Kritikoi Donald Trump-in, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA - Bota Sot
Kritikoi Donald Trump-in, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Opinione

Kritikoi Donald Trump-in, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 10 korrik 2019 Në ora: 16:59
Donald Trump

Po! Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që e kritikojë edhe më rëndë ish Kandidatin, që sot është Presidenti i SHBA- Donald Trump, a do të duhej të dorëhiqej - apo më e pakta të kërkojë të falur publikisht, për atë “gabim” të pafalshëm…..që ka bërë tre vjet më parë.

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, njoftoi të mërkurën dorëheqjen, duke shtuar se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump, njoftoi sot Zëri i Amerikës nga Uashingtoni.

Duke theksuar, se : “Edhe, pse mandati im nuk përfundon deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat aktuale qëndrimi i përgjegjshëm do të ishte lejimi i emërimit të një ambasadori të ri”, tha zoti Darroch në një deklaratë.

Kim Darroch , ka qenë diplomati kryesor i Britanisë në Uashington që prej vitit 2016.
Sipas kabllogrameve të bëra tashmë publike zoti Darroch e karakterizonte Presidentit Trump si një udhëheqës “të ngathët”, “të pasigurtë” e “të paaftë” dhe administratën e tij si “jofunksionale”.

Gjithçka, erdhi menjëher pas publikimi të tyre Presidenti Trump, reagoi me një postim në Twitter duke e quajtur zotin Darroch “shumë budalla” dhe një “një njeri të trashë e pompoz”. Ai shkruante gjithashtu se “nuk do të merrej më” me të.

Kabllogramet e publikuara, u dërgoheshin ministrave të lartë britanikë dhe nëpunësve civilë, por zyrtarët besojnë se personi që ia ka dhënë ato shtypit, është politikan apo zyrtar britanik dhe nuk i takon një qeverie të huaj.

Mirëpo, cila ishte fitorja e Trump dhe qëndrimi i Kryeministrit shqiptar Edi Rama, edhe pse nuk kërkojë falje Rama! publikisht, se kishte bërë një gabim të madh me deklaratat e tij të njëpasnjëshme - tre vjet më parë, është , kjo!

Pikërisht, bëhet fjalë kur në Shqipëri, dhe në pjesën tjetër të botës, ata që ishin kundra kandidaturës së Presidentit Donald Trump, u befasuan, kur mësuan gjatë natës së 6 nëntorit 2016, dhe në mëngjesin e 7 nëntorit, se Donald Trump, do të ishte presidenti i 45-të i SHBA.

Shumë, prej tyre dhe Kryeministri Edi Rama atë natë "makthi" të vërtet për ta, e cila padyshim që do të ishte nata më e gjatë ku ata vetëm “luteshin” e përgjëroheshin, që të mos fitonte Donald Trump ka ikur dhe Donald Trump është në Shtëpinë e Bardhë këto katër vjet dhe nuk i dihet se mund të jet edhe katër të tjera.

Mbasi ata nuk e prisnin fitoren e tij , por dhe shumë prej tyre, ashtu si ishte tre vjet më parë edhe vet Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të cilët e mendonin se ishte e pamundur të fitonte, sidomos përpara një rivale të tij si Hillary Clinton, ku ata kishin "varur" shpresat e tyre - për "miqësi" me Shtëpinë e Bardhë-janë mekur dhe nuk ndihen aspak të « pënduar » - por « mërrerijnë » në heshtje.....!

Megjithatë, kjo ndodhi dhe Trump qysh tre vjet më parë, ka arritur një fitore bindëse dhe të udhëheq Amerikën, me një popullaritet të kënaqëshëm, të paktën deri tani, ku afro 40 përqind e amerikanëve e pëlqejnë atë.

Më 20 janar 2017, Trump, është përururua si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Fitorja e tij u komentua mbas gjithë atyre fjalëve të rënda që hodhi kundra tij kryeministri, edhe Edi Rama, i cili ishte i vetmi nga liderët e shteteve evropiane që publikisht, dhe ishte i vetmi që doli athere të shprehej kundër Trump, dhe pikerisht një muaj më parë, se ai të zgjidhej - madje aqsa nuk i mjaftuan televizionet shqiptare, por ai dolin me deklarat kundra Trumpit, edhe në një nga televizionet më prestigjoz në botë, atë të CNN.

Megjithëse, më pas 7 nëntorit 2016, ai doli me deklaratën e “pendimit” , ku zoti Rama, tha se : "Një mik shumë i dashur i Shqipërisë, Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton, nuk mund të arrinte të bëhej presidenti i parë i grua në historinë e Shteteve të Bashkuara" , deklerata e tij ka lënë jo « shije» të mirë dhe nuk është kaluar ende te shqiptarët patriot e atdhetar të cilët e permendën edhe në një protestë anti Soros, para Shtëpisë së Bardhë - të dielen.

Rama, me ish deklaratën e tij, gjithashtu si "Kofini pas të vjeluarave", tha me “cinizëm” se rivali i Clinton, Donald Trump, u zgjodh presidenti i 45-të i SHBA, "duke bindur njerëzit që të votonin alternativën e tij pas një debati të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara".

Në fund të deklaratës së tij, Z. Rama do të theksonte pas fitores së Trump, se "Shtetet e Bashkuara - do të gjejnë në Shqipëri një aleat shumë të çmuar," megjithëse , një muaj më parë - ishte po ai që kishte deklaruar dhe kishte hedhur poshtë kategorikisht - mundësinë e fitores së Trump.

"Zoti mos e dhashtë që Trumpi, të zgjidhet President, pasi ai do të ishte një President i cili do të dëmtonte shumë Amerikën dhe një Preisdent , që do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Amerikës", ishte kjo ajo që pati thënë publikisht - Rama tre vjet më parë për CNN.

Kreu i qeverisë shqiptare, gjithashtu kishte deklaruar po në atë deklerat se "Nëse Trump, zgjidhej president, atëherë marrëdhëniet diplomatike midis shqiptarëve dhe amerikanëve do të përkeqësoheshin".

 

Çka faktikisht si për inat të Edi Ramës edhe marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë janë me çdo Président nga më të mirat që kan qenë ndonjë her!


"Donald Trump , është një kërcënim për SHBA, dhe, gjithashtu një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane", ka thënë Rama, por ka folur fare kotë...!

Mirëpo, tani që Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch, njoftoi dorëheqjen, duke shtuar se e kishte të pamundur të vazhdonte rolin e tij - pas rrjedhjes së informacionit të kabllogrameve diplomatike, në të cilat ai kritikonte Presidentin amerikan Donald Trump, pyetja është: se "Çfarë duhet të bëjë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama? i cili qe ai që e kritikojë edhe më rëndë ish Kandidatin, për President të SHBA- që sot është Donald Trump!

A do të dorëhiqet, apo do të kërkojë të falur ndonjëher, për atë “gabim” të pafalshëm…..? Edi Rama....!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...