Rreshtimi rreth Leka Zogu II - Bota Sot
Rreshtimi rreth Leka Zogu II

Opinione

Rreshtimi rreth Leka Zogu II

Nga: Shpend Salihu Më: 11 korrik 2019 Në ora: 20:35
Shpend Salihu

Qysh në të kaluarën, në epokën e paraardhësve tonë kishim mbretëri kur popujt Europianë e SHBA nuk ekzistonin fare. Në periudhën e arbëreshëve kishim mbretëri e cila më pas u kurorëzua me ardhjen e të madhit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili e ndali dominimin turk në Shqipëri dhe Ballkan. Para ardhjes së Skënderbeut kishim principatat e Artës, Shkodrës etj.

Duke mos u futur në fakte historike të cilat janë botërisht të njohura, më duhet të theksoj se përçarja dhe vëllavrasja Shqipëtare u propagandua nga të gjithë kolonizatorët që ndodheshin në trojet tona Shqipëtare, përfshirë Romën antike, Bizantin, Greqinë antike, Turqinë, Serbinë si dhe gjatë luftës së dytë botërore periudhën kur ishim nën okupim. Populli jonë i lashtë dhe krenarë është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë kudo që ndodhet në trojet tona etnike në Ballkan. Klasa jonë politike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi e Çamëri është shndërruar jo në servil por në vazal të sherbimeve sekrete të huaja.

Në Kosovë e ashtuquajtura elitë politike ka diskurs të madh në planet dhe projektet politike dhe fragmentarizim të thelluar në kuadër të subjekteve të caktuara politike. Në Maqedoni mosvotimi i profesor doktor Blerim Rekës si dhe ulëset në parlament në zgjedhjet parlamentare, për shkak të diskursit politik dhe përçarjes së thellë politike të spektrit tonë politiknë Maqedoni arritën të marrin shumë më pak ulëse sesa që është përqindja e popullsisë Shqipëtare në Maqedoni. Në Mal të Zi për kundër asaj se nominalisht Shqipëtarët janë populli i tretë më i madh dhe janë shtet formues, përqindja nominale në zgjedhje parlamentare ishte katastrofale për shkak të etjes për pushtet e jo për shkak të zgjidhjes së problemit Shqipëtar në Malin e Zi. Për fat të keq, siq e potencova në shkrimin paraprak, partitë e ndryshme shqipëtare dhe elementet e huaja anti- shqipëtare për ditë e më shumë po mundohen ta përçajnë diasporën Shqipëtare. Sllogani i shërbimeve të huaja anti- shqipëtare përçajë e sundo, shkatërro e ndërto është duke arritë ta thellojë krizën dhe ta rrisë urrejtjen ndër politike në territoret e banuara Shqipëtare në Ballkan.

Mobilizimi i diasporës dhe spektrit politik shqipëtar në trojet tona natyrore në Ballkan si dhe rreshtimi rreth Leka Zogu i II trashëgimtarit të fronit mbretëror, do arrinte të lansonte një platformë gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e problemit Shqipëtar në Ballkan. Përkundër shërbimeve sekrete anti- shqipëtare dhe qarqeve të ndryshme kvazi liberale e kosmopolitike që tentojnë ti abstrahojnë vlerat, zakonet, traditat shqipëtare në emër të globalizmit mos të harrojmë se traditat tona i kultivojnë edhe shumë popuj konservativ në Europë dhe botë.

Kur të vijë të bashkimi i Shqipëtarëve me këto përçarje të spektrit politik, e vetmja figurë që do të simbolizonte unitetin kombëtar është mbreti Leka Zogu i II. Krijimi i një Monarkie Parlamentare me një sistem bikameral të ngjajshëm me të Anglisë, do bashkonte spektrin politik shqipëtar dhe popullin. Do arrinim që me resurset natyrore me të cilat disponojmë në trojet shqipëtare të faktorizohemi dhe të jemi popull dominantë në Ballkan, me një ndikim shumë të madh në Europë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...