Raporti tronditës i Leon Trockit rreth masakrave serbe

Opinione

Raporti tronditës i Leon Trockit rreth masakrave serbe

Nga: Sami Arifi Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:14
Sami Arifi

Në një raport të ardhur prej Durrësit, më 8 mars të vitit 1913, mësohet se janë djegur e rrafshuar për tokë fshatrat e mëposhtme: Ses, Larushk, Minikel, Scej dhe Gromen. Në Ses, gra, vajza dhe një sasi fëmijsh, gjithësejtë 80 sosh, janë kyçur ndër shtëpi të cilave iu është futur flaka. Banorët e fshatrave të qarkut Krujë-Kurbin kanë ikur maleve për të shpëtuar kokat, duke e lënë tërë pasurinë që kishin.

Edhe Leon Trocki si bashkëpunëtor dhe i dërguar special i gazetës ruse, “Kievskaja Mils”, në dhjetor të motit 1912, shkruan mbi masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Shkup. Kjo gazetë në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej në Kievë në gjuhën ruse, jashtë, Moskës. Trocki këtë pushtim të shoqëruar me masakra e gjenocid masiv ndaj popullsisë shqiptare, e raporton në hollësi përmes gazetës. Sipas këti raporti dhe kronikanëve të kohës, gjatë kësaj ofenzive ishin masakruar në mënyrë barbare mëse 250.000 shqiptar, duke u djegur për së gjalli; gra shtatëzana, fëmijë e pleqë. Sipas Leon Trockit, i gjithë ky gjenocid dhe këto masakra të papara antishqiptare, ishin kryer me qëllim të ndryshimit të strukturës së popullësisë.

Shtabi Suprem i Armatës Serbe, krahas masakrave mbi shqiptarët, njëkohësisht organizonte skenar me urdhëra urgjente, sipas të cilit para opinionit ndërkombëtar përpiqej të krijonte përshtypjen se gjoja shqiptarët kudo në zonat e okupuara, ishin të interesuar që trojet e tyre t’i bashkëngjiteshin Serbisë e jo të mbështetnin “Shqipërinë Bregdetare”.

Nuk dihet me siguri se sa skenar të tillë qenë organizuar në terren, por dokumentacioni në dispozicion që kemi,  na mundëson t’i përmendim disa sosh: Telegrami i ministrit të Jashtëm të Italisë, A. Di San Guliano, i datës 20 dhjetor 1912, drejtuar ambasadave të Italisë në Beograd, Berlin, Stamboll, Londër, Petersburg dhe Vjenë mes tjerash shkruan: “ Në Tiranë, Kavajë e Shijak, serbët po i detyrojnë shqiptarët myslimanë dhe shqiptarët katolikë të firmosin peticionin në gjuhën serbe, me të cilin gjoja deklarojnë se janë të kënaqur me opinionin serb.

I njejti skenar u përsërit edhe në Rrafshin e Dukagjinit, ku mund të paraqesim disa pjesë të telegramit të dhunshëm dhe të inskenuar ndaj qytetarëve të Prizrenit me rrethinë, drejtuar Konferencës Ambasadorëve në Londër, më 26 dhjetor 1913: “Para jush përfaqësues të Fuqive të Mëdha është zgjidhja e çështjes jetike të egzistencës dhe prosperitetit të fisit tonë në këto anë”. Prandaj më poshtë të nënshkruarit në emër të banorëve të qytetit të Prizrenit dhe regjionit të tij, thuhej: “Ju lusim për përkrahje të mëshirëshme, që me rastin e zgjidhjes së fatit tonë mos t’na bashkëngjitni me Shqipërin Bregdetare, por të na lini në shtetin serb, në qoftëse na dëshironi një rehati kulturore dhe prosperitet ekonomik, ne jemi të origjinës serbe”. Skenarë të tillë përdori edhe Greqia. Me 12 mars 1913 shkruan gazeta italiane nga Trieshta, “ Albanische  Correspondenz”, si vijon më poshtë: “Lajmet që vinë nga Tirana, bëjnë të ditur se serbët nisën edhe një valë të re vrasjesh e masakrash në rrethinat e Tiranës. Banorët e një rrethi të lagjes së Tiranës strehuan një numër vullnetarësh shqiptarë dhe u dhanë për të ngrënë”.

Me të marrë vesh këtë, komandanti i trupave serbe të pushtimit, urdhëroi divizionin e tij që të rrethonin atë lagje. Si përfundim të gjitha shtëpit e saj, përfshirë këtu edhe kullën e Faut Bej Toptanit, u kthyen në grumbuj hiri. Shtatëmbëdhjetë burra u dogjën të gjallë. Tetë burra dhe dy gra u ekzekutuan me plumb.

Ishin bërë të gjitha manovrimet kundër kishës katolike të Janjevës (me katër qind familje, kryesisht të origjinës sllave) me qëllim që besimtarët të detyroheshin me forcë të hiqnin dorë nga feja e tyre.

Në këtë peshkopatë për disa shekuj rrinin tetëqind katolikë, të ashtquajtur “Laramanat”, të cilët gjatë okupimit turk e fshihnin identitetin e tyre fetar. Kur ikën turqit e arritën serbët, disa qindra prej tyre deshën që tanimë të kthehen publikisht si katolikë. Por, pas ardhjes së përfaqësuesve të qeverisë serbe, atyre iu deklarua përfundimisht: “Ose myslimanë, ose ortodoksë, por jo katolikë”! Thuhej ose myslimanë për shkak se këta nuk kishin mbrojtje nga askush. Ndërsa për katolikët, frikoheshin nga Fuqitë e Mëdha. Serbët donin që sa më pak të ketë katolik në zonat e pushtuara prej tyre.

Serbët propagandonin që myslimanët me ortodoksë janë shumë të afërt. Këtë e përdornin si mënyrë për përçarje sipas metodës së njohur serbe “Përçajë e sundo”. 

Pran altarit të Letnicës ndodhej një fshat që quhej Shashare që kishte nëntëqind familje, që të gjithë katolikë. Kur Shasharën e morën serbët, mblodhën të gjithë burrat pa përjashtim, dhe i lidhën.

Më vonë filluan t’u plaqkitnin shtëpitë e t’ua përdhunonin vajzat e gratë në mënyrën më të neveritshme. Edhe në Nashec, tridhjetë burra po rrinin krejt të qetë në punë të vet. U vranë pa asnjë shkak brenda një dite. U vranë për të vetmin “krim” që kishin bërë, e kishin quajtur vehten shqiptarë katolikë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat