Kush janë vëllezërit më të vërtetë të shqiptarëve turqit apo gjermanët?

Opinione

Kush janë vëllezërit më të vërtetë të shqiptarëve turqit apo gjermanët?

Nga: Ejup Berisha Më: 9 korrik 2019 Në ora: 20:39
Ejup Berisha

Kush thotë se ne jemi vëllezër me Turqit kur turqit nuk janë vëllezër vetëm me ne por këta kohëve të fundit janë bërë më tepër vëllezër me Rusinë dhe Serbinë. Cili vëlla është pro ndarjes së teritorit të vëllaut të vet ashtu siç Turqia është pozicionuar pro ndarjes së teritorit të Republikës së Kosovës dhe dhënies së një pjese të tij Serbisë. Nëse Turqia, Serbia dhe Rusia janë në të njëjzën gjatësi valore për qështjen e ndarjes së një pjese të teritorit të Kosovës dhe dhënien e të njëjtit Serbisë atëher Turqia nuk është shtet vëlla i vërtetë dhe i sinçertë i Kosovës por i Serbisë dhe Rusisë.

Vëllau nuk ta mendon të keqen por gjithmonë ta mendon dhe duhet të ta mendojë të mirën. Apo vëllau i vërtetë të mbron dhe ta ruan teritorin e nuk kërkon ndarjen e teritorit të vëllaut siç po vepron Turqia. Këtë të fundit po e bën Gjermania ky shtet vëlla i shqiptarëve ka thënë jo për ndarjen e teritorit të Kosovës prandaj Gjermania në këtë pikvështrim është më shtet vëlla i Kosovës dhe i shqiptarëve sesa Turqia. Refuzimi i fundit i Gjermanisë për idenë e shkëmbimit të teritoreve apo ajo që Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi e ka quajtur korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë e ka pamundësuar ndarjen e Kosovës. Po të mos kishte qenë shteti vëlla Gjermani kundër idesë së Presidentëve Thaqi-Vuqiq këta të dy do tia vënin gërshërët teritorit të shenjtë të Kosovës dhe do ta festonin së bashku ndarjen diku në Sfetozarevë të Serbisë. Prandaj nuk mund ta keshë vëlla dikend që nuk ti ruan interesat vëllezërore por vëlla e ke vetëm atë që të mbron në çdo çast me të vërtetë sikurse të ishte vëlla me ty vëllezërit e vërtetë flasin me një tru e me një gojë .

Këtë gjë po e bën Gjermania dhe unë themë se më vëllezër i kemi gjermanët sesa turqit. Vëllau Turqia për të cilin janë lidhur disa shqiptar dhe atë për interes material më së shumti në rastin më kritik po tregon më shumë respekt për idenë e kahmotshme serbe për ndarjen e teritorit të Republikës së Kosovës sesa për idenë dhe nevojën qensore të kosovarëve për ruajtje të sovranitetit dhe tërësisë teritoriale të Kosovës. Nëse një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve janë vënë në anën e Turqisë në kontestin e saj me kurdët atëher pse Turqia nuk është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës në kontestin e kahmotshëm me Serbinë konform asaj që është deklaruar përher Turqia se shqiptarët i ka vëllezër.

Dhe nëse me të vërtetë është kështu atëher Turqia le ta dëshmojë një gjë të tillë me vepra konkrete e jo vetëmse me fjalë të kota.. Le ta bëj pra ashtu siç e dëshmoi Gjermania vëllezërinë me Kosovën dhe me shqiptarët duke i thënë jo No pasaran apo nuk kalon ideja për shkëmbim teritoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Në jetë për çdo gjë por edhe për deklarimet e vëllezërisë duhesh të jeshë konkret korrelt dhe i sinçertë e jo vetëm të deklarosh diçka. Republikës së Kosovës i duhen vëllezër të tillë si Gjermania që janë të gatshme ta ndihmojnë në raste më kritike e jo ta dëmtojnë vëllaun ashtu siç po vepron Turqia e cila deklarohet se shqiptarët i ka vëllezër që në fakt po del se nuk i ka por po dëshmohet se më vëllezër i ka serbët dhe rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat