Si u rrit kaq shumë ndikimi Ruso-serb në trojet shqiptare?

Opinione

Si u rrit kaq shumë ndikimi Ruso-serb në trojet shqiptare?

Nga: Ejup Berisha Më: 11 korrik 2019 Në ora: 23:19
Ejup Berisha

A mund që shqiptarët ta largojnë ndikimin e pesfishtë ruso-serb jo vetëmse nga politika shqiptare por edhe nga sektorë të tjerë të jetës shoqërore? Kjo pra sot për ne është çështje. E ne të gjorët duke menduar se jemi në zonën e ndikimit amerikan dalngadal e pa e hetuar fare paskemi rrëshqitur në zonën e ndikimit rus. Rusia si duket me ndihmën e miqëve dhe dashamirëve të saj në Shqipëri e Kosovë këmbëkryq na qenka ulur në lokalet politike në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup.

Dhe çfarë është e befasishme dy patrioët të përmasave planetare Edi dhe Hashimi paskan filluar të hanë nga pjata ruse.

Sa qesharak jemi ne si komb neve pra e kemi një difekt antropologjik sepse besojmë shumë në sinçeritetin dhe mirësinë e politikanëve të cilët nuk i meritojnë dhe nuk i kanë. Kjo i bie sikurse kur u beson Luanit,Tigrit dhe Ujkut kur janë shumë të uritur dhe shkon e futesh në Kafaz in e tyre vullnetarsisht. Ta dini se do të jeni të zhdukur apo do të bëheni meny speciale e tyre për drekë sa hap e mbyll sytë. Sa interesant ne qenkemi bërë meny shumë e lehtë ushqimore e servuar në pjatat ruso-serbe. Servuesit tanë në këto meny mos u befasoni janë liderët kryesor politik Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama-ovski dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaç-ovski.

I pari pretendent për tu bërë udhëheqës kombëtar qëndror i të gjithë shqiptarëve dhe i dyti ka pretendime që të bëhet lider i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës edhe pse këtij të fundit Thaçit i janë akoma të gjalla ambicjet që të bëhet edhe ky lider i gjithë shqiptarëve.

Edi Rama-ovski aq lider dhe patriot i madh po na del saqë ky gjat një takimi ndërkombëtar të mbajtur gjat kësaj jave në Poznan të Polonisë e paska mbrojtur shumë Republikën e Kosovës por a e kaloi ky pragun e Shqipërisë menjëher vrapon në tregun e madh politik rus dhe serb që të shes truall të Kosovës. Sa leht e ka ky që të shesë truall të vëllezërve sepse nuk i ka djegur kurrizi për ta fituar atë truall.

Edhe Hashim Thaç-ovski në Kosovë bëhet patriot shumë i madh por edhe ky pra ngjashëm po e braktisi kufirin e saj atëher edhe ky e ndrron profesionin nga politikan shëndrrohet në stërshitës trualli duke vënë në ankand tokat e vëllezërve të tij shqiptar dhe atë për çmim më të lirë se kot. Në Ballkan janë aktuale disa lojëra të dy humoristëve rus të cilët po u lajmërohen liderëve politik të shtetve Balllkanike me telefon dhe po i maashtrojnë të njëjtët se janë personalitetete të mëdha dhe të rëndësishme ndërkombëtare. Këta deri tani i kanë futur në kurth dy personalitete politike të Ballkanit dhe atë Kryeministrin e Kosovës dhe të Maqedonisë.

Vetëm Presidentin Thaçi nuk paskan mundur këta humorist rus ta mashtrojnë. Athua vallë a e dini pse këta nuk kanë mundur ta mashtrojnë Thaqin. Apo nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur ta ngacmojnë ata Thaçin. Ajt patriotë e trima me bateri apo me akumulues rryme. O Edi dhe ti o Hashim kujdes se po i falët të gjitha tokat shqiptare më pas ne shqiptarët e këtyre trojeve do të duhet të ecim nëpër qiell sepse ju truallin tonë pa asnjë hamendje po ua falni rusëve dhe serbëve si peshqesh për rikthimin e Bashkim Vëllezërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat