. Faqja e internetit “Reporter.al”.04 korrik 2019).

Me “Paketën antishpifje”, Kryeministri Rama dëshmon hapur fare se me llafe ai po mundohet me të gjitha energjitë e veta të pakursyera që Shqipërinë ta bëjë pjesë të Perëndimit evropian, përmes hapjes fillimisht të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Por, çuditërisht, me vepra ai po bën të kundërtën, duke e shtyrë vendin tonë drejt Rusisë së Putinit.

Përgatitja me një ngut të jashtëzakonshëm e “Paketës antishpifje”, fill pas “fitorjes enveriane” në votimet e 30 qershorit, e vërteton në praktikë pikësynimin e Ramës për të ecur drejt përqafimit të psikologjisë diktatoriale të Putinit në qeverisjen e vendit.

Rama e ka ditur me kohë e me vakt që“Paketën antishpifje” Putinie pati përgatitur dhe aprovuar shtatë vjet më parë. Nga mjetet ruse të informimit masiv, është bërë e ditur se parlamenti rus (Duma Shtetërore), më 13 korrik të vitit 2012, pati rikthyer në Kodin Penal nenin për shpifje. Këshilli i Federatës e pati aprovuar më 18 korrik, Presidenti Putin e pati firmosur menjëherë dhe më 10 gusht ai pati hyrë në fuqi, duke u botuar në Fletoren zyrtare.

Personalitete shoqërore dhe gazetarë të ndryshëm rusë, rikthimin në Kodin Penal të nenit për shpifje e patën vlerësuar si një kërcënim për lirinë e shprehjes. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për qytetin e Moskës, Ludmilla Aleksejeva, nenin kundër shpifjes e pati karakterizuar si “një ligj të poshtër, i cili mbron burokratët nga kritikat e qytetarëve” (Citohet sipas: “Shtypi: DhelpradinakePutinposhndërrohetnë një diktatortë zakonshëm”. Faqjaeinternetit“DW Made for minds”.30 korrik 2012).

Lindpyetja: posishpjegohetqëRama“Paketënantishpifje” eformuloishtatëvjetpasfirmosjesngaanaePutinittënenitkundërshpifjes? Përgjigjjaështëethjeshtë.Ramësiduhejtëkonsolidontepozitatevetaqeverisëse, nëpërrmjetshtirjesnëdorëtëtëgjithapushteteve.Prandajnëzgjedhjetparlamentaretëvitit 2017,aiehoqiqafebashkëqeverisjenmeLSI-nëeMetësdhe, përmesshitblerjesproverbialetëvotave, eshndërroiKuvendinnënjë “ngrehinë” njëpartiake, menjëopozitësapërsyefaqe, metëvetminqëllimqëtakëqyrtevetenngafroniinjëautokratiabsolut.

Tani, kurtashmëaiikashtirënëdorëtëgjithapushtetet, kurpartinësocialisteekashndërrurpërfundimishtnënjëkonetëbindur, kurdeledeputetëtetij, nëpërputhjemeKodinZgjedhortëvitit 2008, ekanëpërvetësuarpërsosmërishtartineservilizmitpolitikparaagaittëtyreautokrat, kishteardhurkohaqëtërikthehejnëKodinPenalnenikundërshpifjes, nëmënyrëqëpaskëtajaskushtë mosguxojë të prekë tufënehierarkëvepolitikë, mënëkryeRamëneplotpushtetshëm.

Me rastin e formulimit të së lartpërmendurës “Paketë antishpifje”, intelektuali i njohur Sulejman Mato ka reaguar si më poshtë:

“Mirëpo, unë mendojj se paralel me të, do të ishte mirë që në atë Këshillë Ministrash, të udhhequr nga vetë Kryeministri,të miratohej një paketë ligjore dhe për mashtrimin e zyrtarëve dhe qeveritarëve, përfshirë këtu dhe vetë Ministrat dhe Kryeministrin” (Citohetsipas: SulejmanMato.“Paketë për shpifjen, po për mashtrimin me shifra të rreme?”.Faqjaeinternetitegazetës“KohaJonë”.04 korrik 2019).

Ka shumë të drejtë intelektuali i nderuar Sulejman Mato.Si është e mundur që Ramës as që i ka shkuar ndër mend absolutisht se krahas “Paketës antishpifje”, duhej formuluar edhe një paketë ligjore për mashtrimin? Nuk i ka shkuar dhe as që mund t’i shkonte, sepse, sipas mendësisë së tij autokrate, dajaku i “Paketës antishpifje” duhet të bjerë vetëm mbi shpatullat e njerëzisë që kritikon kryeministrin dhe hierarkinë rreth tij, kurse një paketë ligjore për mashtrimin prek pikërisht atë vetë, taborrin e ministrave dhë tufën e servilëve në krye të pushtetit lokal. Sepse të gjithë këta, me Ramën në krye, mashtrimin e përdorin si mjet propagande gjatë fushatave zgjedhore. Dhe vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar, ashtu si vetë Rama, të cilit nuk i hyri as edhe një gjemb në këmbë për mashtrimin që bëri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, kur premtoi se po të vinte në pushtet, tarifën e vlerës së shtuar (tvsh-në) të energjisë elektrike do ta ulte nga20% në 06%. Ai premtim paskej qenë një mashtrim i pastër, sepse tvsh-në e energjisë elektrike jo vetëm që nuk e uli në 06%, por edhe çmimin e energjisë elektrike për çdo kilovat (kw), duke filluar nga 01 shurti i vitit 2015, e shtrënjtoi në masën 20%.

Po mbushen gjashtë vjet që kur Rama mori postin e kryeministrit. Pikërisht gjatë kësaj periudhe gjashtëvjeçare të qeverisjes së tij, sipas mjeteve të informimit masiv, vendin e kanë braktisur 500 mijë qytetarë, një shifër kjo e frikshme për popullsinë e një vendi të vogël, siç është Shqipëria. Por analistët “e gjithdijshëm” të kanaleve televizive dhe moderatorët e tyre, Kryeministrit Rama, në studiot televizive, nuk i janë drejtuar as edhe një herë të vetme me pyetjen se cila është arsyeja e largimit të kaq shumë njerëzve drejt vendeve perëndimore.

Braktisja e vëndit nga një shumicë kaqë e madhe njerëzish është pasojë e një politike antikombëtare që ka ndjekur Kryeministri Rama në këta gjashtë vjet.Sepse varfëria që ka pllakosur shumicën dërrmuese të popullit tonë gjatë qeverisjes së Ramës, çmimet e larta dhe pagat e ulëta nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse se si politikë antikombëtare.

Ja një fakt tronditës që dëshmon për arsyen e largimit të njerëzve dhe sidomos të specialistëve drejt Perëndimit evropian:

“Një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri tregon se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej treqind mijë lekësh të vjetra. I riu thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret një e ardhme e ndritur në Gjermani. Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune me 2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet. I riu thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i largon të rinjtë nga Shqipëria” (Citohet sipas: ““Patriot jam në gjak edhe në zemër!”. Infermieri i ri që do të largohet nga Shqipëria jep mesazhin e madh”. Faqja e internetit“lajme”. 26 qershor 2019).

Pra, Ramës nuk i mjaftuaka vetëm varfëria ku e ka katandisur shumicën e njerëzve, por kërkon që edhe atyre që kanë mbetur këtu, t’u hakërrohet me “Paketën antishpifje”, për t’i shndërruar në“dele të Krishtit”, siç e ka shndërruar krejt anëtarësinë e partisë socialiste dhe deledeputetët socialistë, me qëllim përjetësimin e pushtetit personal.

Mirë do të ishte që Kryeministri Rama ta kishte parasysh një proverb të anglishtes me përmbajtje tepër domethënëse:

Higher the ape goes, the more he shows his tail- sa më shumë t’i ngjitesh pemës, aq më të holla bëhen degët; sa më përpjetë të kesh shkuar, aq më shumë mbetesh i zbuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat