Si ja aktivizoi Republika Serbska fusnotën Kosovës?

Opinione

Si ja aktivizoi Republika Serbska fusnotën Kosovës?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:40
Ismail Muçiqi

-Në Samitin e Liderëve të Ballkanit, të bashkpunimit të Europës jug-lindore që u mbajtë në Sarajev, Republika e Kosovës mbeti jashtë kësaj tryeze, e cila kishte për qëllim bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit jug-lindor, zgjidhjen e problemeve dhe pengesave rajonale si dhe integrimin e këtyre shteteve të Europës në Bashkimin Europian.

Dështimet e njëpasnjëshme të politikës kosovare dhe të diplomacis së jashtme e kanë sjell shtetin e Kosovës në një qorr sokak nga i cili vështirë mund të dilet.

Aktivizimi i fusnotës nga ana e Dodikut përmes sygjerimeve të Serbis, edhe kësaj radhe ja lidhi të dy këmbët Kosovës, duke e vu në pikëpytje shtetësin e saj.

Millorad Dodiku vendosi që në Samitin e Jahorinës, Kosovën ta ftojë përmes fusnotës, duke e arsyetuar se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe se disa vende tjera pjesëmarrse në këtë Samit si janë; Greqia, Rumania, Bosnja dhe Serbia nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet të pavaruar.

Ky vendim solli paknaqësi dhe dilema jo vetëm tek populli i Kosovës por shkaktoj huti edhe tek disa vende të cilat më parë e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Edhe Presidenti i Bullgaris pati telashe me diplomacin serbe, për shkak të një deklarate të ti shumë racionale dhe parimore, në drejtim të përkrahjes së shtetësis së Kosovës.

Shevi dhe diplomacia përfide dhe anti shqiptare serbe, janë në ofanziv përmanente kundër shtetit të Kosovës.

Përpos Presidentit serb Aleksander Vuqiq, i cili vazhdimisht po e manipulon popullin serb në Serbi dhe serbët që jetojn në Kosovë, kryediplomati i ti Ivica Daqiq që një kohë të gjatë është duke lobuar nepër kontinentet e ndryshme të botës kundër Kosovës.

Edhe kësaj radhe faktori shqiptar qoftë në Kosovë gjithashtu edhe në Shqipëri, tregoj mos unitet dhe i zbuloj defektet e mbrendshme të organizimit dhe të përfaqsimit të shqiptarëve karshi shteteve tjera.

Si mund ti thuhet ndryshe këti veprimi skandaloz të politikës shqiptare dhe të diplomacis së saj, kur Kosova e bojkoton samitin e Sarajevës për shkak të fusnotës, ndërsa shteti amë Shqipëria si gjithmonë e përqarë përmes Ilir Metës, përfaqësohet në këtë Samit si i hendikepuar dhe pa asnjë respekt.

Problemet e njëpasnjëshme të skenës politike qoftë në Shqipëri apo në Kosovë, për shkak të luftës për pushtet dhe interesave karieriste nganjëhere edhe patologjike, Shqipërin e kanë lënë të izoluar ende pa hapur kapitullin për integrimin në Bashkimin Europian. Kosova po vuan për shkak të klasës politike të përqarë, të diplomacis së jashtme nën qdo nivel, për shkak të raporteve të tensionuara me Serbin dhe me pjesën Veriore ku jetojn dhe administrojn serbët.

Të gjitha këto dukuri e kanë vu në pikëpytje përspektivën e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Ndersa shqiptaret e Kosovës kanë mbetur të izoluar në geto pa pasur të drejt për lëvizje të lir si i vetmi popull në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat