Bashkimi i diasporës drejt krijimit të Shqipërisë Etnike - Bota Sot
Bashkimi i diasporës drejt krijimit të Shqipërisë Etnike

Opinione

Bashkimi i diasporës drejt krijimit të Shqipërisë Etnike

Nga: Shpend Salihu Më: 10 korrik 2019 Në ora: 19:47
Shpend Salihu

Siç është e ditur bashkimi i diasporës nënkupton bashkimin e Shqipëtarëve, sepse edhe gjatë luftës në Kosovë, bashkimi i Shqipëtarëve rreth UÇK-së solli mëvetësinë e Kosovës. Në perendim Shqipëtarët pas fushatës agresive serbe ndaj Shqipëtarëve të Kosovës arriten të bashkohen, ti lënë ndasitë në baza politike ose fetare krijuan një strukturë uniforme të mobilitetit drejt rekrutimit të personelit të UÇK-së si dhe dhanë financa të mëdha për blerjen e armatimit dhe sjelljen e Shqipëtarëve në Shqipëri e stërvitjen e ushtarëve në perëndim dhe Shqipëri, ata arritën që përmes mjeteve financiare të marrin përkrahje të parezervë ndërkombëtare dhe të përfitojnë simpatinë e qarqeve vendimmarrëse ndërkombëtare. Diaspora e fuqishme Shqiptare arriti që përmes fushatës mediale dhe agjitimit financiar të përfitojë jo vetëm zyrtarë të lartë ndërkombëtarë por edhe përkrahjen e masave popullore kudo që ndodheshin në diasporë.

Kudo që ndodheshin, lobonin, agjitonin, propagandonin për represaliet që pushteti serb i bënte ndaj vëllezërve shqipëtarë të Kosovës. UÇK-ja është krijuar dhe fuqizuar në diasporë, edhe pse liderët e saj ishin heronjtë tonë kombëtar Adem Jashari bashkë me shokë, faktikisht mobilizimin në diasporë dhe financat që diaspora i dha për suportimin e lëvizjeve popullore ndikuan në fillimin e një lufte në fillim guerrile e më pas në mobilizim ushtarak në një luftë asimetrike pasiqë Serbia kishte kapacitet të madh ushtarak por motivi dhe morali u ngrit në UÇK dhe diasporë. Në diasporë shumë atdhetarë tonë arritën që përmes mediave DW, BBC, CNN, etj të dëshmonin dhunën dhe aparteidin serb ndaj popullatës civile të pafajshme në Kosovë, gradualisht u rrit përkrahja e opinionit publik ndërkombëtar e më pas u dhanë edhe mjetet të shumta financiare për përfitimin e përkrahjes së zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Klasa jonë politike duhet të ndaj dy ose tre vende në parlament për përfaqësuesit e diasporës duhet të kemi koncensus politik në Kosovë, jo vetëm për unifikimin territorial të Republikës së Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të shtetit por koncensusi politik në Kosovë do të nënkuptonte njëkohësisht unifikimin e spektrit politik në troje shqipëtare drejt kauzës së realizimit të bashkimit kombëtar. Qarqet ruso, serbe, greke, maqedone etj, kanë tendencë të shkaktojnë përçarje dhe vëllavrasje ndërmjet Shqipëtarëve e mbi të gjitha tendenca e tyre është që të dobësohet roli dhe ndikimi i diasporës Shqipëtare, sepse janë mëse të bindur që shumë intelektualë në diasporë dhe biznesmen të suksesshëm nëse vazhdojnë të jenë unik do të arrijnë të lobojnë edhe më fuqishëm në shtetet ku ata ndodhen drejt realizimit të aspiratave për bashkim kombëtar. Diaspora nuk bën të përqahet gjersa shteti i Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bëjë lehtësira për ta si në aspekt të dokumentacionit që nevojitet në Kosovë dhe Shqipëri ashtu edhe të kemi lehtësira në zhvillimin e biznesit afarist në Kosovë dhe Shqipëri, andaj gjithashtu apelojë tek subjektet politike që diasporën mos ta ndajnë në parti politike por ta lënë si lob në SHBA dhe Europë, sepse nëse diaspora ndahet në baza partiake ndikimi dhe potenca e saj do bie në perëndim.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...