Dy fjalë për përmendorën e Enver Malokut në Prishtinë

Opinione

Dy fjalë për përmendorën e Enver Malokut në Prishtinë

Esad Dujaka Nga Esad Dujaka Më 10 korrik 2019 Në ora: 07:43
Përmendorja e Enver Malokut në Prishtinë

Në lagjen Kodra e Diellit, aty afër banesës së tij të improvizuar në një bodrum të një blloku të banesave (!?), më 11 janar 1999 nga forca të errta e me urdhënës deri sot, edhe pas mbi 20 viteve, në pritë u vra gazetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare Enver Maloku. 

Aty pas luftës iu ngrit një përmendore, u bë mirë, kurse për vlerat artistike mund të japin vlerësime profesionistët. 

Por, kam dëgjuar shokë e miq të Enverit që thonë se grafika e shkrimit të emrit është disi që nuk bie në sy, me shkronja që mbi një metër larg vështirë se dallohen, se i mungon edhe fjalia: Drejtor i Qendrës Informative të Kosovës (QIK). 

Pos këtij plotësimi shumë domethënës pse të mos shkruhet edhe fjalia tjetër që e plotëson krejt atë që ngjau në atë buzëmbremje të 11 janarit 1999?

Pra, duhet të plotësohet edhe më fuqishëm me fjalinë:  

U vra më 11 janar 1999.

Kurse sa për ambientin rreth përmendorës as nuk bëhet fjalë se përkujdeset dikush nga mirëmbajtja e Komunës së Prishtinës!

Banorët e kësaj lagjeje thonë se me dhjetëra herë e kanë thirrë Qendrën SOS të Komunës dhe kanë njoftuar se ndriqimi përreth përmendorës nuk punon! Po, kanë marr premtime ndërkaq që ka munguar kujdesi që të ndriqohet kjo përmendore e të rrezatoj edhe natën - mu ashtu siç e ka merituar gazetari dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare - Enver Maloku.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat