Zgjohu popull, as Rama, as Luli e as Hashimi me klanet e tyre nuk ditën me mbajtë shtet

Opinione

Zgjohu popull, as Rama, as Luli e as Hashimi me klanet e tyre nuk ditën me mbajtë shtet

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 14 korrik 2019 Në ora: 07:10
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Memoria më shkoi në diten, kur para dyzet viteve, u largova nga Kosova, nga vendlindja. Shko kah të shkojsh, vendlindja nuk hiqet nga mendja. Lene më se gjuhen time personale, thuaja kurrnjëherë nuk e ka karakterizuar poezia, por me kalimin e kohes, kam frikë se dobësohet edhe ajo gjuha e rendomtë, gjuha profesionale apo ajo gjuha që dikur e quanim gjuha e unjisuar. Prandaj, kam frigë edhe kur, kohë-paskohe shkruaj ndonjë artikull.

Falë mjeteve të informimit, përpiqëm më e përcjellë situaten në të dyja shtetet dhe atë gjithkombëtare. Ndaj, mendoj edhe se, a mund të ndodhë që, bartësit e politikave shtetërore, ndonjëherë t’a vejnë gishtin në kokë dhe të mendojnë për diapazonin e njohurive personale dhe ndërgjegjën për shtetin dhe mbi shtetin, për kombin, për popullin e shkret, në shërbim /formalishtë/ të te cilit janë, ta shiqojnë veprimtarin e vet politike dhe, nëse nuk kanë mundësi që të mësojnë nga gabimet e tjerve, të mësohen nga lëshimet dhe gabimet e përditëshme personale dhe kolektive. Po më duket se as mendja nuk iu shkon, ose si thot fjala e moqme ua ka pi sorra met, nëse fare kanë pasë.

Në se deri dje ishim në duart e tjerve ose nën diktaturë, pse sot nuk bëhemi krijuas të fatit tone, të shteteve dhe kombit bujar. Kam bindjen se shtresat politike, me klanet e tyre, sjellen në rrethe të mbyllura andaj edhe kërcënon rreziku i prodhimit të efekteve negative. Mjerisht, nga dita në ditë shofim vetëm dhe vetëm gjëra negative.

Historija e shtetit dhe drejtes e shtron edhe pyetjen se në bazë të cilit factor është lidhja më e forte në mes njerzve, qytetarve, duke pretenduar në përkatësin racore, shtetërore dhe atë kombëtare. Pa kurrëfar dyshimi, historija e akcepton se lidhëshmerija më e ngushtë, më e forte në mes qytetarve është ajo në bazë të përkatsis kombëtare.

Më ka ngelë në memorie një moment që nga vitet e fillimit të shtatëdhjetave. Në Gjykatën e qarkut në Prizren, pinim kafe me disa gjyqtarë. Papritmas, hyri tani i ndjeri Bujar Spahiu. Bujari ishte Zëvëndësprokuror i qarkut dhe përgaditej për magjistrim, në shkencat penale, pran Univerzitetit të Zagrebit. Bujari ishte edhe temperament dhe na u drejtu: mos e quani vedin shqipëtar pa e lexuar Lahuten e malcisë. Ishte koha moniste dhe përveç shum tjerash, edhe Lahuta e malesise ishte e ndaluar. Megjithatë, ndalimi i përjashtonte disa institucione shkencore dhe tjera. Spjegonte Bujari se librin e kishte gjetë në Ipeshkvi në Ferizaj. Më është desht të shkoj dy ditë, ta lexoi dhe të nxjerri shenime që më duheshin për temen e magjistrimit, nga se nuk ishte e lejuar që libri të qitet jashtë Ipeshkvis. E përseritke vazhdimisht mos i thoni vedit shqipëtar pa e lexuar atë liber.

Fishta, Naimi, Noli, Konica dhe shum e shum tjer lan pas vedit gjurma të pashlyeshme. E patem dhe mburrëmi me Skenderbeun, me Adem Jasharin e unë mburrëm edhe me Ibrahim Rugoven, të cilin edhe personalisht e kam njoftë dhe ia kam njoftë ndërgjegjen etj. etj. E patem edhe një kulturë dhe traditë kombëtare vërtetë bujare, të cilen e karakterizonin besa, sinçeriteti, rrespektimi i njëri tjetrit.

Po sot?!

Heret, gjate të nëntëdhjetave, këtu në SHBA, më erdhen në shtëpi figura të shquara kombëtare dhe të shkences – Anton Çeta, Ramiz Kelmendi, Mark Krasniqi, Nekibe Kelmendi… Më befasoi Nekibja. Antoni tha se Nekibja insistoi që të vjen, tha se disa vite vetëm një mur na I ndante zyret me Luzin. Gjatë bisedes, ua shtrova një pyetje për Shqipërinë – a ka mbet gjë në atë Shqipëri apo jan çorodit krejtë?

Tani, shpesh mendoj, deri dje e patem një ndërsa sot i kemi dy shtete shqiptare dhe një numër shqipëtarësh jasht shteteve. Pyetëm, a jemi shqipëtar apo jemi çoroditë totalisht?! Mjerisht, po më duket se populli shqipëtar ka ra në nivelin më të ulët të cultures dhe moralit kombëtar dhe se kërcnon rreziku se nëse nuk tejkalohet kjo gjendje do të ndodh fundosja totale.

Nuk po dua të besoj se disa lider jan tradhëtar por…..

Sëpari mbajë bindjen se, liderët dhe klanet e tyre, janë në gjendje edhe me pushkë t’i mprojnë pozicionet.

Deri sa Shqipërija është shtet i pakontestuar ndërsa Kosova, unë them është shtet i deklaruar por akoma i pa formuar, tëgjitha rrjedhat në sipërfaqe, mjerisht, bëjn me kuptuar se Shqipërija nuk është në binar të zhvillimit dhe forcimit të shtetit dhe as Kosova nuk është në binar të rrumbullaksimit të procesit të shtetformimit. Shtresat politike, zakonisht janë alergjike ndaj kritikave dhe sugjerimeve, por shtresat politike të dyja shteteve, me kokëfortësi shkojn në ekstrem. Është munges e cultures, e dijurisë, pretendimi se vetëm mendimi i im është i drejtë. Përveç përpjekjeve për argumentimin e mendimit personal, është urti që, në mënyrë objective të vlersohet edhe mendimi ndryshe, mendimi i tjetrit. Kjo nuk ndodhë në shtetet shqipëtare.

Realizimi i objektivave shtetërore dhe kombëtare nuk ndodhë nga fjalët e mëdha por nga veprimet e mëdha, të pjekura, të profesionnalizuara. Prandaj, perspektiven nuk e hapin zotimet boshe, parullat dhe intereset partijake apo klanore por angazhimet dhe sakrificat subjective në drejtim të hapjes së rrugës dhe forcimit të shtetit i cili i përket popullit.

Falë këtyre dhe dobësive tjera, mund të konkludohet se politika kombëtare është apsolutikisht e pa unifikuar dhe pa perspective ndërsa diplomacija e paemancipuar ndërsa në aspektin professional është autodidakte. Edhe një here, në fillim të tetëdhjetave, në Zagreb, e takova tani të ndjerin Josip Gjergja, shqiptar nga Zara. Josipi kishte qenë ambasadori I pare I ish Jugosllavis në Tiranë. Përveç tjerash, në bisedë më thonte: në takimet zyrtare, ndonse e dija gjuhen shqipe, bisedat bëheshin përmes interpretuesit nga shqipja në sërbokroatishte. E bëja këtë nga se, edhepse e kuptoja pyetjen, deri sa mirrte kohë interpretuesi unë përfitoja në kohë me menduar për përgjegje. Isha duke folur në emër të Shtetit dhe duhej me ditë se çka po flasë.

Ja vetëm disa momente të naivitetit dhe simptomatike

Përmes medijave e përcjella takimin në Gjermani. Ishte takim I ftuar në nivelin më të lartë dhe nga një shtet tejet autoritativ. Megjithatë liderët Kosovar, para takimit, vraponin në ambasadën amerikane dhe gjetiu. A unk është ofendim i Gjermanisë?!. Kryetari i Kosoves shkon në shqipëri por nikoqir e ka kryeministrin Ramen, ndërkaç Kryeministri Haradinaj shkon në Shqipri por si mysafir i Kryetarit Meta. Hec dreç e bjeri n’fije. Ngjarjet e tilla vetëm sa i konfirmojne akuzat kundër Hashimit dhe Edvinit.

Nuk mirrem me politikë por vazhdimisht kam qenë afër politikes. Qysh në fillim, këtu në SHBA, shoqërohesha me kongresmenin Chris Shays, e kontaktoja senatorin Liberman. Edhe tani shoqërohem me Senatorin Chris Murphy dhe kongresisten Hayes. Me vemendje e përcjelli edhe Unionin European. Jam shume i sigurtë se që të dy këta factor e vërejn burokratizimin dhe kryeneqsin e shtresave politike të dyja shteteve, nivelin shum të ulët të legjislacionit dhe shkallën e lartë të korrupcionit dhe krimit të organizuar. Këta janë faktorët kryesor të cilët e pengojn prosperitetin e shteteve e sidomos në rrugën e integrimeve. Kam harru kur ndodhi pranimi i fundit i Kosoves nga donjë shtet. Tëgjith e kuptojme se një numër i shteteve radhitet në krahun e Serbise, Rusisë apo Kines por, mendoj se shum shtete nuk e kanë pranuar akoma Kosoven janë ato të cilat e përcjellin diplomacin kosovare dhe procesin e shtetformimit ndaj edhe akoma mendojn se ky shtet nuk premton mjaft.

Një fjalë e vjetër thote se kur të thojn dy vetë se je i dehur, mbahu për gardhi. Po më duket se vërtetë jeni të dehur, në se jo nga alkoholi atëhere nga korrupcioni, nga intereset individuale dhe klanore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat