Kur lakmija e mund arsyen

Opinione

Kur lakmija e mund arsyen

Nga: Dibran Demaku Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:10
Dibran Demaku

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe eksponentët e saj e kanë humbur rrugën në oborr-siç thuhet në një urti të popullit tonë!Lakmija e ardhjes në pushtet me çdo kusht sikur ua ka tkurrur mendjen dhe arsyen!Të gjendur nën mjergullën që e kanë krijuar vetë nuk po gjejnë rrugëdalje.Duke kërkuar rrugëdalje nga llumi ku kanë rënë pothuajse çdo ditë nga mendjet e tyre të mykura nxjerrin xhevahire sa të dëmshme për fatet e atdheut dhe kombit,poaq edhe tragji-komike!Dy apo tri ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës(e famëshmja Volltana Ademi),nga ambasadorët e vendeve demokratike perendimore,të akredituar në Tiranë,kërkoi hiç më pak se „Vendosjen e protektiratit ndërkombëtar „ në Qytetin e Shkodrës?!Një thirrje e tillë,në çdo vend të botës do të trajtohej si „tradhti kombëtare“ dhe autori(ja)e asaj thirrjeje do të dërgohej prapa grilave,përveq në Shqipërinë e njëmijë e njëqind qudirave?!

Nëse Partia Demokratike e Shqipërisë në fillimet e saj,luajti rolin historik në përmbysjen e sistemit socialisto-komunist,me veprimet e tyre të fundit krejt anti-kombëtare,rrezikon që të përfundojë në llumin dhe në baltën që e ka krijuar vetë?!

Nuk dihet nëse lideri i saj aktual Lul Basha,apo „Luli i vocërr“ t’a ketë lexuar atë thënien lapidare të të famshmit Albert Einstein, për demokracinë kur thotë:“Denokracia si sistem shoqërir është ngritur mbi bazën ku „Dy budallenj janë më të vlerëshëm se një i menqur?!,që nëse kjo thënie e tij,përkthehet,në aktualitetin e sotëm shqiptar do të thotë se Dy vota,qofshin ato të hedhura edhe nga budallentë,kanë vlerë më të madhe sesa vota e hedhur ose e pahedhur e një të menquri?!Sado që si vetë thënia e të famshmit Einstein,poashtu edhe mendimi ynë,në shikim të parë duket paradoksal,kjo është një e vërtetë që deshëm nuk deshëm duhet t’a pranojmë!Këtë të vërtetë duhet ta pranojë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë,lidershipi i saj si dhe anëtarësia e gjërë?!Kjo, e vërtetë,sado e hidhur për demokrtatët shqiptar,po ndikon tek faktori i jashtëm politik,faktor ky që po shkon në përkrahje të Ramës dhe Partisë socialiste të Shqipërisë,e cila,paradoksalisht,ka narrë të gjitha pushtete politike,kjo edhe me fajin e Partisë Demokratike në veçanti,edhe të krejt opozitës shqiptare,në përgjithësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat